}

NewsArticle

07/07/2020

Rifilloj trajnimi profesional "Polic i Ri” mësimi vijon online

Vushtrri, 06 korrik 2020 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike rifilloj vazhdimi i trajnimit profesional \"Polic i ri\", mësimi vijon online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi


Ashtu siç është i njoftuar opinioni, trajnimi profesional “Polic i Ri” i gjeneratës së 55-të në AKSP ka filluar më 11.11.2019, kurse është ndërprerë më datën 12.03.2020, në javën e 18 të trajnimit, me  Vendimin nr.01/07 te datës 11.03.2020 të Qeverisë të Republikës së Kosovës.


Në analogji me institucionet tjera arsimore në Republikën e Kosovës, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike kanë vazhduar të zhvillojnë mësimin nga distanca. Vazhdimi i procesit arsimor në Fakultetin e Sigurisë Publike, për 215 studentë të rregullt të këtij fakulteti, do të jetë i njëjti me vazhdimin e procesit arsimor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Tani për tani do të vazhdohet me mësim nga distanca.


Çështja e vazhdimit të trajnimit profesional “Polic i Ri” i gjeneratës së 55-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, në rrethanat e pandemisë, ka qen preokupimi kryesor i AKSP-së dhe PK-së.


“Gjithnjë në përputhje me rrethanat e zhvillimit të pandemisë, me shpresën e mundësisë së rikthimit gjegjësisht vazhdimit të trajnimit në Akademi, personeli udhëheqës i Akademisë dhe kolegët e Drejtorisë së Trajnimeve të Policisë së Kosovës kemi trajtuar disa opsione për vazhdimin e programit profesional të ndërprerë”, tha drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi.


Në përputhje me manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19, qershor 2020, të Ministrisë së Shëndetësisë gjegjësisht Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili obligon institucionet të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë manual dhe i cili rrjedhimisht pamundëson rikthimin e nxënëseve dhe studentëve në vazhdimin e procesit edukativo-arsimor në objektet shkollore dhe me qëllim të vazhdimit të trajnimit profesional të kadetëve të gjeneratës së 55-së të Policisë së Kosovës, Akademia e Kosovë për Siguri Publike dhe Policia e Kosovës janë pajtuar për: Realizimin e trajnimit profesional \"Polic i ri\" online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi.


Drejtori Smakiqi tha se trajnimi realizohet bazuar në dokumentin “Plani për realizimin e trajnimit profesional \"Polic i ri\" online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi” i cili është përgatitur nga Akademia dhe Drejtoria e Trajnimeve të Policisë së Kosovës. 


“Një punë e shkëlqyeshme është bërë nga Divizioni i Teknologjisë Informative të AKSP-së, e cila ka aktivizuar sistemit MOODLE, i cili përdoret në pjesën dërmuese të institucioneve të ngjashme ndërkombëtare për mësim online, duka përfshirë trajnimin e instruktorëve për përdorimin e sistemit MOODLE.  Sot, më datën 06.07.2020, pas testimit një orësh, ka filluar të zhvillohet trajnimi online, me ç ‘rast instruktorët nga klasat e tyre mbajnë leksionet (pjesën teorike)”, u shpreh Smakiqi.


Akademia dhe Drejtoria e Trajnimeve të Policisë së Kosovës janë duke punuar për krijimin e kushteve për vazhdimin e pjesës praktike në Akademi në grupe më të vogla të kadetëve, gjithnjë në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore.



 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Bordi i Akademisë mbajti takimin e tij të radhës
Bordi i Akademisë mbajti takimin e tij të radhës



Vushtrri, 29 qershor 2020 – Vazhdimi i trajnimit profesional \"Polic i ri\" online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi, do të filloi ditën e hënë, me datën 06.07.2020,  kështu u morë vendim në mbledhjen e Bordit që u mbajt sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 



Në këtë takim  morën pjesë anëtarët e Bordit të AKSP-së, gjegjësisht udhëheqësit e Agjencive të Sigurisë Publike;  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi – Kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Ud/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Ibrahim Xhaka, Ud/ i Kryeshefit Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Exhevit Zuka, Drejtori i Drejtorisë të Administratës në Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri.

Në takim morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi, Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson, zyrtarja e lartë nga kjo organizatë Shpresa Muharremi si dhe Drejtorët e Departamenteve të AKSP-së dhe ASP-ve.


Pas aprovimit të rendit të ditës dhe procesverbaleve të takimit të 30-të të  Bordit të AKSP-së,  Drejtori i Përgjithshme i Akademisë  Ismail Smakiqi i njoftoi anëtaret e  Bordit  për aktivitetet dhe veprimet e ndërmarra të AKSP-së gjatë periudhës së pandemisë (covid 19).

Drejtori Smakiqi tha se prezantimi i raportit përmbledhës të aktiviteteve dhe veprimeve të ndërmarra të AKSP-së gjatë periudhës së pandemisë (covid 19), Udhëheqja e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike e ka bërë për disa arsye:

“Për raportim, njoftim dhe informim institucioneve përgjegjëse, hisedarëve dhe partnerëve të AKSP-së, Krijimin e një dosje të veçantë për rrethana të veçanta dhe të rralla, siç është pandemia (pandemia është dukuri globale e cila sipas njohurive është shfaqur një here në shekull; në vitet 1720,1820,1920 dhe tani në vitin 2020) si dhe për ofrimin si dëshmi të aktiviteteve dhe veprimeve të ndërmarra të AKSP-së gjatë periudhës së pandemisë, institucioneve vlerësuese  të cilat akreditojnë Akademinë; Agjencia e Akreditimit e Kosovës, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (IADLEST)”, tha Smakiqi.


Kliko këtu për të gjetur: RAPORT I AKTIVITETEVE DHE VEPRIMEVE TË NDËRMARRA TË AKSP-së GJATË PERIUDHËS SË PANDEMISë (COVID 19)


Në vazhdim Bordi aprovoi “Planin vjetor të punës së Bordit për vitin 2020”. Siç dihet, gjatë vitit 2020 Akademia dhe Agjencitë e Sigurisë Publike do të përgatiten për ri akreditimin vendor nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ri-akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST (SHBA) i cili do të ndodhë në vitin 2021.

Për këtë qëllim në plan të punës të Bordit të AKSP-së, ndër të tjera u përfshinë edhe këto aktivitete: Mbështetja e Bordit të AKSP-së në implementimin e rekomandimeve të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe IADSLES-it, Rishikimi i standardeve të profesionit për Agjencitë e Sigurisë Publike me qëllim të ri-validimit (duke përfshirë themelimin e grupit punues për rishikimin e standardeve të profesionit për Agjencitë e Sigurisë Publike), Rishikimi i kurikulave të trajnimeve profesionale për Agjencitë e Sigurisë Publike me qëllim të ri-validimit dhe ri-akreditimit.

Në këtë takim u diskutua edhe orientimet strategjike të agjencive të sigurisë publike për nevojat e tyre në ngritjen profesionale të zyrtarëve të saj përmes arsimit të lartë, gjegjësisht procesi i ardhshëm i ri akreditimit të Programit Studimor Bachelor Siguria Publike.


Në vazhdim Drejtori Smakiqi njoftoi Bordin e AKSP-së, me aktivitetet të ndërmarra nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, lidhur me vazhdimin e realizimit të trajnimit profesional \"Polic i ri\" online përmes platformës së mësimit në distancë. E-trajnimi, do të filloi ditën e Hënë, me datën 06.07.2020.

“Vazhdimi i trajnimit është fryt i bashkëpunimit të ngushtë të përgjegjëseve të trajnimeve të Policisë së Kosovës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike si dhe Divizionit të Teknologjisë Informative e cila ka aktivizuar sistemit gjegjësisht platformën MOODLE, i cili përdoret në pjesën dërmuese të institucioneve të ngjashme ndërkombëtare për mësim online”, tha drejtori Smakiqi


Bordi në fund të takimit aprovoi kuotat për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2020-2021 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.



 

Lexo më shumë
Ministri i MPB-së Agim Veliu vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Ministri i MPB-së Agim Veliu vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 16 korrik 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi priti sot në takim ministrinë e Punëve të Brendshme Agim Veliun ku teme diskutimi ishte fillimi i trajnimit bazik i kadetëve të gjeneratës së 55 të Policisë së Kosovës. Ministri Veliu gjatë kësaj vizite u njoftua më zhvillimet e fundit si dhe me proceset nëpër të cilat po kalon Akademia. 


Ministri Veliu ishte i shoqëruar nga Bajram Gecaj shef i kabinetit dhe këshilltarë të tij, ndërsa në takim të pranishëm ishin edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe udhëheqësit e lartë të Akademisë Rrahim Rexha, Kastriot Jashari, Shpend Shabani dhe Avni Istrefi.


Në fillim të takimit drejtori Smakiqi e njoftoi ministrin Veliu me aktivitetet dhe veprimet e ndërmarra të AKSP gjatë periudhës së pandemisë COVID 19. 

Lidhur me këto aktivitete dhe veprime të ndërmarra drejtori Smakiqi tha se \"përveç punëve të përditshme dhe rutinore, Akademia ka hartuar  ‘Planin e vijimësisë së qeverisjes për AKSP’ si dhe  ‘Protokolli për implementimin e rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHP-së në vendin e punës’.  I gjithë personeli ka marrë pjesë në ligjëratën (prezantimin) ‘Vetëdijesimi i zyrtarëve lidhur me sëmundjen COVID-19, masat mbrojtëse dhe higjienën’ të cilën e ka bërë mjeku i Akademisë”.


Kurse lidhur me aktivitetet e Akademisë nga fushë veprimtaria e saj, drejtoi Smakiqi njoftoi ministrin me mësimet të cilat po i zhvillojnë studentët e FSP si dhe kadetët e gjeneratës së 55 të Policisë së Kosovës. “Pas ndërprerjes të procesit arsimor në AKSP, mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike kanë vazhduar të zhvillojnë mësimin me studentë nga distanca, kurse më datën 06.07.2020 filloj trajnimit profesional 'Polic i ri', mësimi vijon online përmes platformës së mësimit në distance E-trajnimi”, tha Smakiqi.


Drejtori Smakiqi po ashtu bëri një prezantim të Akademisë; misionin, të arriturat dhe sfidat e Akademisë. Duke folur për të arriturat e Akademisë drejtori Smakiqi ne theks të veçantë foli për krijimin e programit studimor Bachelor Siguria Publike, Akreditimin e këtij programi studimor dhe akreditimin institucional të Akademisë nga Agjencia e Kosovës së Akreditimit; Themelimin e  Fakultetit të Sigurisë Publike; Krijimin e Programeve Profesionale për gjashtë Agjenci të Sigurisë Publike. Po ashtu drejtori Smakiqi foli edhe për akreditimin e Akademisë dhe validimin e programeve profesionale nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve si dhe Akreditimin Ndërkombëtarë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (IADLEST). 


Gjithashtu drejtori Smakiqi e njoftoi ministrin Veliu për procesin e ri akreditimit për vitin 2021 të gjitha këtyre programeve dhe ri akreditimin institucional të Akademisë. Në ndërkohë drejtori Smakiqi kërkoi përkrahjen e  ministrit  në procesin e ri akreditimit, gjegjësisht plotësimin e kushteve të kërkuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me qëllim të ri akreditimit.


Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu pasi dëgjoi këto prezantime  e inkurajoj drejtorin për punën e bërë.   “Unë jam këtu sot me bashkëpunëtoret e mi që t’ju siguroi se vëmendja ime si ministër i Punëve të Brendshme është dhe do të jetë kah Akademia, në mënyrë që të arriturat e deritashme të Akademisë, që janë të shumta, t’i  ruajmë prej çdo ndikimi, çfarëdo qoftë ai dhe të kujdesemi që bashkërisht ta ruajmë dhe ta ngrisim një institucion i cili tashmë ka bë emër jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare”, tha ministri Veliu. 


Duke shprehur kënaqësinë për partneritetin e Akademisë në rrafshin ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen e Akademisë në rrjete të asociacioneve ndërkombëtare ministri Veliu tha “unë dua të falënderoi edhe partnerët tanë ndërkombëtar që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngritjen e Akademisë, sikurse janë OSBE-ja, ICITAP-i, të cilët vazhdimisht në takimet që i kam me ta, e kanë një kujdese të jashtëzakonshme, një vëmendje të veçantë për Akademinë”


Duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritje ai tha “unë edhe këtu iu premtoi edhe një herë që do ta kem vëmendjen e veçantë për Akademinë, do ta keni mbështetjen time të pakursyer edhe në ngritjen e Akademisë edhe në nevojat që Akademia i ka, sepse është e natyrshme që Akademia ka nevoja edhe kërkesa që shteti duhet të i përmbushë”.


Gjatë vizitës që mistri Veliu i bëri kampusit të AKSP-së, ai pa nga afër ushtrimet e kadetëve në qendren e simulimeve me armë zjarri si dhe mori pjesë në zhvillimin e një ore mësimi online me kadetët e gjeneratës së 55 të Policisë së Kosovës. Me këtë rast ministri iu drejtua kadetëve duke i motivuar që të kryejnë me sukses trajnimin e tyre dhe të i bashkëngjiten kolegëve të tyre në punët e përditshme të Policisë së Kosovës.


 


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës