Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Bordi i AKSP-së

Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është autoritet i themeluar në përputhje me nenin 17 të Ligjit nr. 04/L-053 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor/2011) me qëllim të vendosjes së minimumit bazë të standardeve profesionale, politikave që kanë të bëjnë me trajnimet në fushën e sigurisë publike, edukimin e specializuar dhe të avancuar të zyrtarëve të Institucioneve për Siguri Publike.

Bordi është i organizuar në bazë të Rregullores nr. 06/2013 për Bordin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku me këtë rregullore përcaktohet përbërja, përgjegjësite si dhe rregullat e punës.

Si i tillë ligjërisht ka qene i themeluar në vitin 2008 edhe me herët me kornizën ligjore te UNMIK-ut, respektivisht Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2008/18 për themelimin e bordit kosovar mbi standardet e sigurisë publike dhe arsimin.

 

Anëtarët e Bordit të AKSP-së

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës - Kryesues i Bordit;
  2. Kryeprokurori i Shtetit anëtar;
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës - anëtar;
  4. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës - anëtar;
  5. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës - anëtare;
  6. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave - anëtar;
  7. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës - anëtar;
  8. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike - anëtar pa te drejtë vote.

 

Udhëheqja e Bordit të AKSP-së

  • Kryesuesi i Bordit zgjidhet me shumicën e votave të anëtarëve me të drejt vote për një periudhë prej një viti. Zgjedhjet do të mbahen në takimin e parë të bordit në fillim të çdo viti kalendarik.
  • Në mbledhjen e 42-të të Bordit të AKSP-së të mbajtur me datë 15.05.2024 është zgjedhë Kryesues i Bordit për vitin 2024 z. Ismail Dibrani, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës;

Takimet e Bordit të AKSP-së

Bordi mblidhet çdo tre (3) muaj, por mund të mblidhet edhe më shpesh varësisht nga çështjet e kërkuara për shqyrtim nga Kryesuesi apo me kërkesën e së paku katër (4) anëtarëve të Bordit.

Në mbledhjen konstituive të Bordit të AKSP-së të mbajtur me datë 08.04.2013 është vendos orari i mbledhjeve të rregullta të Bordit:

-          Mbledhjet e rregullta mbahen të hënën e dytë të muajve mars, qershor, shtator dhe dhjetor.

-          Në rast se dita e mbledhjes është festë zyrtare, mbledhja mbahet në ditën në vijim


Sekretaria e Bordit të AKSP-së

Sekretaria e Bordit shërben për të organizuar, bashkërenduar, zhvilluar dhe mirëmbajtur aktivitetet e nevojshme për punën e Bordit.

Sekretaria e Bordit detyrat dhe përgjegjësitë i kryen në bazë të Rregullores nr. 06/2013 për Bordin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

 

Kontakti i sekretarisë së Bordit të AKSP-së

Adresa:   AKSP, Vushtrri

E-mail:   [email protected] 

Tel:         + 383 (0) 28 / 570 – 008, ext. 225