Shërbimet administrative
Shërbimet Administrative ofrohen zyrtarët e ngarkuar me menaxhimin e çështjeve të arsimit të lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Këta zyrtarë ofrojnë mbështetje profesionale dhe ndihmë për studentët dhe stafin akademik, duke siguruar që të gjitha proceset administrative të zhvillohen në mënyrë korrekte dhe transparente.
Shërbimet administrative përfshijnë:
Regjistrimin dhe evidencën e studentëve - përkujdesen për pranimin, regjistrimet vjetore/semestrale dhe përditësimin e të dhënave të studentëve.
Dokumentacionin zyrtar - lëshimin e vërtetimeve, transkripteve, diplomave dhe dokumenteve të tjera zyrtare.
Koordinimin e procesit akademik - mbështetje për oraret, provimet, notat dhe shërbime të tjera që lidhen me jetën akademike.
Mbështetjen për studentët dhe stafin - ofrojnë informata, udhëzime dhe asistencë për çdo çështje administrative.
Qëllimi i ofrimit të shërbimeve administrative është që të sigurojmë që studentët të kenë qasje të lehtë dhe të drejtëpërdrejtë në shërbimet që u nevojiten gjatë gjithë periudhës së studimeve.