Divizioni për Sigurimin e Cilësisë në Akademi

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademi janë:

 

  • Zbatimi i procedurave të cilat përfshijnë proceset dhe sistemin e vlerësimit;

  • Mbikëqyrë dhe ndihmon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të kontrollit të cilësisë përmes metodave - veprimeve të drejta dhe të përshtatshme;

  • Rishikon efikasitetin e sistemit të cilësisë dhe ofron përkrahje profesionale lidhur me procedurat e vlerësimit dhe hartimin e llojeve të ndryshme të pyetësorëve në Akademi;

  • Ndërmarrjen e veprimeve për vlerësimin e sigurisë së cilësisë së programeve studimore dhe trajnuese me qëllim të arritjes së objektivave dhe kontrollin sistematik;

  • Bashkëpunimi me akterët relevant në akademi në të gjitha fazat e veprimit për implementimin e sistemit të sigurimit dhe kontrollit të cilësisë;

  • Planifikimi dhe analizimi i aktiviteteve studimore;

  • Koordinimi dhe realizimi i aktiviteteve në lidhje me vetëvlerësimin e institucionit;

  • Përcaktimi i pikëve të kredive të fituara nga pjesëmarrësit në bazë të kritereve të përcaktuara, varësisht nga institucioni në të cilin aplikohet;

  • Përgatit raportin e vetëvlerësimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për akreditim sipas legjislacionit në fuqi.

  • Përgatitja e propozimeve buxhetore të Fakultetit;

     

Udhëheqësi i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademi raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.

 

 

Emin Uka

Udhëheqësi i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë

 

Tel. + 383 (0) 28 590 070

E-mail: [email protected]