Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim

Në kuadër të Fakultetit funksionon Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim. 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Institutit të Hulumtimit dhe Zhvillimit janë:

  • Hulumtimi dhe zhvillimi në fushën e sigurisë publike;

  • Mbështetja e personelit dhe vijuesve në aktivitet e tyre kërkimore;

  • Mbështetja e personelit dhe vijuesve lidhur me metodologjinë e hulumtimit shkencor;

  • Hartimi i projekt propozimeve dhe aplikimi për financimin nga jashtë për projektet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e sigurisë publike;

  • Bashkëpunimi me institucionet e tjera të hulumtimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë dhe institucioneve të sigurisë publike.

Udhëheqësi i Institutit të Hulumtimit dhe Zhvillimit raporton te dekani i Fakultetit.