}

NewsArticle

30/04/2019

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt ceremonia e përfundimit të pjesës teorike të programit profesional për 16 kadetët e Inspektoratit Policor të Kosovës

Vushtrri, 30 prill 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot gjashtëmbëdhjetë kadetët përfunduan pjesës teorike të programit profesional për Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës. 


Në këtë ceremoninë morën pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme  Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,  Kryeshefja  Ekzekutive  e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Kimberly Riffle, Menaxhere e Programit të ICITAP –it në Kosovë si dhe Shpresa Muharremi përfaqësues e OSBE-së në Akademi.


Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa tha se ndjen kënaqësinë që merr pjesë në këtë ceremoni të diplomimit inspektorëve të ri të Kosovës.  Ai  përgëzoi  për punën që po bën Akademia e Kosovës për Siguri Publike në sferën e trajnimeve dhe përgatitjes  së lartë profesionale jo vetëm për inspektorët e rinj por edhe për policët e rinj. 


“Jam këtu për t’iu thënë se vullneti im dhe ndihma ime si ministër nuk do të mungojë asnjëherë sidomos kur kemi të bëjmë me një institucion të rëndësisë së veçantë për Republikën e Kosovës siç është Inspektorati Policor i Kosovës. Në këtë rast mbikëqyrja dhe kontrolli policor nga njerëz kompetent, të pajisur me dije adekuate profesionale dhe më avancime shkencore ndikon në tërësi në kontrollin dhe balancën mes pushteteve gjegjësisht mes shumë institucioneve shtetërore”, tha Mustafa. 


Gjithashtu me këtë rast  ai përgëzoi edhe stafin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe specialistët nga vendi dhe nga organizatat perëndimore që po kontribuojnë çdo ditë e më shumë që të arrihen  standardet evropiane në fushën e sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit. 

“Ashtu siç keni qenë të suksesshëm në pjesën teorike në fund uroj që t’ia dilni me rezultate pozitive edhe në pjesën praktike gjatë punës në terren”, përfundoi fjalën e tij ministri Mustafa.


Kurse, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi vlerësoi se kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Akademinë dhe vendin në përgjithësi. 


“Kjo ceremoni renditet në ngjarjen e radhës e cila shënon historinë e Akademisë dhe të Sigurisë Publike në Kosovë në përgjithësi, për arsye se 16 kadetët e Inspektoratit Policor të Kosovës, të parët kanë filluar të ndjekin një program profesional të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, të parët po përfundojnë pjesën teorike të këtij programit dhe të parët do të certifikohen në profesionin e tyre me një program të akredituar”,  u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia ka bërë  dhe është duke bërë punë mjaftë të madhe  për trajnimin e pjesëtarëve të fushës së sigurisë.


“Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe shumë punë që nga dita e fillimit të krijimit të programeve profesionale, validimin e këtyre programeve dhe akreditimin e Akademisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Në muajin prill të vitit 2018, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akredituar Akademinë dhe ka validuar programet profesionale; ‘Polic i Ri’, ‘Inspektor i IPK’, ‘Zyrtar Doganor’, ‘Zyrtar Korrektues dhe Zyrtar Sporovues’, kurse nga muaji prill i këtij viti është validuar edhe programi profesional Zjarrfikës”, tha Smakiqi.


Më këtë rast drejtori Smakiqi foli edhe për trajnimet tjera që janë duke u mbajtur aktualisht në Akademi si  trajnimi bazik i kadetëve të Policisë së Kosovës, kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, trajnimi “Shkolla për stafin policor dhe komandues”, etj. 

 

“Aktualisht në Akademi trajnohen ose ndjekin mësime më shumë se 800 kadet,  pjesëmarrës në trajnime ose student”, tha Smakiqi.


“Një veçori e këtij trajnimi është se Akademia dhe Inspektorati Policor i Kosovës përmes këtij programi kanë jetësuar praktikisht misionin e Akademisë, të përcaktuar me Ligjin e AKSP-së, i cili përcakton Akademinë institucion përgjegjës për zhvillimin e trajnimeve dhe jo vetëm”, u shpreh Smakiqi .


Drejtori Smakiqi i ka uruar kadetët për të arriturat e tyre gjatë trajnimit dhe suksese në punë. 


Ndërkaq Kryeshefja Ekekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi tha se ky moment është shumë i rëndësishëm pasi që trajnimi dhe certifikimi i tyre kadetëve bëhet në bazë të programeve të validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. 


“Rruga për të arritur deri  në këtë moment ka qenë e vështirë dhe plotë sfida. Duke shpresuar se keni arritur të absorboni tërë potencialin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit ligjor, vlerësojmë së sfidat e ardhshme në karrierën tuaj do t’i tejkaloni me një përkushtim dhe profesionalizëm, në arritjen më sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj. Qytetarët e Republikës së Kosovës presin që me punën tonë të kontribuojmë në drejtim të sigurimit të një policie të përgjegjshme, demokratike dhe profesionale, që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut. Ju duhet të jeni shembull i sjelljes, disiplinës dhe përkushtimit, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve, jo vetëm këtu, jo vetëm në punë, por kudo që jeni dhe gjatë gjithë kohës”, tha Kelmendi duke vlerësuar se Inspektoratit Policor i Kosovës do të pasurohet edhe me tutje më përkushtimin dhe profesionalizmin e inspektorëve të rinj.  


Ndërsa  Kimberly  Riffle menaxhere e programit të ICITAP-it  tha se duhet te merrni punën  seriozisht, t’i shërbeni vendit  me nder dhe ti kryeni  detyrat  me integritet të  lartë dhe të përmirësoni punën në shtetin tuaj. 

“Kemi nderin të ndajmë sukseset tuaja sot nesër dhe në të ardhmen  me ju,  profesioni juaj është më rëndësi të lartë që të siguroni se zbatimi i ligjit duhet të bëhet me standarde të larta”, përfundoi  Kimberly.


Në emër të gjeneratës të kadetëve të Inspektoratit Policor të Kosovës, të pranishmit i përshëndeti kadeti Hazer Mallaku. Mallaku falënderoi të gjitha institucionet të cilat kanë kontribuar për përfundimin me suksese të pjesës teorike të programit profesional për inspektor të Inspektoratit Policor të Kosovës; Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, instruktorët e IPK-së, ekspertët e angazhuar nga agjencitë e ndryshme si dhe ekspertët nga OSBE, Agjencia Kundër Korrupsionit, Prokuroria e Shtetit, Gjykata Themelore e Prishtinës.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë Publike të Shqipërisë
Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë Publike të Shqipërisë


Vushtrri, 25  prill 2019
–  Sot u nënshkrua  vazhdimi i  Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe  Akademisë për Siguri Publike të Shqipërisë (ASPSH). Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në ambientin e AKSP-së nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASPSH-së Bilbil Mema. 

Gjatë nënshkrimit u tha se qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok  në mes të dy institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.

Për nderë të delegacionin nga Shqipërisë fillimisht u organizua parada e mëngjesit së gjeneratës së 54 të kadetëve të Policisë së Kosovës. Delegacioni ishte i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë Publike Bilbil Mema i shoqëruar  nga Gentian Shehaj, Drejtor i Drejtorisë së Planizimit dhe Kontrollit, Ilirjan Mandro Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit dhe Ahmet Matoshi  Shef i Burimeve Njerëzore.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi falënderoi Shqipërinë dhe drejtorin Mema për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim.

Smakiqi duke folur rreth bashkëpunimit që ka AKSP  më Akademitë e shumta në rajon, Evropë dhe më gjerë tha se Akademia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të ngushtë  duke shkëmbyer përvoja të shumta në fushën e sigurisë publike.

Drejtori Smakiqi duke folur para kadetëve tha se Akademia gjatë vitit që e lamë pas ka shënuar suksese të mëdha.

“Viti 2018 për Akademinë e Kosovë për Siguri Publike ishte vit i shkëlqyeshëm, pas një procesi të gjatë të vlerësimeve nga ekipet e ekspertëve të agjencive kombëtare dhe ndërkombëtare, Akademia e Kosovës fitoi akreditimin kombëtare, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe Akreditim Ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit ‘IADlEST’  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Smakiqi duke e njoftuar delegacionin se programi studimor bachellor i sigurisë publike është akredituar në vitin 2014 dhe u ri akreditua në vitin 2017 nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës.
“Në prill të vitit të kaluar Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve ka akredituar Akademinë dhe  ka validuar programet profesionale, polici i ri, inspektor i IPK-së,  zyrtar doganor, zyrtar korrektues dhe zyrtar sprovues”, tha Smakiqi i cili foli edhe për akreditimin ndërkombëtar të Akademisë nga IADLEST-i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa duke folur për trajnimet e shumta që po mbahen në Akademi Smakiqi njoftoi delegacionin në fjalë se në Akademi aktualisht janë duke vijuar trajnimin bazik 418 kadetë të Policisë së Kosovës, 120 kadetë të Shërbimit Korrektues si dhe 16 kadetë të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Bilbil Mema përgëzoj drejtorin Smakiqi për punën rreth zhvillimit të Akademisë.

Mema duke folur për bashkëpunimin që kanë të dyja vendet tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka shënuar ndryshime të mëdha pozitive.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi është një frytë i rezultateve të mira për të dy institucionet.

“Bashkëpunimi ka qenë në nivel të larta, do të propozoja që në kuadër të këtij bashkëpunimi të kemi bashkëpunimin në nivelin e kursantëve, kadetëve, studentëve drejtpërdrejtë, pasi që duhet  të njihemi sa më afër më kërkesa,  nevojat të mënyrës se si qasen studimet tek ju dhe tek ne. Kjo është e mirë që të bëhet përmes një program ndoshta dhjetë ditë dhe programi të mos jetë spontanë, por të jetë si një matricë bashkëpunimi, pasi që ne duhet ta bëjmë motiv studimi”,  u shpreh Mema duke thënë se  bashkëpunimi duhet të jetë shumë i hapur që ta ndihmojmë njëri tjetëri edhe në pamjen e qasjeve të ndryshme, qasjes akademike që bënë Akademia e Kosovës për Siguri Publike. Drejtori Mema u shpreh i gatshëm edhe për bashkëpunimi në shkëmbimin e përvojave mes pedagogëve të të dy akademive.
   
Drejtori Mema vlerësoj lartë të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. “Më vjen mirë që ju keni bërë ndryshime pozitive dhe ne jemi të gatshëm që të vijmë këtu dhe të mësojmë nga ju sepse ka shumë gjëra që keni ma pozitive se sa ne”, tha Mema. Ndryshe Mema u shpreh i gatshëm për bashkëpunimin me AKSP-në.

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Siguri Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  Bejtush Gashi vlerësoj lartë nënshkrimin e marrëveshjes mes AKSP-së dhe ASPSH-së. Ai falënderoi delegacionin në fjalë për bashkëpunim e ndërsjellët në shkëmbimin e përvojave mes studentëve dhe pedagogëve të të dy institucioneve.

Ndërkaq përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në AKSP Agron Rrukiqi  falënderoi Shqipërinë për përkrahje, ndërsa vlerësoj se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimin mes dy institucioneve është shumë i rëndësishëm për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.


Ndryshe në marrëveshje thuhet se institucionet deklarojnë përkrahjen e tyre për përftime të përbashkëta dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në rritjen e ligjeve kulturore , arsimore hulumtuese dhe zhvillimin  ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë; Zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në tri nivele – arsimin profesional, arsimin e vazhdueshëm profesional dhe arsimin e lartë; Lidhjen e hulumtimit siç është shkëmbimi  e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit  hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e policimit, sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit; Shkëmbimi dhe vizitat e personave për këshilla dhe bashkërendim të standardeve, kurseve dhe zhvillim të kurrikulës dhe çështje të tjera arsimore dhe pedagogjike. Përkrahjen e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për personelin akademik, profesional dhe administrativ.

Këmbimin e programeve të trajnimeve dhe programeve studimore në fushën e  sigurisë publike;  Bashkëpunimi në zhvillimin e didaktikës dhe metodologjisë pedagogjike në fushat ekzistuese dhe të reja të sigurisë së brendshme në të gjithë nivelet e arsimit; Bashkëpunimi dhe këshillimi në zbatimin e platformave të reja elektronike për të përkrahur proceset e mësimit dhe trajnimit, duke përfshirë zgjedhjet e mësimit elektronik dhe teknologjitë inovative të të mësuarit.

Këshillimi, përkrahja dhe trajnimi në arsimin e vazhdueshëm profesional brenda  fushës së sigurisë së brendshme,  përfshirë përgatitjen e instruktorëve dhe materialeve të trajnimit, bashkëpunimit rreth hulumtimit dhe zhvillimit, shkëmbimi akademik ndërmjet dy institucioneve do të inkurajohet brenda kornizës së marrëveshjes së përgjithshme dhe do të përdoret për hulumtim të mëtejmë dhe zhvillim të trajnimeve dhe studimeve në fushat e definuara të interesit të përbashkët etj.

 

Lexo më shumë
Një delegacion nga qyteti i Norwalk të Iowa -së vizitoi Akademinë
Një delegacion nga qyteti i Norwalk të Iowa -së vizitoi Akademinë

Vushtrri, 08 maj 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti në takim një delegacioni nga qyteti i Norwalk të Iowa së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga shefi i policisë së Norwalk Greg Staples, Jaki Lingingston anëtare e Këshillit të Qytetit Norwalk dhe Ryan Coburn shefi i zjarrfikëseve. Po ashtu delegacioni u shoqërua edhe nga nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë Besim Muzaqi. 


 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai i informoi delegacionin me zhvillimet e përgjithshme të  Akademisë.  


Smakiqi tha se Akademia  ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së saj, Akademia sot  vazhdon  bashkëpunimin në  fusha të ndryshme, në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Akademi.

 

Më tej gjatë këtij takimi Drejtori  Smakiqi e informoi delegacionin me zhvillimet e fundit në Akademi  si dhe për akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST) etj.


 Drejtori Smakiqi  e njoftoi delegacionin edhe për projektet e financuara nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë siç janë donacionet e shumta, organizimi i trajnimeve etj.


Smakiqi e falënderoi SHBA-në për përkrahjen që po i jep Akademisë në realizimin e misionit të saj, ndërkohë që u shpreh i gatshëm që  bashkëpunim me qytetin e Norwalkut të Iowa- së të vazhdoj më tutje.


Ndërsa delegacioni i qytetit  të Norwalkut të Iowa-së  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),  u interesuan rreth procesit të trajnimeve qe mbahen në Akademi, nderkohë që u shprehen të hapur për bashkëpunim me Akademinë në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit. 

 

Gjatë kësaj vizite delegacioni i dhuroi drejtorit Smakiqi një çek më vlerë 1200 dollar për ta pajisur sallën e fitnesit më mjete sportive. 


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës