}

NewsArticle

12/12/2018

Terry Hake ekspert nga fusha kundër korrupsionit mbajti ligjëratë në Akademi

Vushtrri, 12 dhjetor 2018- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, eksperti nga fusha e korrupsionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Terry Hake mbajti ligjëratë me temën “Korrupsioni në Gjykata”, të organizuar nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë në kuadër të javës kundër korrupsionit.

Të pranishëm në ligjëratë ishin Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, studentët e Fakultetit të Sigurisë  si dhe zyrtarë  nga Akademia.

Në hapje të kësaj ligjërate foli Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi i cili duke përshëndetur ekspertin nga Amarika Terry Hak tha se është nderë që sot në AKSP do te kemi mundësin të dëgjojmë përvojat të ndryshme nga puna disa vjeçare që ka bërë Terry Hak, në fushën e korrupsionit.

Gjithashtu Drejtori Smakiqi falënderoi organizatorët  për mundësin e mbajtjes së  kësaj ligjërate në Akademi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë si dhe  ICITAP.

Në fund të kësaj ligjërate u publikua edhe dokumentari me temë korrupsioni, ku të pranishmit patën rastin dhe mundësin të parashtrojnë pyetje dhe komente lidhur me temën.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Komiteti  Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës
Komiteti Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës
Vushtrri,  12 dhjetor  2018  –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot Komiteti  Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës ku dhanë vlerësim për realizimin e projektit për tre mujorin e fundit.
Ekspertët vlerësuan se projekti i cili ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike është duke u realizuar në përpikëri.

 Në takim të pranishëm ishin Drejtori  i  Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak,  Ritva Vahakoski i Kosovës, Shpresa  Muharremi nga OSBE-ja si dhe përfaqësuesit e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret për kontributin e dhënë në realizimin e projektit të binjakëzimit  u shpreh i lumtur që projekti deri me tani u realizua me sukses.

Ai tha se në Akademi është shënuar progres ku janë realizuar disa projekte të mëdha që janë më interes  për zbatuesit e ligjit.

Duke folur për ecurinë e projektit që nga fillimi e deri me tani drejtori Smakiqi theksoj se Akademia ka bërë  dhe do të bëjë përpjekë në përmisimin e arsimit në fushën sigurisë.  Më këtë rast Smakiqi  falënderoi të gjithë zyrtarët e agjencioneve të sigurisë publike  për bashkëpunimin e vazhdueshëm që e kanë  bërë deri me tani në realizimin e projektit  të binjakëzimit.

“Çdo gjë që është në favor të Akademisë dhe zbatuesve të ligji ne do ta përkrahim, në  Akademi janë shënuar një mori suksesesh, madje të gjitha këto bëjnë që Akademia synon që në të ardhmen e afër të jetë faktor kyç i sigurisë, të ketë rol kyç në arsim në fushën  siguri publike”, u shpreh Smakiqi.
   
Tutje Smakiqi  vlerësoi lartë realizimin e komponentës  së dytë  që ka të bëjë më kontributin për ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të programit bachelor në Akademi, ai po ashtu vlerësoi edhe kontributin për funksionalizimin e plotë të Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Akademi për të mirën e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike
   

Kurse , Krista Haak  udhëheqëse e projektit të binjakëzimit vlerësoi se projekti ka shënuar progres. Ajo me këtë rast tha  fal bashkëpunimit të ngushtë me Akademinë si dhe më përfaqësuesit e agjencioneve  është arritur që projektit të shkoj drejtë realizimit të tij më sukses.

“Brenda këtyre tri viteve janë shënuar rezultate të mira, e konsiderojë shumë të rëndësishëm kursin e E-learning, kjo është një mundësi e mirë për Akademinë”, u shpreh Haak.

Edhe, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë falënderoi të gjitha ata që kontribuan në realizmin e projektit në fjalë.  Pasi që projekti i binjakëzimit është në përfundim,  Nievergelt theksoi se agjencionet dhe Akademia kanë arritur shumë.

“Ju falënderoi për rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe”, u shpreh Nievergelt duke thënë se disa projekte dhe gjëra të mira po përfundojnë, ndërsa projekte dhe gjëra të mira do të fillojnë. 

Shpresa Muharremi këshilltare e OSBE-së në Akademi, tha se OSBE është e lumtur që është pjesë e  sukseseve të arritura në Akademi që nga themelimi. Muharremi vlerësoj lartë punën që është bërë deri me tani në Akademi, në bashkëpunim me partnerët  strategjik siç janë Bashkimi Evropian dhe ICITAP. 

Tani më që projekti i binjakëzimit është në përfundim  vlerësim pozitivë dhanë edhe përfaqësuesit e Agjencioneve  të Sigurisë Publike.

Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.

Në fund u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit për mentorët dhe koordinatorët e mentorëve për trajnime profesionale të agjencive të sigurisë publike.

Lexo më shumë
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i  Bordit
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Bordit

Vushtrri, 17 dhjetor 2018- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i njëzet e gjashtë i Bordit të Akademisë dhe i fundit për këtë vit.

Në këtë takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi  njëherit  edhe kryesues i bordit,  Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Bahri Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drita Perezic nga ICITAP, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

Fillimisht kryesuesi i Bordit të Akademisë Bajram Bujupi  përshëndeti të pranishmit e më pas kërkoi nga ta që të miratojnë rendin e ditës për këtë takim.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve paraqiti draft-planin e trajnimeve për vitin 2019, ku më pas pati diskutime dhe komente nga të pranishmit.

Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi kërkoi që në planin e trajnimeve për vitin 2019 të këtë më shume hapësirë për Shërbimin Korrektues në trajnimet menxhami i vijës së mesme dhe të lartë si dhe në trajnimet profesionale.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Rashit Qalaj kërkoi që  trajnimet të cilat mbahen në Akademi  nga Policia e Kosovës të jenë të një standardi të lartë që Policia e Kosovës të jetë në nivel të lartë profesional në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive konformë mandatit që ka.

Në fund Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi para të pranishmëve tha se vizioni i Akademisë është, që të bëhet një qendër e ekselencës në regjion dhe marrja e përgjegjësive shtesë në misionin e sajë.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës