}

NewsArticle

17/04/2009

Diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 17 Prill 2009

Pas një trajnimi intenziv njëmbëdhjetë javor të 70 oficerëve të rinj korrekutes, në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm Minstrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, Komesari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, Zëvendësministri i FSK-së, Behxhet Brajshori, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga EULEX-i, si dhe mysafirë të tjerë dhe familjarë të oficerëve të korrektues.

Ministrja Kelmendi uroi oficerët e rinj për diplomimin dhe tha se “nuk dyshoj në atë që do të jeni profesionalë në vendet tuaja të punës dhe besoj se atë që keni mësuar gjatë trajnimit, do  ta zbatoni në punën tuaj”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës nga numri ipërgjithshëm i oficerëve, 7.5 përqind ka minoritete, gjë që ne na bën të jemi krenar që ky shërbim përfaqëson komunitetin”.

Ajo vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në veçanti bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

Znj.Kelmendi falenderoi mysafirët që kishin gjetur kohë t’i bashkangjiten ceremonisë së diplomimit.

Ndërkaq, Komesari i SHKK-së, Resmi Hoxha përgëzoi oficerët për diplomimin.

“Ne jemi të përkushtuar çdo herë që të mbizotërojë drejtësia, prandaj unë besoj që edhe kjo gjeneratë me përkushtim do të zabtojë  misionin duke pasur parasysh gjithmon zbatimin e ligjit”, tha ndër të tjera z.Hoxha.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, vlerësoi se  vizioni i përbashkët, edukimi dhe trajnimi kanër rol të veçantë në formimin e kuadrit profesional të institucioneve.

 “Ndërtimin i institucioneve të zbatimit të ligjit në frymën e institucioneve përfaqësuese, llogaridhënëse dhe demokratike është vizioni jonë i përbashkët për një jetë më të qetë dhe më të sigurtë”, tha z.Ahmeti.

Ndërsa, u.d/drejtori i QKSPEZH, Lulzim Fushtica tha se “ne jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë të mbështesim trajnimet që zhvillohen në qendër, sipas standardeve të kërkuara”.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Shefat e  Policisë të  vendeve të   rajonit vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri
Shefat e Policisë të vendeve të rajonit vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri

Vushtrri, 23 mars 2009- Të hënën  më 23  mars të  këtij viti, pjesëmarrësit  e  Konferencës Rajonale   të  shefave  të Policisë,  vizituan  Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.

Pasi u uroj mirëseardhje,  u.d.drejtori i QKSPEZH  z.Lulzim Fushtica i njoftoi mysafirët për të  gjitha aktivitetet  që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, me kapacitetet  dhe mundësitë  që  ofron  kjo Qendër, në trajnimin e pjesëtarëve të  Policisë dhe  të Agjencioneve të  tjera   të Sigurisë Publike.

\"\"Vlenë të  theksohet që kjo konferencë për veç tjerash kishte për qëllim  shkëmbimin e praktikave më të mira trajnuese (qendrat për edukim dhe zhvillim), si dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të  organizuar/krimet ndërkufitare,prandaj në ditën e  parë  të   punimeve, pjesëmarrësit e kësaj konference, vizituan Qendrën ku trajnohen pjesëtarët e  Sigurisë. 

Delegacioni  me shefat  e Policisë vizitoi edhe ambientet e Qendrës për t’u njohur më afër me punët e  kësaj Qendreje, me  c’rast  Njësitë  e  Specializuara  të  Policisë së Kosovës, bënë  disa  demonstrime  të  improvizuara  të  aktiviteteve  të  njësive  përkatëse. .
 

Lexo më shumë
Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përkrah ‘Ditën ndërkombëtare të vajzave’
Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përkrah ‘Ditën ndërkombëtare të vajzave’

Vushtrri, 23  prill ’09 - Sot u  shënua  \"Dita Ndërkombëtare  e Vajzave\" e cila për  herë të dytë   u mbajt  në  Kosovë, projekt i Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Ministrisë së Arsimit, Skencës dhe Teknologjisë .Në përkrahje të këtij   projekti  Qendra e Kosovës për Siguri Edukim dhe Zhvillim ofroi mbështetje për 100 vajza nga shkollat fillore të Vushtrisë, ‘Anton Zako Çajupi’ dhe ‘Mustafa Venhari’.

\"\"Qëllimi i kësaj dite është që vajzat  të cilat  nuk kanë bërë  ende  zgjedhjen e  tyre  profesionale, të kenë mundësinë të   njihen me  profesione  të cilat  tradicionalisht konsiderohen punë burrash.

Gjatë  kësaj dite  vajzat  u ndanë  në dy  grupe, sipas  Agjencioneve të Sigurisë Publike, të integruara në Qendër, Policisë së Kosovës dhe Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave. Pas ligjëratave nga zyrtarë të  agjencioneve përkatëse, vajzat  ushtruan praktikisht  disa nga detyrat dhe aktivitetet e Policisë  dhe Zjarrfikësve.

Ishte një  ushtrim praktik i cili  ndihmon këto vajza  të  krijojnë  ide  për profesione  të cilat  tradicionalisht konsiderohen jo femrore dhe në këtë  mënyrë të krijohen mundësi të  barabarta karriere për të dy gjinitë.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës