}

NewsArticle

06/06/2019

Ambasadori Kosnett vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 06 qershor 2019 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett,  sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe nga stafi i Akademisë.

Ambasadori Kosnett i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Alison Kosnett u njoftuan për  proceset nëpër të cilat është duke kaluar Akademia.

Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi i falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për përkrahjen e vazhdueshme që kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë ndaj Akademisë,  për mes organizimit të trajnimeve dhe dhurimit të donacioneve të shumta.


Ndërkohë  drejtori Smakiqi  e njoftoi ambasadorin Kosnett për trajnimet që ofron Akademia për gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë.

“Ndihem i nderuar që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett na vizitoi, ndërkohë që e njoftoi ambasadorin se gjatë këtyre viteve Akademia është përkrahur me këshilltarë të lartë, zyrtarë të ICITAP-it, ekspertë të fushave të sigurisë publike  në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit”, u shpreh Smakiqi.

Ambasadori u njoftua për donacionet që SHBA ka dhuruar Akademisë siç janë Qyteza Simuluese, Pajisjet e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS), tabelat e mençura si dhe përkrahjen e Akademisë dhe agjencive të sigurisë publike në ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve të ndryshme. 

Smakiqi tha se  ICITAP realizon trajnime të specializuara dhe të avancuara për agjencitë e sigurisë publike.
 
“Njëri nga trajnimet më të njohura është ‘Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore’ i cili është duke u zhvilluar aktualisht në Akademi, në të cilin janë duke marrë pjesë zyrtarë të lartë policorë nga Policia e Kosovës, zyrtarë udhëheqës nga agjencitë e sigurisë publike”, u shpreh Smakiqi.

Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite ambasadori Kosnett u njoftua edhe për proceset nëpër të cila po kalon Akademi e në theks të veçantë për akreditimin ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion nga qyteti i Norwalk të Iowa -së vizitoi Akademinë
Një delegacion nga qyteti i Norwalk të Iowa -së vizitoi Akademinë

Vushtrri, 08 maj 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti në takim një delegacioni nga qyteti i Norwalk të Iowa së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga shefi i policisë së Norwalk Greg Staples, Jaki Lingingston anëtare e Këshillit të Qytetit Norwalk dhe Ryan Coburn shefi i zjarrfikëseve. Po ashtu delegacioni u shoqërua edhe nga nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë Besim Muzaqi. 


 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai i informoi delegacionin me zhvillimet e përgjithshme të  Akademisë.  


Smakiqi tha se Akademia  ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së saj, Akademia sot  vazhdon  bashkëpunimin në  fusha të ndryshme, në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Akademi.

 

Më tej gjatë këtij takimi Drejtori  Smakiqi e informoi delegacionin me zhvillimet e fundit në Akademi  si dhe për akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST) etj.


 Drejtori Smakiqi  e njoftoi delegacionin edhe për projektet e financuara nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë siç janë donacionet e shumta, organizimi i trajnimeve etj.


Smakiqi e falënderoi SHBA-në për përkrahjen që po i jep Akademisë në realizimin e misionit të saj, ndërkohë që u shpreh i gatshëm që  bashkëpunim me qytetin e Norwalkut të Iowa- së të vazhdoj më tutje.


Ndërsa delegacioni i qytetit  të Norwalkut të Iowa-së  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),  u interesuan rreth procesit të trajnimeve qe mbahen në Akademi, nderkohë që u shprehen të hapur për bashkëpunim me Akademinë në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit. 

 

Gjatë kësaj vizite delegacioni i dhuroi drejtorit Smakiqi një çek më vlerë 1200 dollar për ta pajisur sallën e fitnesit më mjete sportive. 


 

Lexo më shumë
Studentet e Universitetit Utah Valley vizituan Akademinë
Studentet e Universitetit Utah Valley vizituan Akademinë

Vushtrri 11 qershor 2019 -   Një delegacion i Universitetit  “Utah Valley”,  nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  sot qëndruan për vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u prit nga  drejtori i Departamentit të Financave  dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi  si dhe stafi tjetër akademik.


Drejtori  Rexha fillimisht ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit, ndërkohë që i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Gjatë këtij takimi  Rexha foli për trajnimet që mbahen në akademi  ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia , projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. Po ashtu delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë.

Ndërsa, Profesor  John Fisher në Universitetin Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili  po qëndron në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e projekteve të saj. Fischer gjatë qëndrimit të tij në Akademi ka vlerësuar lartë punën që bëhet këtu.
Ficher ka  folur edhe për bashkëpunimin me stafin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së, shkëmbimin e përvojave etj. 

Profesor Ficher u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Akademinë edhe në të ardhmen.

Delegacionin e studenteve nga  Universiteti i Utah Valley nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përshëndeti edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi.  Edhe Dekani Gashi shprehu gatishmërinë  e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushën arsimit për siguri publike.
Ndërsa delegacioni u ndan të kënaqur me vizitën në Akademi , ku interesimi i tyre ishte lidhur me trajnimet dhe zhvillimet tjera në Akademi.
 
Në fund delegacioni  të shoqëruar nga menaxhmenti i  lartë i Akademisë vizituan instruktoren  në Akademi dhe u informuan me punën praktike që zhvillojnë pjesëtarët e sigurisë publike.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës