}

NewsArticle

12/10/2020

AKSP nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës (ABEK)

Vushtrri, 9 tetor 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës (ABEK). Marrëveshjet të cilat u nënshkruan sot në hapësirat e AKSP-së në Vushtrri nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  nga Drejtori i BKK-së Fazli Gajraku dhe Koordinatorja e ABEK-ut Bukurije Halitit kanë për qëllim bashkëpunimin në mes të këtyre institucioneve për të përkrahur dhe realizuar interesat e përbashkëta në fushëveprimtarit përkatëse dhe për të thelluar marrëdhëniet nëpërmjet tyre në funksion të zhvillimit ndër-institucional.
 
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të AKSP-së dhe BKK-së, ndër të tjerash bashkëpunimi do të fokusohet në mbështetjen dhe përkrahjen reciproke në kuadër të: forcimit të marrëdhënieve institucionale, shfrytëzimit të resurseve të institucioneve me interes të përbashkët, hulumtimit/kërkimit, bashkëpunimit në organizimin e konferencave, seminareve, ekspozitave, panaireve, promovimeve të botimeve të rëndësishme të autorëve, përfshirjes në projekte të mundshme të përbashkëta, zbatimit të shërbimeve të specializuara për të drejtën e autorit, qasjes dhe ofrimit të shërbimeve të referencave për studentët, stafin akademik dhe stafin profesional të Akademisë, duke përfshirë këtu informacionin për koleksionet Bibliotekës (qasje në mbi 700 mijë tituj), mbi katalogun elektronik dhe manual, mënyrat e hulumtimit, etj.
 
Përderisa në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të AKSP-së dhe ABEK-ut, qëllimi i kësaj marrëveshje është anëtarësimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës dhe shfrytëzimi i burimeve dhe materialeve elektronike të nevojshme për nevojat e Akademisë. Anëtarësimi i AKSP-së në ABEK ofron mundësinë e shfrytëzimit të burimeve elektronike të cilat sigurohen nga ABEK përmes EIFL (“Electronic Information for Libraries”, apo në përkthim “Informatat Elektronike për Bibliotekat”).
 
Gjatë diskutimeve të përbashkëta në takim, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtyre marrëveshjeve të arritura, shtoi po ashtu se për studentët, stafin akademik dhe profesional të AKSP-së tashmë po iu mundësohet dhe ofrohet një gamë e madhe e mundësive për të pasur qasje në shërbimet që i ofrojnë BKK dhe ABEK e që do të jen një mbështetje e madhe në ngritjen dhe zgjerimin e njohurive dhe kapaciteteve intelektuale të tyre. Ndërsa, ndër të tjerash, në diskutimin e përbashkët u theksua po ashtu se marrëveshjet e tilla janë më se të nevojshme, me ç’rast me rastin e konkretizimit të këtyre marrëveshjeve ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë dhe përkrahim njëra tjetrën dhe të i zgjerojmë kapacitetet tona institucionale dhe intelektuale (akademike dhe shkencore).
 
Në kuadër të agjendës u zhvillua një vizitë në hapësirat e Akademisë, ku delegacioni i BKK-së dhe ABEK-ut patën rastin të vizitojnë kampusin e Akademisë, u njoftuan më për së afërmi me punën, stafin dhe të arriturat e Akademisë si dhe vizioni për të ardhmen e saj.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë
Akademia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë

Vushtrri, 01 tetor 2020 – Në vazhdën e bashkëpunimeve më institucionet vendore dhe ndërkombëtare, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, sot  nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Marrëveshja e cila u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Blerim Olluri, ka për qëllim  bashkëpunimin në mes të dy institucioneve për të përkrahur  dhe realizuar interesat e përbashkëta në fushën e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe  Kryeshefi Ekzekutiv i Forenzikës Blerim Olluri gjatë nënshkrimit vlerësuan se kjo marrëveshje  do të ndikojë pozitivisht  në rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit përmes secilës do të lehtësohen procedurat e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit në përfshirjen në projekte të mundshme të përbashkëta, etj.

Po ashtu në kuadër të agjendës u zhvillua një vizitë në hapësirat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ku delegacioni i AKSP-së u njoftua më për së afërmi me punën, stafin dhe të arriturat e Forenzikës. Kryeshefi Ekzekutiv  Blerim Olluri bëri  një prezantim rreth funksionimit të agjencisë ku vuri në pah  qëllimin e  tyre drejt ngritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm, sigurimit të cilësisë dhe arritjeve të standardeve më të larta ndërkombëtare përmes proceseve periodike të akreditimeve në kuadër të fushë veprimtarisë së forenzikës.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, vlerësoi lartë punën e agjencisë dhe shprehi mirënjohje për punën shkencore dhe të arriturat e AKF-së si institucion kredibil dhe i barasvlershëm me institucionet tjera ndërkombëtare në fushën e forenzikës.   Smakiqi e theksoi rëndësinë shumë të madhe që kanë njohjet respektivisht akreditimet e vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare institucionale dhe të proceseve të punës e të dyja institucioneve të cilat kanë arritur standardet më të larta ndërkombëtare në kuadër të fushë veprimtarive respektive.
 

Lexo më shumë
 Rrahim Rexha, emërohet  Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Rrahim Rexha, emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 02 dhjetor 2020- Rrahim Rexha, Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme  emërohet  Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 10, paragrafi 2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin  dhe Funksionimin e  Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

Rrahim Rexha, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, obligohet ti kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësit sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës