Tarifat e studimeve

Studimet në programin “Siguri Publike” ofrohen pa pagesë për zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike.

Megjithatë, për të garantuar rikthimin e investimit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kapaciteteve profesionale, çdo student është i obliguar të lidhë një kontratë ndërmjet:Institucionit punëdhënës dhe Zyrtarit të përzgjedhur (studentit).

Sipas kësaj marrëveshjeje, pas përfundimit me sukses të studimeve Bachelor në Siguri Publike, studenti është i obliguar të shërbejë për një periudhë minimale prej 5 (pesë) vjetësh në institucionin e tij punëdhënës.

Ky mekanizëm siguron që njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve të kthehen në kontribut të drejtpërdrejtë për institucionet e sigurisë publike dhe për shoqërinë në tërësi.