}

NewsArticle

04/09/2014

Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës

Vushtrri 04 shtator 2014 –  Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri mbajti sot takimin e tetë të radhës  në të cilin morën pjesë, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është edhe kryesues i bordit, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nazmi Iballi, u.d i Kryeprokurorit të Shtetit Syl Hoxha, anëtarët tjerë të bordit,  Fitim Shishani,  Lulzim Rafuna, Fadil Kodra, Shemsi Hajrizi, Metie Ademi si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.

Gjatë këtij takimi u shqyrtuan pikat të cilat ishin në rënd dite  mbi zhvillimin e konkursit të pranimit te studentëve në programin Bachelor,  propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet Bachelor për vitin akademik 2014/15 si dhe vështrim i përgjithshëm i procesit të studimeve Bachelor për Institucionet e Sigurisë Publike.

Duke analizuar kushtet që ka Akademia si dhe ofrimin e trajnimeve drejtori Smakiqi u shpreh se procesi i studimeve do të filloj me kohë dhe se Akademia ka bërë të gjitha përgatitjet që nga tetori të fillojnë studimet për gjeneratën e parë të studimeve të sigurisë.

Ndërsa përfaqësuesit e bordit të Akademisë përgëzuan stafin për punën dhe përkushtimin e bërë deri më tani rreth hapjes së Fakultetit të Sigurisë. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Filloi trajnimi “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”
Filloi trajnimi “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”

Vushtrri 18 gusht 2014 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi dhjetë javor “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”, ku do të marrin pjesë 42 udhëheqës të lartë të policisë nga të gjitha vendet e rajonit.

Në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Camerun Fisher  si dhe përfaqësues të Universitetit “Northwestern”.

Këtë trajnim përveç përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, do ta ndjekin edhe përfaqësues të lartë nga policia e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia,  Maqedonia dhe Mali i Zi.
 Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se trajnimi i përbashkët i oficerëve policorë nga vendet e rajonit do të mundësojë  thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt. “Ky model i trajnimeve duhet të jetë edhe model i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”, tha Rexhepi.

Ministri Rexhepi e falënderoi ICITAP-in dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në gjitha fushat.

Organizimin e këtij trajnimi e vlerësoi lartë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Ai tha se ndjekja e këtij kursi, do t’u ndihmojë pjesëtarëve të sigurisë publike që të fitojnë njohuri edhe më shumë në fushën e tyre.

“Ky trajnim u jep mundësi për përgatitjen e kuadrove  në institucionet e sigurisë që ta realizojnë sa më mirë rolin e udhëheqësit”, tha Maxhuni.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, tha se mbajtja e këtij trajnimi në Akademi është një privilegj i madh.
“Dimensioni regjional i “Shkollës Ndërkombëtare” e bënë të pakrahasueshëm këtë kurs dhjetë javor, aq më parë kur mbahet nga Universiteti Northwestern, lider i Universiteteve të Sigurisë Publike në botë”, u shpreh Smakiqi.

Smakiqi tha se mbajtja e këtij trajnimi e bënë Akademinë edhe më të besueshme për vendet e regjionit dhe partnerët e saj, hap perspektiv të partneritetit me të gjitha institucionet akademike të ngjashme në regjion dhe më gjerë.

Drejtori Smakiqi ka vlerësuar se “Shkolla Ndërkombëtare e Stafit Policor dhe Komandës” është rast unik për oficerët policor të regjionit përmes së cilës ngritin nivelin profesional dhe përfitojnë njohuri të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike.

“Mësimet të cilat do ti merrni padyshim do të avancojnë njohuritë tuaja në fushën e sigurisë publike, do të ndikojnë në përformancën tuaj profesionale dhe të organizatave ku ju punoni, gjithashtu është një rast i shkëlqyeshëm në këmbimin e përvojave reciproke dhe përforcimin e bashkëpunimit”, tha Smakiqi. Ky trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues do të jenë nga Universiteti Northwestern

Lexo më shumë
Smakiqi priti në takim një delegacion nga Shqipëria
Smakiqi priti në takim një delegacion nga Shqipëria

Vushtrri, 18 shtator 2014 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi sot priti në takim drejtorin e Akademisë Policore Bilbil Memaj i cili ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të ICITAP-it Zyra  në Tiranë Martha Bacile Findlay.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më për së afërmi me zhvillimet e fundit në Akademi si dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në mes të dy Akademive.

Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin me proceset e rëndësishme e në thekës të veçantë lidhur me hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi nga tetori i këtij viti.

Gjithashtu Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes dy qendrave në trajnimin e pjesëtareve të sigurisë publike.
Smakiqi falënderoi edhe partnerët ndërkombëtar për ndihmën e vazhdueshme që po vazhdojnë të japin në ndërtimin sa më profesional të institucioneve në vend, si dhe për bashkëpunimet me asociacionet policore evropiane dhe ndërkombëtare si AEPC dhe INTERPA.

Ndërsa drejtori i Akademisë Policore të Shqipërisë Bilbil Memaj shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me Akademinë si dhe vlerësoi lartë punën e bërë në këtë institucion.

Në fund të takimit ata vizituan edhe njërën nga klasat ku zhvillohej trajnimi ”Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”, i përkrahur nga ICITAP, ku po marrin pjesë gjithsej 42 udhëheqës të lartë të policisë nga të gjitha vendet e rajonit

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës