}

NewsArticle

04/09/2017

Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2017/2018

Vushtrri, 04 shtator 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik 2017/2018.

Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 05.09.2017 deri me datën 07.09.2017. Dorëzimi i ankesës bëhet tek zyret e shërbimeve studentore në Akademi.

Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar  për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.

KLIKO KETU

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Drejtori Smakiqi vizitë zyrtare në Finlandë
Drejtori Smakiqi vizitë zyrtare në Finlandë

Vushtrri, 25  gusht 2017 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi kanë vizituar Kolegjin Universitar të Policisë në Finlandë. Me ftesë të këtij kolegji delegacioni i Akademisë në krye me drejtorin Smakiqi gjatë qëndrimit  tri ditorë kanë zhvilluar  vizita studimore në Finlandë. 

Drejtori Smakiqi është pritur nga  Drejtori i KUPF (POLAMK)  Kimmo Himberg nga Krista Haak lidere e projektit nga shteti anëtar dhe Vesa Muttilainen udhëheqës i komponentës së tretë të projekti të binjakëzimit për AKSP-në projekt ky i cili ka për qëllimi përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite janë diskuar tema të cilat kanë të bëjnë më përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë, tema boshte kanë qenë shkëmbimi i përvojave, prezantimi dhe njohja me fushën e arsimit (edukimin) si dhe aktivitetet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit në Kolegjin Universitar të Policisë së Finlandës.

Gjatë takimi u diskutua për  të arriturat e projektit në fjalë  si dhe për aktivitetet e mëtutjeshme që planifikohen të zhvillohen në AKSP, në aspektin e zhvillimit të strategjisë së re në kuadër të së cilës është i përfshirë Kimmo Himberg në cilësi të ekspertit afatshkurtër.

Delegacioni nga Akademia u takuan edhe me  udhëheqësen e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në kuadër të Bordit Kombëtar të Policisë së Finlandës Satu Koivu,   Tiina Koivuniemi mësimdhënëse dhe menaxhere e trajnimeve për “Menaxhmentin e Lartë”, “Udhëheqësve të së ardhmes”,  Vesa Muttilainnen shef për hulumtim, me zyrtarë të tjerë si  Pasi Kemppainen, Marjo Ritala dhe Marika Puputti nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në POLAMK,  me drejtoreshën Paula Ihalainen si dhe me menaxheren në Universitetin e Tamperes e Teknologjisë (Edutech) Saila Leivo. 
 
Gjatë vizitës, përmes prezantimeve të ndryshme, delegacioni i AKSP-së u njoftua me për së afërmi me proceset e ndryshme zhvillimore në POLAMK siç janë procesi i selektimit dhe rekrutimit të policëve, roli dhe rëndësia e pavarësisë së POLAMK, në këtë proces si institucion i vetëm i arsimit për policinë e Finlandës, arsimin e lartë dhe aktivitetet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit, risitë dhe implementimi i tyre në sistemin arsimor posdiplomik në POLAMK për policinë e Finlandës , bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mundësitë e reja të institucioneve tona për bashkëpunim në të ardhmen. 

Me këtë rast delegacioni nga AKSP-ja kanë vizituar edhe Universitetin e Tamperes të Teknologjisë me të cilin POLAMK kishte bashkëpunim të mirë ku u prezantua puna dhe bashkëpunimi në fushën e trajnimeve për menaxhmentin e lartë për udhëheqës potencial për policinë e Finlandës.
 
Vlen të theksohet se përvojat e shumta prej ekspertëve nga KUPF (POLAMK) kanë qenë dhe janë pjesë e kontributit në projektin e parë si dhe në projektin e dytë të binjakëzimit,  përmes së cilëve ka përfituar dhe përfiton Akademia.

Delegacioni i AKSP-së pati rastin të takohet edhe me ekspertët e projektit të parë të binjakëzimit,  ish liderin e projektit Antti Hȁikiö dhe ish këshilltarin rezident Risto Honkonen. 

Lexo më shumë
Në Akademi u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues
Në Akademi u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues

Vushtrri, 13 shtator 2 017 –  Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit  mbajti takimin e gjashtë më radhë,  ku u vlerësua se ky projekt është duke u realizuar më sukses.

Në takim morën  pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Ismail Smakiqi, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE  Ake Roghe, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak,  Ritva Vahakoski eksperte e projektit, Avni Gashi  ekspert për Sigurimin e Cilësisë në Autoritetin Kombëtar  të Koalifikimeve, Shpresa Muharremi përfaqësues e OSBE-së në Akademi,  Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, Adem Shala  nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bashkim Arifi  nga Dogana e Kosovës dhe Bahri Pajaziti nga Agjencia e Menagjimit të Emergjencave.


Drejtori I Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai foli për proceset e tanishme të cilat po kalon Akademia si procesi i pranimit të studentëve, përgatitja e doracakut  të intershipit, përgatitjet që do të mbahen lidhur me aplikimin e Akademisë në Autoritetin Kombëtarë të Kualifikimeve, për validimin e programeve profesionale etj.
Smakiqi po ashtu foli edhe për takimin që kishte me ministrin e ri të Punëve të Brendshme ku njëherit tha se e ka  informuar  për rrjedhat që janë aktuale në Akademi, duke e shprehur vullnetin tij për bashkëpunimin në realizimin e proceseve të rëndësishme të cilat e presin AKSP.
Drejtori Smakiqi po ashtu ka përmendur edhe akreditimin e Akademisë duke falënderuar të gjithë akteret e përfshirë në këtë proces mjaftë të rëndësishëm për agjencionet e sigurisë si dhe vet AKSP-në. Gjithashtu ai përmendi edhe vlerësimet pozitive që kanë dhënë  ekspertët  e akreditimit, ku falë punës dhe angazhimit të përbashkët kanë rekomanduar akreditimin  e programit bachelor tre vjeçar dhe institucionin e Akademisë për pesë vite.

Smakiqi  foli edhe për vizitën e tij në Finlandë e cila ka të bëjë më vazhdimin e bashkëpunimit me  Akademinë Policore të Finlandës.  Ai po ashtu  tha presum një finalizim për marrëveshje bashkëpunimi edhe me Akademinë policore nga Maqedonia.

“Me iniciativën e Akademisë ne po shpresojmë vitin e ardhshëm do ta kemi përveç këtyre marrëveshje bilaterale të kemi edhe marrëveshje multilaterale me katër agjensionet , ne kemi propozuar dhe jemi në pritje të përfundimit të draftit të përbashkët të kësaj marrëveshje që të formojmë një bërthamë të përbashkët të akademive policore më synim  të bashkëpunimin sidomos në fushën e trajnimeve të arsimit të lartë si dhe të hulumtimit”, tha Smakiqi.



Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak gjatë raportimit për ecurinë e projektit të binjakëzimit tha se në përgatitjen e programit bachelor është shënuar një arritje e madhe ku sipas saj kjo është një shembull i bashkëpunimit mes ekspertëve të projektit dhe stafit të Akademisë.

“Akademia është dukë shkuar në drejtim të arritjes së qëllimit për të qenë një agjension i  njohur për hulumtimet dhe studimet e sigurisë publike në fushën e sigurisë publike”, tha Haak duke thënë se edhe në këtë tre mujor është arritur progres.

“Puna është në proces dhe ende vazhdon, të gjitha proceset kanë arritur në fund dhe  jemi në fazën finale”, tha Haak.

Ndërsa, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se Akademia është shembull i mirë për të gjitha institucionet tjera.

“Jam shumi i lumtur që dëgjoi disa herë mbi suksesin e arritur lidhur me  akreditimin,  dëshiroi  t’ju përgëzojë të gjithëve për  angazhim të  përbashkët dhe me vjen mirë që ka rezultuar  pozitivë”, tha Nievergelt duke thënë se çfarë do që ndodh për rreth kemi një institucion siç është Akademia i  cili ka arritur  nivelin e duhur për ti trajnuar njerëzit  që punojnë  në teren që ta kryejnë punë e tyre sa më mirë.
“Kemi një institucion të shkëlqyeshëm dhe si rezultat i kësaj do të kemi persona të trajnuar mirë”, u shpreh Nievergelt .


Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE  Ake Roghe ka përgëzuar Akademinë për suksesin e arritur njëherit ka vlerësuar se Akademia është duke ecur në realizimin e programeve më shpejtë se sa është planifikuar


“Ju bëni  shumë punë të mirë,  kemi kënaqësinë t’ju mbështesim juve”, tha Roghe.  Roghe përmendi  planifikimet që kanë për vitin a ardhshëm ku do të realizohen disa vizita studimore në akademitë policore në Suedi dhe Norvegji. 

Ndërkaq, Ritva Vahakoski  bëri prezantimin e raportit  tre mujorit të projektit të binjakëzimit maj –korrik  kur raportoi  për  ecurinë  e komponentëve.


Kurse  përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike vlerësuan se projekti i binjakëzimit duke thënë se është mjaftë i rëndësishëm për agjencionet e sigurisë. Po ashtu ata ofruan përkrahjen dhe bashkëpunim edhe me tutje.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës