Të drejtat dhe detyrimet

Studentët që janë të pranuar në Fakultet kanë këto të drejta:

  1. Të marrin pjesë në të gjitha ligjëratat, seminaret dhe në mësimet e organizuara në lëndët e programit të zgjedhur të studimit sipas mbarëvajtjes së studimeve;

  2. Të shfrytëzojnë shërbimet e Akademisë.

  3. Të marrin pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në organet e Fakultetit;

  4. Të marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve dhe komisioneve ku janë të caktuar si anëtarë. Në rast të konfliktit të interesit në lidhje me përmbajtjen, anëtarët e deleguar të studentëve nuk marrin pjesë në takime të organeve të Fakultetit;

  5. Të drejtën për të paraqitur ide të reja dhe opinione të debatueshme pa rrezikuar humbjen e vendit të studentit ose privilegjet që mund të gëzojnë nga Fakulteti;

  6. Të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për infrastrukturën e Fakultetit;

  7. Të kundërshtuar një vendim apo një veprim të Fakultetit ndaj tyre në komision të ankesave.

Studentët kanë këto detyrime:

  1. T’i respektojnë legjislacionin në fuqi, të drejtat e njeriut dhe rregulloret e Akademisë;

  2. T’i respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë;

  3. T’u kushtojnë vëmendje të duhur studimeve të tyre dhe të marrin pjesë në aktivitetet akademike;

  4. Të vijojnë ligjëratat dhe ushtrimet në pajtim me rregullat e programit specifik të studimeve;

  5. Të sillen mirë si në lokalet e Universitetit, ashtu edhe jashtë tyre për të respektuar dhe ruajtur integritetin akademik të Universitetit;

  6. Të respektojnë rregullat e Kodit të etikës.