}

NewsArticle

11/02/2009

Delegacioni nga Qendra e Formimit Policor të Shqiperisë viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 10 shkurt '09 - Një delegacion nga Qendra për Formimin Policor (QFP) të Shqiperisë i kryesuar nga Muhamet Rrumbullaku- drejtor i QFP, Joseph Hauer- këshilltar nga ICITAP dhe udhëheqës tjerë të departamentit të trajnimeve të policisë, arriti të martën, me 10 shkurt, për vizitë pune tre ditore në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
 
Qëllimi i vizitës është takimi me homologët e trajnimit nga Qendra e Kosovës për Siguri Publike për të këmbyer dhe ndarë në të ardhmen nevojat dhe burimet e trajnimit.

Përfaqësuesit nga QFP kanë për qëllim që të mësojnë nga përvoja kosovare mënyrat e identifikimit dhe përgatitjen e instruktorëve të trajnimit për ngritje në gradë, si dhe identifikimin dhe marrjen e një modeli që mbështet menaxhimin, bashkëvendimin dhe kryerjen e trajnimit.

Gjatë kësaj vizite udhëheqësit e QKSPEZh-it dhe përfaqësuesit nga QFP diskutuan për funksionimin e Qendrës, mësimdhënien, zhvillimin e kurseve dhe ngritjen e gradave të policisë.

Po ashtu, gjatë takimit u prezentuan edhe metodat që po përdoren për të menaxhuar trajnimin e ofruar nga organizatat donatore.

Vizita pritet të përfundojë të enjten, me 12 shkurt të këtij viti.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Filloi trajnimi me automjet rrëshqitës
Filloi trajnimi me automjet rrëshqitës

Sot filloi trajnimi i pjesëmarrësve me automjet rrëshqitës.
Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i pjesëmarrësve për vozitje në kushte të vështira atmosferike, përkatësisht gjatë dimrit kur temperaturat janë të ulëta dhe rrugët janë të rrëshqitshme nga akulli, shiu apo balta, bëri të ditur toger Reshat Bugaçki, shef i Njësisë së Trafikut në Qendrën për Siguri Publike.
Trajnimi do të zgjasë dy ditë dhe marrin pjesë tetë zyrtarë nga OSCE-ja.
 

Lexo më shumë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim , në Vushtrri e vizitoi gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim , në Vushtrri e vizitoi gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah

Vushtrri, 24 shkurt 2009- Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e  vizitoi, gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah, i shoqëruar nga dy këshilltarë  të  tij.

Pasi u uroj mirëseardhje, u.d.drejtorit të Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Lulzim Fushtica i njoftoi mysafirët lidhur me themelimin e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, aktivitetet e  Qendrës,  por edhe për punët dhe aktivitetet që e presin Qendrën në të ardhmën. U.d. drejtorit të  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Fushtica falenderoi gjeneralin Philipe Brah, për ndihmën  e vazhdueshme  të KFOR-it Francez, në  trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë  dhe  avancimin e  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah, falenderoi u.d. të drejtorit të Qendrës  së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z. Lulzim Fushtica  për pritjen  duke shtuar se “dyert tona janë gjithmonë të hapura për bashkëpunim me ju”.

Pas këtij takimi kryesia  e  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e shoqëroi delegacionin  e KFOR-it Francez  duke  vizituar  ambientet  përbrenda  Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për  t`u njohur më për së afërmi  me  aktivitetet, punët dhe të  arriturat  e kësaj qendreje.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës