}

NewsArticle

14/05/2009

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, organizohet Kampi Multietnik për fëmijët e zyrtarëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 14 maj 2009 –Më 15, 16 dhe 17 maj të këtij viti në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, Policia e Kosovës në bashkëpunim me organizatën joqeveritare  ‘Terre de Hommes”  organizon  kampin multietnik , për fëmijët e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Në këtë  kamp, i cili përfshinë lojra dhe aktivitete të ndryshme, do të marrin pjesë rreth 120 fëmijë, të moshës 12-14 vjeçare dhe do të përfaqësojnë  të  gjashtë  rajonet e Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrës  në këtë kamp do të jenë edhe Trupat Operative Shumëkombëshe-Lindje (Multi-National Task Force-East -MNTF-E), të cilët  do të mbështesin këtë  kamp.
Hapja solemne e këtij kampi, do të bëhet  në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, më 15 maj, në ora 18:30. Të shtunën, përkatësisht më  16 maj në orën 11, fëmijët do të dërgohen në Parkun e Bajgorës ku edhe do të realizohen këto lojra dhe aktivitete.

Ftohen mediat që të marrin pjesë në hapjen solemne të këtij kampi.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku

“Policia e Kosovës është pikë reference  si një  storie suksesi” 

Vushtrri, 5 maj ’09- Sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim e vizitoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Vlora Çitaku, e  shoqëruar me këshilltarin e saj Besfort Rrecaj.
Zëvendësminstren e Punëve të Jashtme e  priti  u.d. i drejtorit të QKSPEZH, Lulzim Fushtica cili e njoftoi për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për kapacitetet dhe mundësitë që i ofron kjo Qendër në trajnimin e pjesëtarëve të  policisë dhe të agjencioneve të tjera të Sigurisë Publike.
Gjatë kësaj vizite zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku u takua  me student kadet  të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast zv/ministrja Çitaku vlerësoi  lartë të  arriturat dhe sukseset e  Policisë së Kosovës, duke theksuar se ‘ju shpeshëherë na bëni të ndjehemi krenar. Policia e Kosovës është pikë  reference si një storie  suksesi. Ne ju kemi borxh dhe ju siguroj se kushtet tuaja  do të përmirësohen hap pas hapi’ u tha  zv/minstrja Çitaku, studentëve të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq gjatë  vizitës që zv/ministrja  Çitaku u bëri kadetëve të FSK-së, i cilësoi  ata me shumë fat, me që do të  jenë gjenerata e parë e ushtrisë së Shtetit. ‘Ju keni një bazament të fort, një trashëgimi të respektueshme, jam e sigurt që  do të bëheni ushtri e fort, që  do t’i kontribuoni paqes, jo vetëm në vend, por  edhe në rajon’, shtoi ndër të tjera zv/ministrja e Jashtme Çitaku.
Zv/minstrja Çitaku vizitoi edhe ambientet e Qendrës për t’u njohur më afër me punët dhe aktivitetet e kësaj Qendreje.
 

Lexo më shumë
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomuan 23 pjesëtarë të Shërbimit Zjarrfikës
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomuan 23 pjesëtarë të Shërbimit Zjarrfikës

Vushtrri, 15 maj  2009 - Pas një trajnimi të 2 javor, në QKSPEZH diplomuan   zyrtarët e   rinjë zjarrfikës.
Në ceremoni të diplomimit morën pjesë: sekretarja permanente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sebahate Muharremi, u.d. i drejtorit të Departamentit për Menaxhimin e  Emergjencave, Ramadan Krasniqi, Lulzim Fushtica u.d.i drejtorit të QKSPEZh, Driton Zabërgja nga Policia e Kosovës, Tahir Krasniqi  nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Heinz Schneider nga OSBE, kryetari i komunës së Mamushës Arif Bytyqi si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të QKSPEZh.

Sekretarja permanente e MPB-së  përgëzoi zyrtarët e rinjë zjarrfikës    për diplomimin, duke falenderuar me theks të vecant pjesëtarët serb dhe turk për bashkëngjitjen e  tyre në Shërbimin Zjarrfikës.

Lulzim Fushtica  në emër  të  QKSPEZh dhe MPB-së i  uroi të sapo diplomuarit  dhe  tha se ‘përkushtimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë  në mbështetjen e Agjencioneve të Sigurisë Publike, në mënyrë që në të ardhmen këto agjencione të pavarësohen në përmbushjen   e misionit të tyre’

Ndërkaq z. Heinz Schneider i cilësoi zjarrfikësit si hero, me një rol  kyq  në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë  së qytetarëve. ‘Do t’i inkurajoj insitucionet e Kosovës për  të përkrahur Shërbimin Zjarrfikës, me që roli i tyre në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve  është  kyq’, tha  z. Schneider.

Në  ceremoninë e sotme, në emër  të pjesëtarëve serb foli njëri nga të  diplomuarit e  sotëm , po ashtu pjesëtarë i nacionalitetit serb,  cili u shpreh i kënaqur  për kohën e kaluar në QKSPEZh gjatë këtyre dy javëve. ‘ Në emër të nacionalitetit serb , ju falenderojë për trajtimin që  na  është bërë gjatë këtyre  javëve, jemi ndjerë si në shtëpinë tonë’, tha  njëri nga pjesëmarrësit serb.

Kjo gjeneratë numëron 23 pjesëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga komuna e Hanit të Elezit dhe Mamushës , komuna këto të cilat janë në formim e sipër të Shërbimit Zjarrfikës.

Gjashtë prej pjesëmarrësve janë të nacionalitetit  serb dhe  kjo është  hera e parë që Shërbimit Zjarrëfikës i bashkëngjiten pjesëtarë  të këtij  nacionaliteti.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës