}

NewsArticle

04/08/2020

Thirrje për aplikim

Vushtrri, 04 gusht 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  më 25 nëntor 2020 organizon konferencën e III-të shkencore ndërkombëtare me titull “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID-19”.

 

Konferenca synon të bashkojë studiuesit e fushave të sigurisë publike me qëllim të prezantimit të modeleve të institucioneve të sigurisë publike, arsimore dhe trajnuese të vendeve të tyre, përvojat, sfidat e kaluara dhe aktuale në rrethana të pandemisë globale COVID-19.

 

Prandaj ftohen të marrin pjesë akademikët, studentët, hulumtuesit dhe profesionistët e tjerë që të prezantojnë pikëpamjet e tyre. Konferenca do të mbahet online në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me përkthim simultan në gjuhët e lartërcekura. 

 

Datat e rëndësishme dhe modeli i pjesëmarrjes në konferencë

 

Ju njoftojmë se punimet dhe prezantimet nuk duhet të kenë qenë të botuara apo prezantuara më parë gjetiu. 

 

Datat e rëndësishme për konferencë janë si në vijim: 

- Dorëzimi i abstrakteve deri më 28 gusht 2020 

- Njoftimi i pranimit më 10 shtator 2020 

- Dorëzimi i punimeve deri më 20 tetor 2020 

- Njoftimi i pranimit të punimit të dërguar së bashku me programin e plotë të konferencës më 5 nëntor 2020 

- Data e mbajtjes së konferencës më 25 nëntor 2020


Për më tepër informata klikoni këtu: NJOFTIM 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Bordit të AKSP-së
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Bordit të AKSP-së


Vushtrri, 27 korrik 2020  – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot Bordi mbajti takimin e 33- të radhës, ku u diskutua lidhur me mënyrën dhe procesin e pranimit të studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi për vitin e ri akademikë 2020/2021.


Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi  njëherit edhe kryesuesi i bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Rashit Qalaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm  të Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson, zyrtari i lartë nga kjo organizatë Bylent Ribari si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

 

Me kërkesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, për ndarjen e kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2020-2021 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi, Bordi i AKSP-së morri vendim për ndarjen edhe të 8 vendeve për student nga kjo agjenci. Tani numri i përgjithshëm i studentëve të cilët do të pranohen në Akademi do të jetë 65.

 

Në pikën e dytë të rendit të ditës u diskutua për  mënyrën dhe procesin e pranimit të studentëve në FSP/AKSP. Në takimin e fundit të Bordit të AKSP, anëtarët e Bordit kërkuan shqyrtimin e mundësisë të ndryshimit të procedurës për pranimin e studentëve në FSP. Kërkesa e drejtueseve të Agjencive të Sigurisë Publike për ndryshimit të procedurës për pranimin e studentëve në FSP ka të bëjë me planifikimet dhe objektivat strategjike të ngritjes së kapaciteteve të Agjencive të Sigurisë Publike, përmes regjistrimit të studentëve në FSP.


Drejtori i AKSP-së Ismail Smakiqi tha se Akademia edhe më herët ka shpreh gatishmëri për pranimin e studentëve në përputhje me nevojat, gjegjësisht planifikimeve të ngritjes të kapaciteteve të agjencive. Drejtori Smakiqi po ashtu njoftoi Bordin për fillimin e punës të grupit punues për rishikimin e standardeve të profesionit për Agjencitë e Sigurisë Publike gjegjësisht procesin e ri akreditimit të Akademisë dhe validimit të programeve profesionale, nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.



 

Lexo më shumë
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP, Ismail Smakiqi, ka pranuar një letër nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Jorgan K. Andrews
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP, Ismail Smakiqi, ka pranuar një letër nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Jorgan K. Andrews

Vushtrri, 6 gusht 2020 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, ka pranuar një letër nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Jorgan K. Andrews.


Duke shprehur kënaqësinë për vizitën që pati në AKSP më 24 janar 2020 dhe duke e falënderuar drejtorin Smakiqi për mikpritje, Andrews shpreh kënaqësinë e tij për zhvillimin e trajnimit profesional të kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilin pati rastin që ta vëzhgojë nga afër personalisht gjatë vizitës së tij në Akademi. 


“Duartrokas përpjekjet tuaja dhe pranoj sa shumë AKSP-ja kontribuon drejtpërdrejt në pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës” u shpreh ai. 

Për më tepër, Andrews rikonfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në veçanti për AKSP-në dhe në përgjithësi për institucionet e Republikës së Kosovës:


 “Zyra e Departamentit të Shtetit e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, duke dashur që të identifikojë ku INL mund të ofrojë më së miri burimet e SHBA-ve për të përkrahur institucionet e Kosovës”.


Në fund të letrës së tij drejtuar drejtorit Smakiqi, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Andrews, shpreh gatishmërinë për përkrahje jo vetëm të AKSP-së, por në përgjithësi të institucioneve tona. Me këtë rast, ai shprehet: 


“Mezi pres që të shqyrtoj mundësitë shtesë ku INL mund të ndihmojë me përpjekjet tuaja, duke qenë se ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të avancuar interesat tonë të përbashkët strategjikë në Kosovë”. 


Përveç bashkëpunimit dhe përkrahjes në aspekte tjera të fushave të përbashkëta të interesit, Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, më 16 qershor 2017 i ka dhuruar AKSP-së pajisjen e sofistikuar të sistemit të simulimit të trajnimit me armë zjarri (FATS),  në vlerën prej 148,652$.

 

Për më tepër, ICITAP nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe drejtëpërdrejt Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, kanë përkrahur vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer AKSP-në, në mënyrë që të realizojë sa më lehtë dhe në mënyrë më profesionale mandatin e saj për trajnimin dhe arsimimin e zbatuesve të ligjit në tërë vendin. 

 

Për më tepër informata klikoni KËTU 


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës