Lajmet
Lajmet
Përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës
Vushtrri, 18 maj 2017 Pas një trajnimi dhjet javor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Ambasadori i Ambasadës Amerikane në Prishtinë Greg Delawie , zv/ministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Bahri Berisha, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha, drejtori i Qendrës për Siguri Publike i Universitetit Northwestern David Bradford, menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Bill Bochter si dhe përfaqësues të Universitetit Northwestern.
Në këtë trajnim kanë marr pjesë 39 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Forca e Sigurisë së Kosovës, Inspektorati Policor si dhe Dogana e Kosovës.
Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike. Ky trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues në këtë trajnim ishin profesor nga Universiteti Northwestern.
Në fund u shpërndan certifikata dhe mirënjohje për pjesëmarrësit e trajnimit, ku njëherit Drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme pranë Akademisë z. Rrahim Rexha iu nda çmimi për suksesin, besueshmërinë në pozitën e lidershipit në zbatimin e ligjit.
Akademia edhe kësaj here ka qen nikoqire e mbajtjes së trajnimit Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës.
Ekipi i Ekspertëve Verësues vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 12 maj 2017 Ekipi i Ekspertëve Vlerësues të caktuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditimi (AKK), sot qëndruan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me qëllim të mbledhjes së informacioneve në teren për Ri-akreditimin e Programit Studimor Bacheror të Sigurisë Publike dhe Akreditimin Institucional të Akademisë
Ekipi i Ekspertëve ishte në përbërje të, Prof. Dr. Reinhard Meyers, Universiteti i Muensternit (DE), Prof. Dr. Hans-Joachim Giessmann, Universiteti i Hamburgut (DE) dhe Ms. Rebecca Maxwell Stuart, Unioni i Studentëve të Evropës, si dhe Fisnik Gashi, zyrtar për Vlerësim dhe Monitorim nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.
Agjenda e ekipit të ekspertëve ka përfshi takime me menaxhmentin e AKSP-së me temat; deklarata e misionit, organizimi dhe menaxhimi, personeli, financa, plani zhvillimor, menaxhimi i cilësisë, ndërkombëtarizimi;
Takim me personat përgjegjës për programin studimor me temat; kurrikula, mësimdhënia, hulumtimi dhe rekomandimet; takimi me stafin akademik dhe takimi me studentët.
Ekipi i ekspertëve në kuadër të akreditimit të institucionit vizitoi edhe hapësirat e AKSP-së.
Një delegacion nga Universiteti James Medison vizitoj Akademinë
Vushtrri, 9 Maj 2017 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot një delegacion nga Universiteti James Medison i Virgjinias, të kryesuar nga Michael Stoloff i cili është dekan dhe profesor në këtë universitet.
Delegacioni ishte i përbërë edhe nga Joanne Brewster, profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin James Madison, Drita Kadriu, drejtoreshë e Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit në Kosovë, Myrvete Badivuku, Prorektore për Buxhet dhe Financa në Universitetin Hasan Prishtina, si dhe ish ministri Ahmet Shala.
Gjatë këtij takimi ku u bisedua për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin për gjitha aktivitet, trajnimet dhe projektet që janë realizuar si dhe për ecurinë e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Po ashtu delegacioni në fjalë u njoftua edhe për mobilitetin e studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe për bashkëpunimin e tyre që kanë me fakultetet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
Më këtë rast drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universietit James Medison .
Ndërsa, përfaqësuesi i Universitetit James Madison, Michael Stoloff duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen shprehi gatishmërinë e tij për ofrimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në arsimin e lartë.
Edhe drejtoresha Drita Kadriu dhe ish ministri Ahmet Shala shpreh gatishmërinë e tyre për të lehtësuar dhe përkrahur bashkëpunimin ndërmjet AKSP-së dhe Universiteti James Medison.
Studentët e Universitetit Haxhi Zeka vizituan Akademinë
Vushtrri, 08 maj 2017 Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizituan studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë të shoqëruar nga profesor Agron Hasanaj të cilët u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë z.Ismail Smakiqi.
Qëllimi i vizitës ishte që studentët të njihen më për se afërmi me planë programin që zhvillohet në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), z. Ismail Smakiqi i njoftoi studentët për misionin e Akademisë, historikun e saj dhe për trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Drejtori z.Smakiqi para të pranishmeve shpalosi të arriturat e Akademisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë, ngritjen profesionale të zyrtarëve të sigurisë, trajnimet, shkollimin dhe për prioritet e Akademisë në të ardhmen.
Ndërsa profesor Agron Hasanaj duke falënderuar drejtorin z.Smakiqi për mikpritjen tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është njëri nderë institucionet me të rëndësishme në vend.
Studentët shprehen dëshirën që ta vizitojnë Akademinë të njoftohen më aktivitetet që zhvillohen këtu si dhe të njoftohen me planë programin e Fakultetin të Sigurisë Publike, tha z.Hasanaj.
Gjatë kësaj vizite studentët shpreh interesimin e tyre rreth trajnimeve dhe arsimimit të pjesëtareve të sigurisë publike në Akademi.
Po ashtu studentët vizituan edhe infrastrukturën e Akademisë, të cilët u mirëpritën edhe nga pjesa tjetër e stafit profesional, të cilët ofruan njohuri praktike mbi shërbimet profesionale që i ofron AKSP.
Zëvendësja e Avokatit të Popullit znj. Mala vizitoi Akademinë
Vushtrri, 2 maj 2017 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi priti në takim zëvendësen e Institucionit të Avokatit të Popullit znj. Shqipe Mala e cila ishte e shoqëruar nga këshilltari ligjor z. Arbër Berisha.
Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në të ardhmen si dhe njohja për së afërmi me zhvillimet në Akademi.
Gjatë takimit, drejtori z.Smakiqi i njoftoi përfaqësuesit e Institucionit të Avoaktit të Popullit për veprimtarinë dhe zhvillimet e fundit në Akademi, siç janë trajnimet dhe aktivitet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot.
Me theks të veçantë, në këtë takim u diskutua për edukimin e kadetëve dhe studentëve në Akademi, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e Kosovës.
Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.
Një delegacion nga Qendra e Ekselencës së Stabilitetit të Policimit të NATO-së vizitoi Akademinë
Vushtrri, 27 prill 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), z.Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacion nga Qendra e Ekselencës së Stabilitetit të Policimit të NATO-së në Kosovë i kryesuar nga Emmanuele Pesce dhe Liviu SIIA.
Në këtë takim morën pjesë edhe Driton Zabërxha nënkolonel në Policinë e Kosovës si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi njoftoi delegacionin në fjalë për historiku, misionin dhe vizionin e Akademisë.
Po ashtu delegacioni në fjalë u njoftuan edhe për të arriturat e përgjithshme të Akademisë, shkollimin në Fakultetin e Sigurisë Publike, bashkëpunimin ndërkombëtar si dhe për bashkëpunimin me KFOR-in që ka Akademia. Drejtori Smakiqi foli edhe për procese të rëndësishme të cilat ka kaluar AKSP-ja që nga themelimi e deri më tani.
Gjatë takimit nga menaxhmenti i lartë i Akademisë, konkretisht Departamenti i Trajnimeve dhe Përkrahjes Programore u prezantua planë programi mësimore si dhe trajnimet që mbahen në Akademi.
Kurse, nënkolonel Driton Zabërxha e njoftoi delegacionin në fjalë për procesin e trajnimit bazik të Policisë së Kosovës , trajnimet e specializuar, të avancuara, si dhe për mënyrën e gradimit.
Ndërsa, në fund delegacioni parashtruan pyetje për shumë çështje që lidhen me trajnimet e pjesëtarëve të sigurisë publike, në fokus u interesuan për trajnimet e policisë.
Në fund delegacioni vizituan objektet përcjellëset të Akademisë, si sallat e sportit, poligonet e gjuajtjes më armë zjarri, klasat mësimore ku nga instruktorët u informuan më gjerësisht më trajnimet praktike për pjesëtarët e sigurisë.
Në këtë takim u prezantua edhe filmi dokumentar për jetën e kadetit në Akademi.
Profesorët dhe studentët e Kolegjit Gjilani vizituan Akademinë
Vushtrri, 26 prill 2017 Profesorët dhe studentët e Kolegjit Gjilani sot vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, z.Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë z.Bejtush Gashi si dhe menaxhmenti i lartë.
Qëllimi i vizitës ishte që studentët të njihen më për se afërmi me misionin, vizionin e Akademisë si dhe me planë programin që zhvillohet në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), z. Ismail Smakiqi fillimisht përshëndeti të pranishmit e me pas i njoftoi për historikun, trajnimet dhe gjitha aktivitetet që zhvillohen në Akademi.
Drejtori z.Smakiqi para të pranishmeve shpalosi të arriturat e Akademisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë, ngritjen profesionale të zyrtarëve të sigurisë, trajnimet, shkollimin dhe për prioritet e Akademisë në të ardhmen.
Ndërsa z.Reshat Maliqi kolonel në Policinë e Kosovës, njëherit ligjërues në Kolegjin Gjilani duke falënderuar drejtorin z.Smakiqi për mikpritjen tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike mund të konsiderohet si krenaria e vendit, për shkak se siç tha ai nga ky institucion kanë dalur dhe vazhdon dalin pjesëtarë që iu mundësojnë qytetarëve të Kosovës siguri.
Në kemi shprehur dëshirën që ta vizitojmë Akademinë dhe studentët të njoftohen më për se afërmi me misionin dhe vizionin e Akademisë, të njoftohen me planë programin që zhvillohet në Fakultetin e Sigurisë Publike, tha z.Maliqi.
Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike z.Bejtush Gashi i njoftoi studentët për planë programin e Fakultetit të Sigurisë.
Fakultetit aktualisht funksionon me katër drejtime dhe ky arsimim përmbush kërkesat e sektorit të sigurisë që në të ardhmen parashikojmë që këtu ta kem edhe ushtrinë përkatësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, për faktin se në çdo krizë dhe situatë zbatuesit e ligjit janë përgjegjës për të reaguar karshi një situatë e cila krijohet, u shpreh z.Gashi duke thënë se Fakultetit i Sigurisë Publike pritet që shumë shpejtë të ofroj edhe studime mastër.
Kurse prof. dr. Besim Halimi tha se puna dhe profesionalizimi i Akademisë është duke u vërejtur në terën, për shkak se zyrtarët e sigurisë publike, konkretisht Policia e Kosovës janë duke e kryer punën e tyre në mënyrë më profesionale.
Këtë e kanë vërtetuar edhe sondazhet vendore dhe ndërkombëtare ku renditin Policinë e Kosovës si njëri ndër institucionet më të besueshme në vend, tha Halimi.
Gjatë kësaj vizite studentët shpreh interesimin e tyre rreth trajnimeve dhe arsimimit të pjesëtareve të sigurisë publike në Akademi. Studentët u ndanë të kënaqur me vizitën si dhe vlerësuan lartë punën të cilën e bënë Akademia në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Përveç tjerash studentët vizituan edhe infrastrukturën e Akademisë, të cilët u mirëpritën edhe nga pjesa tjetër e stafit profesional, të cilët ofruan njohuri praktike mbi shërbimet profesionale që i ofron AKSP.
Përfundoi trajnim për Kërkim dhe shpëtim
Vushtrri, 25 prill 2017 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), përfundoi trajnimin për Kërkim dhe Shpëtim, i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, qëllimi i të cilit ishte aftësimi i zyrtarëve lidhur me operacionet për mbështetje humanitare në raste të krizave.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, Drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës z.Agron Rukiqi, Drejtori i Drejtorisë së Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës, z.Akrem Rraci, Kolonel i Forvace të Sigurisë së Kosovës Shaip Hazir, si dhe zyrtar të institucioneve të sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit vlerësoi se trajnimet e tilla janë shumë të rëndësishme për zyrtarë të cilën punojnë në institucione të sigurisë.
Drejtori Smakiqi gjithashtu falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në theks të veçantë Ambasadën Amerikanë dhe ICITAP-in për përkrahje që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin Akademisë.
Ndërsa Shaip Haziri, kolonel nga Forca e Sigurisë së Kosovës, tha se trajnimi për Kërkim dhe shpëtim , është i veçantë për pjesëtarët e FSK-së, duke fuqizuar njohurit e tyre që në rast të nevojave të jenë të gatshëm për të ofruar ndihmë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Edhe, z.Agron Rukiqi Drejtor i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës duke përshëndetur të pranishmit, tha se trajnimet gjithëherë janë të mirëseardhur për Policinë e Kosovës.
Rukiqi duke e vlerësuar këtë trajnim si shumë të rëndësishëm falënderoi Ambasadën Amerikane në Kosovë për përkrahje, dhe me këtë rast shfaqi shpresën se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndryshe trajnimi ka zgjatur një javë ku kanë marrë pjesë tridhjetë zyrtarë të sigurisë publike nga Policia e Kosovës (PK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME) si dhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Prof.dr. Jon Fisher mbajti ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë
Vushtrri, 24 prill 2017- Sot në Fakultetin e Sigurisë pranë Akademisë së Kosovës për Siguri Publike para menagjemntit të lartë të Akademisë, stafit akademikë dhe studentëve mbajti ligjëratë prof.dr. Jon Fisher nga Universiteti Utah Valley i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi falënderoi prof.dr. Jon Fisher për prezencën në Akademi si dhe mundësin që para studentëve të mbaj ligjëratë me tema të cilat janë më rëndësi dhe interes për studentët e Fakultetit të Sigurisë.
Tema që u ligjërua nga Prof.dr Jon Fisher para studentëve ishte terrorizimi, në fokus të veçantë terrorizmi i aviacionit.
Në këtë ligjëratë para të pranishmëve ai foli edhe për përvojat dhe sfidat të cilat ka kaluar duke dhënë kontribut në institucione të sigurisë.
Studentët e Fakultetit të Sigurisë patën rastin që të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me prof..dr. Jon Fisher lidhur me çështjet e sigurisë ku njëherit edhe studiojnë në këtë fushë.
Prof.dr. Jon Fisher është profesor i asociuar në Shërbimet e Emergjencave në Universitetin Utah Valley dhe drejtor i Institutit të Shërbimeve të Emergjencave dhe të Sigurisë së Atdheut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Akademi filloi trajnimi për Kërkim dhe Shpëtim
Vushtrri, 20 prill 2017- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi për Kërkim dhe Shpëtim i përkrahur nga Ambasada Amerikiane në Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë tridhjetë zyrtarë të sigurisë publike ku janë të përfshirë, Policia e Kosovës, Agjencioni për Menagjim Emergjent si dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i zyrtarëve lidhur me operacionet për mbështetje humanitare në raste të krizave.
Drejtori Smakiqi mori pjesë në prezantimin e arsimit policor të Holandës
Vushtrri, 18 prill 2017- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) z.Ismail Smakiqi i shoqëruar nga Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë z. Avni Istrefi, mori pjesë në prezantimin e arsimit policor, gjegjësisht kursin Prezantimi i arsimit policor të vendeve nën nivelin e detit, në Akademinë Policore Apeldoorn të Holandës ku ka zgjatur nga data 10.04.2017 deri me datën 14.04.2017.
Në këtë prezantim morën pjesë 28 pjesëmarrës nga 18 vende të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine (kryesisht përfaqësues të Akademive Policore nga vendet përfaqësuese).
Pjesëmarrësit janë pritur nga përfaqësuesit e Akademisë Policore në Apeldoorn, ku nga ta kanë dëgjuar prezantime për; Policinë e Holandës, Akademinë Policore të Holandës, Rekrutimi dhe Selektimi, Menaxhmenti dhe Lidershipi, Programi Bachelor dhe Master për Policin e Holandës. Pjesëmarrësit po ashtu kanë vizituar dy qendra të trajnimeve në Eindhoven dhe Ossendrecht.
Ndryshe, Holanda ka një Akademi Policore kombëtare, me selinë kryesore në Apeldoorn, mirëpo ka qendra trajnimi ose arsimimi të policisë edhe në shtatë qytete tjera të Holandës.
Drejtori Smakiqi mori pjesë në konferencën e gjashtë të INTERPA-së
Vushtrri, 03 prill 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) z.Ismail Smakiqi i shoqëruar nga Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë z.Avni Istrefi, mori pjesë në konferencën e gjashtë të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore INTERPA, e cila u mbajt në Republikën e Qipros Veriore, në qytetin Kyrenia.
Në këtë konferencë e cila mbahet për çdo vit, morën pjesë 70 përfaqësues të 26 institucioneve anëtare nga 23 vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare si Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe të Policisë Kombëtare të ASEAN (ASEANAPOL).
Tema kryesore e konferencës ishte \"Çështja e drogës dhe qasjeve të reja në trajnimin policor në luftimin narkotik\".
Konferenca u organizua në gjashtë sesione në të cilat u trajtuan tema boshte, siç janë: Roli dhe rëndësia e trajnimit policor në luftimin e drogave, Roli i shoqërisë civile dhe rrjeteve sociale në luftimin e drogave, Trajnim mbi luftën kundër drogës, Trajnimi i policisë në parandalimin e rreziqeve dhe kërcënimeve, Rehabilitimi dhe ri integrimi i të varurve nga droga, Bashkëpunimi ndërkombëtar për trajnime në luftimin e drogave.
Gjatë konferencës u mbajtën takimi i Bordi Ekzekutiv si dhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.
Me pjesëmarrje të reja, INTERPA arritur 67 institucionet anëtare nga 52 vende të ndryshme. Në fund gjatë konferencës u aprovua Deklarata Përfundimtare e Konferencës.
Udhëheqësit e delegacioneve të Akademive Policore dhe Institucioneve trajnuese të sigurisë publike, në ditën e dytë u pritën nga presidenti i Republikës së Qipros Veriore z.Mustafa Akıncı si dhe kryetarja e Parlamentit znj.Sibel Siber.