Vushtrri, 22 janar 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt seminari përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”, qëllimi i të cilit ishte fuqizimi i arsimit në fushën e sigurisë publike.
Drejtori i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi tha se sot nuk po përmbyllet projektit, por po përmbyllet një epokë e krijimit të Akademisë e cila është akredituar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare dhe e cila është e aftë të përmbush misionin e saj të aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me aprovimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
“Duke përmbyll projektin e dytë të bnjakëzimit, Akademia hap një epokë të re. Akademia po hap epokën e vizionit të ri, e cila ndërlidhet me periudhën e ardhshme strategjike të Akademisë per vitin 2019 – 2022”, u shpreh Smakiqi duke thënë se rasti i zhvillimit të Akademisë është historia e formimit, plotësimit të kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimeve të Agjencive të Sigurisë Publike të cilat merren me zbatimin e ligjit në Kosovë.
“Përmes projektit të parë të binjakëzimit Akademia dhe agjencitë kanë krijuar programin studimor katër vjeçar bachelor në fushën e sigurisë publike, i cili është akredituar nga Agjencia e Kosovës se Akreditimit në vitin 2014, kurse në vitin 2017 ky program është ri akredituar deri në vitin 2022 dhe Akademia ka fituar akreditim institucional për pesë vite, kurse projekti i dytë të cilin po e përmbyllim i cili po ashtu ishte projekt i Bashkimit Evropian nga IPA 2014 - Programi vjetor për Kosovën, Instrumenti për Ndihmë Para-anëtarësisë 2014-2020 i zbatuar po ashtu nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia”, tha Smakiqi.
Ai vlerësoi së viti 2018 për Akademinë ishte vit i shkëlqyeshëm ku fitoi akreditim kombëtar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe akreditim ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke falënderuar të gjitha ata akterët që punuan dhe kontribuan në realizimin e projektit të binjakëzimit, gjithashtu edhe partnerët ndërkombëtarë OSBE dhe ICITAP-i drejtori Smakiqi shpalosi vizionin e ardhshëm të Strategjisë Zhvillimore të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për periudhën 2019 – 2022.
Smakiqi tha se në vitin 2022 Akademia do të jetë faktor kyçë në krijimin e sigurisë në Republikën e Kosovës duke ofruar nivel të lartë të kompetencave për autoritetet e zbatimit të ligjit për të ju përgjigjur sfidave të ndryshueshme. Ndërsa siç tha drejtori Smakiqi në vitin 2022 Akademia do të jetë Qendra e Ekselencës për Siguri Publike në Kosovë.
“Përveç tjerash vende të rëndësishëm do të zënë objektivat strategjike, krijimi i një programi studimor të Master dhe funksionalizimi i Institutit për Hulumtimit në funksion të trajnimit dhe arsimit”, u shpreh Smakiqi.
Drejtori Smakiqi falënderoi 27 zyrtar dhe eksperti nga Agjencitë e Sigurisë Publike, 26 ekspert nga Finlanda dhe Estonia si dhe 43 drejtues, zyrtar të lart dhe zyrtar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, të cilëve iu nda mirënjohje nga Akademia për punën dhe përkushtimin e tyre.
Po ashtu drejtori Smakiqi tha se gjatë zhvillimeve të projekteve të binjakëzimit të këtyre viteve si dhe punës në përgjithësi në Akademi, personeli i Akademisë ka mësuar shumë.
“Ne besojmë që kemi krijuar dhe kultivojmë kulturën tonë, kulturën e Akademisë, e cila përveç se bazohet në kodet e etikës dhe obligimet e sjelljes brenda kornizave ligjore, personeli i Akademisë çdo ditë punon në përmisimin e vetës së saj duke analizuar vendimet e marra, veprimet bazuar në këto vendime dhe asnjëherë pa qenë rob i frikës për gabimet e mundshme gjatë punës tonë”, tha Smakiqi
Ndërsa Krista Haak udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se e ardhmja e edukimit në fushën e sigurisë publike është në duart e Akademisë. Haak tha se projekti i binjakëzimit ka qenë edukimi i së ardhmes.
“Ne të gjithë e dimë se edukimi i mirë ofron të ardhme me të mirë për individë dhe për komunitet dhe kjo ka ndodhur si rezultat i projektit të binjakëzimit në periudhën e shtatë viteve të kaluara”, u shpreh Haak duke thënë se projekti i fundit ka pasur qëllim për të përforcuar ligjin duke ofruar kualitet të lartë të edukimit për siguri publike, hulumtim dhe zhvillim në Kosovë. Haak tha se kualiteti i të gjitha korrikulave të sigurisë publike është arritur më një gjerësi të kërkuar nga aprovimi kombëtarë dhe ndërkombëtarë në të dy fushat në atë të programeve dhe atë institucionale.
“Vizioni i Akademisë i krijuar në vitin 2014 në projektin e parë thotë se në vitin 2020 Akademia do të jetë e njohur nga bashkëpunëtorët kombëtare dhe ndërkombëtarë si një institucion i vijës së parë për të gjitha nivelet e edukimit në fushën e sigurisë publike. Në 2019 kjo vetë së ka filluar, jam e sigurt se rezultatet e projektit të dytë do ta mbështesin Akademinë për të arritur qëllimin ambicioz që në 2020 Akademi të jetë si qendër ekselencës së edukimit në fushën e sigurisë publike në Kosovë”, tha Haak duke thënë se suksesi ishte i mundshme vetëm përmes një bashkëpunimi siç ishte bashkëpunimi mes Akademisë, agjencioneve dhe projektit.
Kurse zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj fillimisht në emër të Qeverisë së Kosovës e përgëzoj Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqin për punën e madhe që e ka bërë. Hoxhaj vlerësoj lartë edhe realizimin e projektit të binjakëzimit.
“Ky projekt është njëri ndër projektet me të mëdha të Akademisë i mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë”, u shpreh Hoxhaj. Ai vlerësoi se Institucionet e Sigurisë; si Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, FSK-ja e Ushtria janë institucionet më të suksesshme që ka pasur Kosova në këto njëzetë vitet e fundit.
“Kjo arritje qoftë në ngritjen profesionale, qoftë në zhvillimin profesional, në zhvillimin e kapaciteteve, në themelimin e institucioneve nuk do të ishite e mundur pa mbështetjen e mirëfilltë të shumë partnerëve ndërkombëtarë në këto 20 vitet e fundit. Unë jam këto që të ofroj mbështetje të pa rezervë të qeverisë për të forcuar edhe më tutje kapacitetet në fushën e trajnimeve, arsimit të lartë në zbatimin e politikave dhe në zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë publike, ju jeni krenaria jonë dhe ju ftojë që të vazhdoni më këtë punë që e keni bërë deri me tani”, u shpreh Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se çdo gjë është e barabartë më sigurinë, politika e jashtme, ekonomia, zhvillimi arsimi dhe mirëqenia e qytetarëve, prandaj ai tha se projekti në fjalë dhe puna që bënë Akademia do të duhej të shihej në një kontest shumë më të gjerë. Hoxhaj me teje ka thënë se Kosova është e interesuar të bëhet eksport i sigurisë vendore por edhe rajonale.
Ndërkohë që Hoxhaj i ftoj partneret evropian, amerikan, partnerët ndërkombëtarë që të mbështesin Akademinë edhe më tutje. “Viti 2019 mund të jetë vit historik për Kosovën dhe arritja e marrëveshjes më Serbin përmes një njohje të ndërsjellët dhe anëtarësimin në OKB, por jo çdo kusht apo çfarëdo marrëveshje por vetëm një marrëveshje e dakorduar. Pas 10 vite të pavarësisë ne kemi nevojë të përmbyllim shtet ndërtim që është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarëve të saj”, u shpreh Hoxhaj.
Ndërsa Isa Xhemajli, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, tha se Akademia tashmë është e njohur për punën e saj shumë të mirë dhe fisnike.
“Ju falënderoj juve për punën i cila për ditë e më shumë përgatitë kuadro në fushën e sigurisë në vendin tonë, dhe kjo arrihet më punën e juaj dhe përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Xhemajli duke thënë se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për shtetin në fushën e sigurisë publike.
“Nuk ka asnjë dyshim që ky institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme tashmë është i njohur për punën e saj fisnike, për shkollimin e avancuar të punonjësve që prekin sferën e sigurisë”, tha Xhemajli i cili tha se tashmë jemi në rrugë të mirë qe në të ardhmen e afërt Akademi të ofroj shërbime dhe të pranoj persona për shkollim edhe për ata jashtë institucioneve të sigurisë të punësuar.
“Kjo do të ndihmoj që shoqëria të këtë persona të cilët janë të gatshëm ti përgjigjen sfidave të sigurisë në Kosovë. Fakti që kemi binjakëzim më shtetet si Finlanda tregon përkushtimin tonë për një institucion arsimor që kultivon vlera të larta në fushën e arsimit”, u shpreh Xhemajli duke thënë që Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkrah tutje Akdeminë.
Liug Brusa udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë u shpreh i impresionuar për punën e bërë në Akademi, për numrin e trajnimeve që mbahet dhe për numrin e studentëve që ndjekin mësimet në Akademi. “Investimi në Akademi ka qenë një hapë shumë i rëndësishëm duke sjellë eksperiencat më të mira nga Finlanda dhe Estonia”, u shpreh Brusa duke thënë se do të vazhdojmë të investojmë në fushat e ndryshme për edukim në vitet e ardhshme.
Edhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall uroj Akademinë për të arriturat e saj, ndërkohë që falënderojë Akademinë, Finlandën dhe Estonin për bashkëpunimin që projekti të përfundoi me sukses. “Policia, zyrtarët e sigurisë publike janë fytyra e Akademisë dhe kjo është shumë më rëndësi për Akademinë. Qeveria mund të jetë shumë krenare me Akademinë”, tha Stjernvall.
Gjatë takimit të fundit të projektit të binjakëzimit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit edhe me tutje në fushën e sigurisë mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kolegjin Universitar Policor të Finlandës dhe Akademisë së Shkencave të Sigurisë në Estoni
Në takimin përmbyllës të këtij projekti vlerësim pozitivë dhanë edhe ekspertët vendor dhe ndërkombëtarë të cilët ishin të përfshirë në realizimin e projektit në fjalë. Ndryshe në fund u ndanë mirënjohje për së cilin punëtorë që ka konribuan në realizmin e projektit të binjakëzimit
Në këtë takim morën pjesë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Isa Xhemajli zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, Rektori i Universitetit të Mitrovicës Alush Musaj, Luigi Brusa udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Rafael Nievergelt nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Karl Åke Roghe Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri në misionin e OSBE-së në Kosovë, Ambasadorja e Finlandës Pia Stjernvall, Bejtush Gashi Dekan në Fakultetin e Sigurisë Publike, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Miradije Kelmendi Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Nehat Thaqi Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Taibe Canolli Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës, Shefki Abdullahu Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Agjencionin e Menaxhimit Emergjent, Valdete Krasniqi këshilltare në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Krisat Haak udhëheqëse e Projektit të Binjakëzimit nga Shtetet Anëtare, Ritva Vähäkoski këshilltare rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Kimmo Himberg Drejtor i Kolegjit Universitar Policor (POLAMK) të Finlandës, Marek Link u.d. Rektor i Akademisë së Estonisë të Shkencave të Sigurisë, Hannu Kiehelä Drejtor i Institutit të Trajnimit të Shërbimit të Burgjeve dhe Sprovues në Finlandë, Markku Rissanen ligjërues i lartë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara JAMK në Finlandë, etj.