}

NewsArticle

22/08/2017

Akademia e Kosovës për Siguri Publike pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi, ngushëllon familjen Rexhepi

Vushtrri, 22 gusht 2017 -  E nderuara familja Rexhepi,
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ish ministrit të  Punëve të Brendshme  Dr. Bajram Rexhepi.

Doktor Bajrami gjatë gjithë jetës i shërbeu atdheut dhe qytetarëve të saj. Doktor Bajrami para së gjithash në kujtesën e qytetarëve do të mbetet mjek i devotshëm dhe veprimtar i paepur i çështjes kombëtare.

Doktor Bajrami ishte kryeministri i parë i  Qeverisë së Kosovës së lirë, duke vënë themelet e shtet ndërtimit, kurse në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme përveç tjerash kontribuoi në themelimin dhe zhvillimin e Institucioneve të Sigurisë Publike.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike përjetësisht do të  jetë mirënjohëse ministrit Rexhepi i cili  gjatë mandatit të tij vuri themelet e  Akademisë moderne për trajnimin dhe arsimimin e lartë  për zbatuesit e ligjit në Republikën e  Kosovës.

E nderuara familja Rexhepi.

Në emër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe në emrin tim pranoni ngushëllimet më të sinqerta, për shkuarjen nga kjo jetë të Doktor Bajramit.

Me respekt
Ismail Smakiqi
Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Vazhdohet konkursi për pranimin e studentëve të Fakultetit të Sigurisë
Vazhdohet konkursi për pranimin e studentëve të Fakultetit të Sigurisë

Vushtrri, 16 gusht 2017 - Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2017/2018  i hapur me datën 02.08.2017 do të vazhdojë deri më datën 23.08.2017 në ora 16:00. 

 

Ndërsa provimi pranues mbahet më datën 30.08.2017 duke filluar nga ora 10:00, kurse rezultatet publikohen me datën 04.09.2017.  

 

Kandidatët të cilët nuk  janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesa në Akademi nga data 05.09.2017 deri me datën 07.09.2017 ora 16:00.

 


NJOFTIMI 

 

KONKURS 


APLIKACIONI


MANUALI 

Lexo më shumë
 Drejtori Smakiqi vizitë zyrtare në Finlandë
Drejtori Smakiqi vizitë zyrtare në Finlandë

Vushtrri, 25  gusht 2017 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi kanë vizituar Kolegjin Universitar të Policisë në Finlandë. Me ftesë të këtij kolegji delegacioni i Akademisë në krye me drejtorin Smakiqi gjatë qëndrimit  tri ditorë kanë zhvilluar  vizita studimore në Finlandë. 

Drejtori Smakiqi është pritur nga  Drejtori i KUPF (POLAMK)  Kimmo Himberg nga Krista Haak lidere e projektit nga shteti anëtar dhe Vesa Muttilainen udhëheqës i komponentës së tretë të projekti të binjakëzimit për AKSP-në projekt ky i cili ka për qëllimi përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite janë diskuar tema të cilat kanë të bëjnë më përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë, tema boshte kanë qenë shkëmbimi i përvojave, prezantimi dhe njohja me fushën e arsimit (edukimin) si dhe aktivitetet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit në Kolegjin Universitar të Policisë së Finlandës.

Gjatë takimi u diskutua për  të arriturat e projektit në fjalë  si dhe për aktivitetet e mëtutjeshme që planifikohen të zhvillohen në AKSP, në aspektin e zhvillimit të strategjisë së re në kuadër të së cilës është i përfshirë Kimmo Himberg në cilësi të ekspertit afatshkurtër.

Delegacioni nga Akademia u takuan edhe me  udhëheqësen e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në kuadër të Bordit Kombëtar të Policisë së Finlandës Satu Koivu,   Tiina Koivuniemi mësimdhënëse dhe menaxhere e trajnimeve për “Menaxhmentin e Lartë”, “Udhëheqësve të së ardhmes”,  Vesa Muttilainnen shef për hulumtim, me zyrtarë të tjerë si  Pasi Kemppainen, Marjo Ritala dhe Marika Puputti nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në POLAMK,  me drejtoreshën Paula Ihalainen si dhe me menaxheren në Universitetin e Tamperes e Teknologjisë (Edutech) Saila Leivo. 
 
Gjatë vizitës, përmes prezantimeve të ndryshme, delegacioni i AKSP-së u njoftua me për së afërmi me proceset e ndryshme zhvillimore në POLAMK siç janë procesi i selektimit dhe rekrutimit të policëve, roli dhe rëndësia e pavarësisë së POLAMK, në këtë proces si institucion i vetëm i arsimit për policinë e Finlandës, arsimin e lartë dhe aktivitetet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit, risitë dhe implementimi i tyre në sistemin arsimor posdiplomik në POLAMK për policinë e Finlandës , bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mundësitë e reja të institucioneve tona për bashkëpunim në të ardhmen. 

Me këtë rast delegacioni nga AKSP-ja kanë vizituar edhe Universitetin e Tamperes të Teknologjisë me të cilin POLAMK kishte bashkëpunim të mirë ku u prezantua puna dhe bashkëpunimi në fushën e trajnimeve për menaxhmentin e lartë për udhëheqës potencial për policinë e Finlandës.
 
Vlen të theksohet se përvojat e shumta prej ekspertëve nga KUPF (POLAMK) kanë qenë dhe janë pjesë e kontributit në projektin e parë si dhe në projektin e dytë të binjakëzimit,  përmes së cilëve ka përfituar dhe përfiton Akademia.

Delegacioni i AKSP-së pati rastin të takohet edhe me ekspertët e projektit të parë të binjakëzimit,  ish liderin e projektit Antti Hȁikiö dhe ish këshilltarin rezident Risto Honkonen. 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës