}

NewsArticle

22/12/2016

Drejtori Smakiqi merr pjesë në konferencën rajonale në Mal të Zi

Podgoricë, 22 dhjetor 2016- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi ka udhëtuar zyrtarisht për në Mal të Zi ku po merr pjesë në konferencën regjionale “Përmirësimi i sistemit të pranimit, avancimit, arsimimit dhe trajnimit të zyrtarëve policorë në Malin e Zi”, e cila po mbahet në Podgoricë. Në konferencë  pjesëmarrës janë dhe krerët e institucioneve të arsimit në fushën e policisë nga Sllovenia, Kroacia, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. 


Në hapjen e konferencës të pranishmëve iu drejtuan përfaqësuesit e institucioneve të Malit të Zi dhe përfaqësues ndërkombëtare atje. Para të pranishmëve folën sekretari i Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi Omer Mehmedoviã, drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Evropiane në Ministrinë e Punëve të Brendshme Tanja Ostojiã, përfaqësuesi i misionit të OSBE-së në Mal të Zi Vladimir Ragozin, ndihmës drejtori i Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi Nikola Janjuðeviã dhe drejtori i Akademisë Policore të Malit të Zi Rajko Pekoviã. Ata folën rreth përpjekjeve që janë duke u bërë për reformimin e arsimit policor në Malin e Zi dhe për rëndësinë e pjesëmarrësve nga regjioni për një reformim sa më të suksesshëm. 


Në fjalimin e tij, para të pranishmeve Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi foli për sistemin e arsimit në Kosovë, në përgjithësi në sigurinë publike dhe në veçanti për polici. Ai po ashtu foli edhe për proceset në të cilat ka kaluar Akademia, duke cekur në veçanti themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike, krahas angazhimit të vazhdueshëm në trajnimet profesionale për të gjitha institucionet e sigurisë publike të Kosovës.

Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për përpjekjet e përbashkëta të Akademisë, palëve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë së pari në përgatitjen, pastaj aprovimin dhe në fund zbatimin e Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit 2014 - 2018 të AKSP-së. 


Si rezultat i miratimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi për periudhën 2016 - 2020, gjatë këtij viti janë mbajtur pesë tryeza të rrumbullakëta, me qëllim avancimin e arsimimit të zyrtarëve policorë të Malit të Zi. Prandaj, kjo konferencë vie si përmbyllje e këtyre pesë tryezave të rrumbullakëta të organizuara nga IP SHLP Akademia Policore e Malit të Zi dhe të përkrahura nga Misioni i OSBE-së në Malin e Zi. 


Përndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, në vazhdimësi të fuqizimit të bashkëpunimit regjional, më 2 mars 2016 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Publik Shkolla e Lartë Profesionale Akademia Policore në Danilovgrad të Malit Zi. Bazuar në marrëveshjen e lartpërmendur, AKSP, e përkrahur edhe nga zyrtarë të Policisë së Kosovës (PK), ka marrë pjesë në katër nga ato pesë tryeza të rrumbullakëta, të cilat kishin për qëllim përmirësimin e korrikulave të arsimit policor në Akademinë Policore të Malit të Zi nga fusha e autorizimeve policore dhe vetëmbrojtjes, kriminalistika, armët e zjarrit dhe kontrollit kufitar e të huajve si dhe siguria në komunikacion. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ministri Hyseni mori pjesë në hapjen e punëtroisë për rolin e grave në parandalimin dhe luftimin e trafikimit më qenien njerëzore
Ministri Hyseni mori pjesë në hapjen e punëtroisë për rolin e grave në parandalimin dhe luftimin e trafikimit më qenien njerëzore

Vushtrri, 22 dhjetor 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, po mbanë punëtori për rolin e grave në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.


Në këtë punëtori mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili vuri në dukje se gratë kanë rol shumë të rëndësishëm për mënyrën se si i shtrojnë problemet, sidomos trafikimit me qenie njerëzore, sepse ato personalisht preken nga ky fenomen.


“Trafikimi me qenie njerëzore është problem global, vitin e kaluar kam vizituar të gjitha rajonet e Kosovës, ku kemi diskutuar për fenomenin e trafikimit dhe kam kërkuar përfshirjen e të gjithë akterëve, pasi ne si shoqëri duhet të bëjmë progres sidomos në parandalim”, tha ministri Hyseni.


Ministri Hyseni theksoi se gruaja në Policinë e Kosovës ka një rol shumë të rëndësishëm, pavarësisht se Polica e Kosovës kryen punën e saj në mënyrë efikase, po janë hallkat tjera si Prokuroria dhe Gjyqësori, që nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet, edhe atëherë kurë kanë dënuar ndonjë trafikant, dënimet kanë qenë të pa përfillshme.


Ndërsa drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe, theksoi se  luftimi më i mirë i trafikimit me qenie njerëzore, është që të punohet në parandalim dhe për këtë ka nevojë për përfshirjen e të gjithë shoqërisë.


Ai tha se misioni i OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla në bazë të specifikave të punës që bëni, duke përfshirë këtu edhe shoqërinë civile që ka rol të rëndësishëm për luftimin e kësaj dukuri negative.


Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, kolonel Taibe Canolli, falënderoi ministrin Hyseni për mbështetjen e vazhdueshme të rolit të gruas dhe mbështetjes së pa kursyer për Policinë e Kosovës.  


 

Lexo më shumë
U mbajt takimi i rregullt i bordit të Akademisë
U mbajt takimi i rregullt i bordit të Akademisë

Vushtrri,  23 dhjetor 2016-  Bordi i Akademisë së Kosovës për  Siguri  Publike (AKSP), mbajti sot  takimin e fundit për këtë vit  ku  u diskutuan  çështje që kanë të bëjnë me funksionalizimin e Akademisë dhe Fakultetin e Sigurisë Publike.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori  i  Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi,  zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, u/d  i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, përfaqësuesi nga Shërbimi Sprovues, Armend Mustafa, u/d i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Fahri Gashi, Drejtori i Pwrgjithshwm i Agjencionit tw Menaxhimit të Emergjent Fadil Kodra,   përfaqësues nga OSBE-ja Shpresa Muharremi dhe ICITAP-I Drita Perziq.

Në këtë takim drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi  prezantoi raportin  e punës për vitin 2016  si dhe u bë shqyrtimi i projektit të trajnimeve për vitin 2017.

Të pranishmit vlerësuan lartë punën dhe të arriturat që janë bërë brenda këtij viti në Akademi.

Po ashtu gjatë këtij takim drejtori Smakiqi i njoftoi  të pranishmi  lidhur më studimin e fizibilitetit për studimet postdiplomike në sektorin e sigurisë pranë Akademisë.


Eksperti nga OSBE-ja Kalus Welter bwri njw prezantim të fizibilitetit rreth mundësisë se hapjes së programit master në Akademi.

Përfaqësuesja e ICITAP-it Drita Perziq gjatë takimit tha se ICATP do të vazhdojë ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës