Google Scholar e stafit dhe data bazat tjera


Akademia e Kosovës për Siguri Publike, përmes Fakultetit të Sigurisë Publike, ka një rol të rëndësishëm jo vetëm në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin e hulumtimit shkencor si një dimension thelbësor i misionit të saj. Stafi akademik është i angazhuar vazhdimisht në botimin e punimeve shkencore, pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare dhe zhvillimin e projekteve hulumtuese që kanë ndikim kombëtarë dhe ndërkombëtar.

 

Për të garantuar transparencë, për të rritur qasjen publike në aktivitetin shkencor dhe për të lehtësuar bashkëpunimin akademik, janë vendosur në dispozicion profilet individuale të hulumtimit shkencor të stafit me orar të plotë në platformat ndërkombëtare: Google Scholar, SCOPUS dhe ORCID. Këto platforma shërbejnë si burime të besueshme që dokumentojnë publikimet, citimet dhe fushat e ekspertizës shkencore e profesionale të secilit anëtar të stafit.

 

Përmes këtyre profileve, studentët, studiuesit, profesionistët e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë mund të kenë një pasqyrë të qartë dhe të përditësuar mbi kontributet akademike të personelit akademik, duke i shërbyer kështu rritjes së dukshmërisë ndërkombëtare të Akademisë. Profilet individuale jo vetëm që reflektojnë aktivitetin hulumtues të secilit anëtar të personelit akademik, por gjithashtu përfaqësojnë një urë bashkëpunimi ndërkombëtar, një bazë të dhënash të hapur për studime të mëtejshme, si dhe një mjet reference për studentët që ndjekin literaturën bashkëkohore në fushën e sigurisë publike.

 

PROFILET HULUMTUESE TË PERSONELIT AKADEMIK ME ORAR TË PLOTË

EMRI DHE MBIEMRI

GOOGLE SCHOLAR

SCOPUS

ORCID

Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi

👉Google Scholar

👉SCOPUS

👉ORCID

Prof. Ass. Dr. Ferid Azemi

👉Google Scholar

👉SCOPUS

👉ORCID

Prof. Ass. Dr. Halil Asllani

👉Google Scholar

👉SCOPUS

👉ORCID

Prof. Ass. Dr. Fidair Berisha

👉Google Scholar

👉SCOPUS

👉ORCID

Dr. Sc. Anita Zenuni

👉Google Scholar

👉SCOPUS

👉ORCID

Ma. Sc. Florentina Shala Braha

👉Google Scholar

-

👉ORCID