Kalendari akademik

 

Viti akademik zgjat dymbëdhjetë (12) muaj, fillon më 1 tetor dhe përfundon më 30 shtator, ndërsa periudha aktive e studimeve organizohet në semestrin dimëror dhe semestrin veror.

 

Kalendari Akademik 2026/2027

 

Për vitin akademik 2026/2027, aktivitetet kryesore akademike janë planifikuar si në vijim:

 

 

Aktiviteti akademik

 

 

Periudha

 

Fillimi i vitit akademik 2026/2027

01.10.2026

Semestri dimëror

01.10.2026 - 15.01.2027

Afati i provimeve të janarit

01.02.2027 - 14.02.2027

Semestri veror

15.02.2027 - 31.05.2027

Afati i provimeve të qershorit

01.06.2027 - 13.06.2027

Praktika profesionale (Internship)

14.06.2027 - 16.07.2027

Mbrojtja e praktikës profesionale

26.07.2027 - 30.07.2027

Pushimi kolektiv i personelit akademik

01.08.2027 - 29.08.2027

Afati i provimeve të shtatorit

01.09.2027 - 17.09.2027

Përfundimi i vitit akademik 2026/2027

30.09.2027

 

Mësimdhënia gjatë semestrit dimëror dhe semestrit veror zhvillohet ditën e premte dhe ditën e shtunë të çdo jave, sipas orarit të miratuar nga Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike.

 

Kalendari akademik përcakton periudhat e mësimdhënies, afatet e provimeve, praktikën profesionale, mbrojtjen e praktikës dhe aktivitetet e tjera akademike. Në rastet kur aktivitetet akademike përkojnë me festa zyrtare ose ditë të tjera në të cilat nuk punohet sipas legjislacionit në fuqi, organizimi i tyre bëhet në përputhje me vendimet dhe njoftimet përkatëse të Fakultetit.