Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore janë:
- Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike dhe akteve normative nga fushëveprimi i Akademisë;
 - Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin e prioriteteve strategjike të Akademisë;
 - Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Akademisë me procesin e planifikimit buxhetor;
 - Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek insitucionet relevante;
 - Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor strategjik të Akademisë;
 - Siguron harmonizimin e akteve normative të Akademisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
 - Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Akademisë;
 - Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë;
 - Ofron ndihmë për strukturat organizative të Akademisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;
 - Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Akademisë në kontestet gjyqësore;
 - Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë.
 
Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
- Divizioni për Planifikim Strategjik;
 - Divizioni për Çështje Ligjore.
 
Fitim Osmani
U.d. Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore
Tel. + 383 (0) 28 590 070
E-mail: [email protected]
Adresa: AKSP – Vushtrri