}

NewsArticle

25/02/2009

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota

Vushtrri, 25 shkurt 2009- Të mërkurën  Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e  vizitoi ministri Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.

Gjatë  kësaj vizite, ministri  Mujota  u njoftua për së afërmi  me përgatitjet që po marrin pjesëtarët e  FSK-së.Ministri Mujota tha se deri në shtator  do të mbyllen trajnimet  për FSK-në, atëher  do  të kemi kapacitetet e para  fillestare . ‘Do të tejkalohen të gjitha  sfidat që na  dalin përpara, krijimi i FSK-së është në të mirë dhe në interes të paqes  dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës’, theksoi ministri i Forcës së  Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim , në Vushtrri e vizitoi gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim , në Vushtrri e vizitoi gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah

Vushtrri, 24 shkurt 2009- Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e  vizitoi, gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah, i shoqëruar nga dy këshilltarë  të  tij.

Pasi u uroj mirëseardhje, u.d.drejtorit të Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Lulzim Fushtica i njoftoi mysafirët lidhur me themelimin e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, aktivitetet e  Qendrës,  por edhe për punët dhe aktivitetet që e presin Qendrën në të ardhmën. U.d. drejtorit të  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Fushtica falenderoi gjeneralin Philipe Brah, për ndihmën  e vazhdueshme  të KFOR-it Francez, në  trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë  dhe  avancimin e  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah, falenderoi u.d. të drejtorit të Qendrës  së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z. Lulzim Fushtica  për pritjen  duke shtuar se “dyert tona janë gjithmonë të hapura për bashkëpunim me ju”.

Pas këtij takimi kryesia  e  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e shoqëroi delegacionin  e KFOR-it Francez  duke  vizituar  ambientet  përbrenda  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për  t`u njohur më për së afërmi  me  aktivitetet, punët dhe të  arriturat  e kësaj qendreje.
 

Lexo më shumë
OSBE-ja dhuron donacion për agjencionet e sigurisë publike
OSBE-ja dhuron donacion për agjencionet e sigurisë publike

Vushtrri, 09 Mars 2009  

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhuroi donacion për Qendrën e Kosovës për  Siguri Publike dhe agjencionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ky donacion përmbante çantat e kuqe për ndihmë të parë në zonat urbane, dhe çantat ngjyrë hiri që shërbejnë për ndihmë të parë në zonat rurale.

Disa nga këto çanta do të shfrytëzohen për trajnim në QKSPEZH,  ndërsa të tjerat do të shfrytëzohen nga Qendra e Trajnimit të DME-së, Shërbimi Zjarrfikës i Shpëtimit dhe Policia e Kosovës.

Ceremonia e dhënies së donacionit u mbajt sot, duke filluar nga ora 11:00, në bazën e Departamentit për Menaxhim të Emergjencave (DME), në fshatin Studime (afër Vushtrrisë).

Të pranishëm në ceremoni ishin: Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer, Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Jashari, Drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, drejtori i Departamentit për Siguri pranë OSBE-së, Carsten Tweinmayer si dhe përfaqësus të tjerë të agjencioneve të sigurisë publike.

Ambasadori Almhofer falenderoi agjencionet e sigurisë për gadishmërinë që kanë treguar në bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai tha se “përmes trajnimeve dhe punës së përbashkët, realizohet përpjekja jonë që të gjithë së bashku të përmirësojmë kushtet  e jetesës në Kosovë”.

“Ky nuk është fundi i donacioneve nga OSBE-ja dhe mbështetja jonë nuk do të mungojë as në të ardhmen”, tha ambasadori Almhofer.

Ndërkaq, sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Jashari, në emër të ministrit të MPB-së, Zenun Pajaziti, falenderoi OSBE-në për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Hapat që kanë arritur institucionet vendore, do të ishin të pamundur pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe ndihma e tyre edhe më tutje është e mirëseardhur”, tha z. Jashari.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, falenderoi OSBE-në për mbështetje dhe ngritje të integritetit të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të rendit dhe sigurisë.

“Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera, duke dhuruar donacione të shumta në pajisje, ndërtimin e poligoneve si dhe angazhimi për ngritjen profesionale të sektorit të sigurisë në përgjithësi”, tha z. Ahemti.

Pas pranimit të donacionit, u bë demonstrimi praktik i një ushtrimi me skenar të një aksidenti mes dy veturave ku kishte persona të lënduar, që dëshmon bashkëpunimin e Shërbimit Zjarrfikës, Shërbimit të Ambulancës dhe Policisë së Kosovës.

Sipas shefit të Sektorit për Zhvillim të Sigurisë Publike (Departamenti për Siguri dhe Çështje të Sigurisë, OSBE), Heinz Schneider, ky demonstrim paraqiste filozofinë e trajnimeve që zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike dhe falenderoi u.d./drejtorin e QKSPEZH-së,Lulzim Fushtica, për implementimin e vazhdueshëm të kësaj filozofie.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës