Çfarë është Erasmus+?
Erasmus+ është program i BE-së për të përkrahur arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në Evropë.
Ka një buxhet të vlerësuar prej 26.2 miliardë €. Ky është gati dyfishi i financimit krahasuar me programin e tij paraardhës (2014-2020).
Programi 2021-2027 vendos fokus të fortë në përfshirjen sociale, tranzicionin e gjelbër dhe digjital dhe promovimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën demokratike.
Ai mbështet prioritetet dhe aktivitetet e përcaktuara në Zonën Evropiane të Arsimit, Planin e Veprimit të Arsimit Digjital dhe Agjendën Evropiane të Shkathtësive. Programi po ashtu
• përkrah Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale
• zbaton Strategjinë e BE-së për Rininë 2019-2027
• zhvillon dimensionin evropian në sport.
Për më shumë informata rreth Erasmus+, ju lutem vizitoni: https://erasmus-plus.ec.europa.eu.
BASHKËPUNIMI I AKSP-SË ME ERASMUS+
Akademia e Kosovës për Siguri Publike që nga themelimi i Fakultetit të Sigurisë Publike në vjeshtë të vitit 2014 është mjaft aktive në programin Erasmus+, si në shkëmbimin e studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ përmes Mobilitetit Ndërkombëtar të Kredive të këtij programi, po ashtu edhe në pjesëmarrje në ngjarjet që organizohen nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë.
Kështu, nga viti 2016 e deri më tani, përmes Mobilitetit Ndërkombëtar të Kredive të programit Erasmus+, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka arritur të dërgojë jashtë vendit dhe të pranojë brenda vendit për qëndrime në periudha të ndryshme kohore gjithsej 126 studentë, pjesëtarë të stafit akademik e administrativ të AKSP-së dhe institucioneve të sigurisë publike. Shkëmbimet janë zhvilluar në institucionet si në vijim: Akademia e Estonisë e Shkencave të Sigurisë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Policisë në Brandenburg të Gjermanisë, Akademia e Zjarrfikjes në Varshavë të Polonisë, Kolegji Universitar Policor i Norvegjisë dhe Fakulteti i Sigurisë i Shkupit i Universitetit St. Kliment Ohridski i Manastirit të Maqedonisë së Veriut.
Kështu, në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë (AEShS), gjatë katër viteve akademike, 2016 - 2017, 2017 - 2018, 2019 - 2020 dhe 2021 - 2022 janë dërguar nga 2 (dy) studentë në secilin vit akademik për të vijuar një semestër të tërë në periudhën kohore prej 5 (pesë) muajsh, përveç dy të fundit, që kanë qëndruar vetëm 4 (katër) muaj. Në të njëjtin institucion, në vitin akademik 2016 - 2017 kanë qëndruar për 2 (dy) javë për të dhënë mësim 2 (dy) mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) të AKSP-së. Në vitin akademik 2017 - 2018 1 (një) mësimdhënëse e AKSP-së ka qëndruar për 1 (një) javë për mësimdhënie në AEShS dhe për të njëjtën periudhë kohore ka ardhur për të dhënë mësim edhe një mësimdhënëse e EAShS-së në FSP të AKSP-së. Kurse në vitin akademik 2019 - 2020 kanë qëndruar 3 (tre) mësimdhënës për 1 (një) javë në këtë Akademi, ku kanë marrë pjesë në një konferencë shkencore. Për më tepër, në të njëjtin institucion kanë qëndruar 4 (katër) herë nga një grup për 1 (një) javë pjesëtarët e stafit administrativ të AKSP-së, dhe atë njëherë 2 (dy) pjesëtarë, herën e dytë 3 (tre) pjesëtarë, herën e tretë 1 (një) pjesëtar dhe herën e katërt 6 (gjashtë) pjesëtarë të stafit administrativ. Kurse në AKSP kanë qëndruar po ashtu njëherë 2 (dy) pjesëtarë të këtij institucioni, herën tjetër 1 (një) pjesëtar, herën e tretë 2 (dy) pjesëtarë dhe herën e katërt 5 (pesë) pjesëtarë tjerë të tij në AKSP, që të katër grupet për një javë. Në total, me këtë institucion janë shkëmbyer gjithsej 37 veta të kategorive si më sipër, prej të cilëve 26 nga AKSP në AEShS dhe 11 të tjerë nga AEShS në AKSP. Për më shumë informata rreth AEShS, ju lutem klikoni: https://www.sisekaitse.ee/en/eass-home.
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Policisë në Brandenburg të Gjermanisë, për 1 (një) javë kanë qëndruar 4 (katër) grupe të zyrtarëve të Policisë së Kosovës me gjithsej 43 pjesëmarrës në një trajnim të dedikuar për ta. Në këtë institucion, në maj të vitit 2017 ka qëndruar një grup prej 15 zyrtarësh policorë, prej të cilëve 8 (tetë) studentë të FSP të AKSP-së, në dhjetor të vitit 2017 kanë qëndruar 3 (tre) zyrtarë policorë dhe në maj të vitit 2018 kanë qëndruar 17 zyrtarë policorë, prej të cilëve 9 (nëntë) studentë të FSP-së. Kurse në qershor të vitit 2019 kanë qëndruar 14 zyrtarë nga Kosova, prej të cilëve 8 (tetë) zyrtarë nga Policia e Kosovës të angazhuar në mësimdhënie në nivelin e trajnimit profesional dhe atë të arsimit të lartë, 4 (katër) mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) të AKSP-së dhe 2 (dy) zyrtarë të lartë të AKSP-së të përfshirë edhe në mësimdhënie në nivelin e trajnimeve profesionale. Për më tepër, në vitin akademik 2017 - 2018 në AKSP/Kosovë ka qëndruar 1 (një) mësimdhënës nga ky instititucion. Në total, me këtë institucion janë shkëmbyer gjithsej 50 veta të kategorive si më sipër, prej të cilëve 49 nga AKSP në këtë institucion dhe 1 tjetër nga ky institucion në AKSP. Për më shumë informata rreth Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Policisë në Brandenburg, ju lutem klikoni: https://hpolbb.de/node/424.
Në Akademinë e Zjarrfikjes (ish-Shkolla Kryesore e Shërbimit të Zjarrfikjes) në Varshavë të Polonisë janë zhvilluar 4 (katër) vizita njëjavore: në fund të shtatorit 2016 2 (dy) pjesëtarë të stafit administrativ, në maj 2018 nga 1 (një) zyrtar i stafit akademik dhe atij administrativ, në tetor 2018 1 (një) pjesëtar tjetër i stafit administrativ dhe në tetor 2021 2 (dy) pjesëtarë të stafit administrativ dhe 2 (dy) të tjerë të stafit akademik, prej të cilëve njëri ka qenë i angazhuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) e Kosovës. Në total, me këtë institucion janë shkëmbyer gjithsej 9 veta të kategorive si më sipër, dhe atë vetëm nga AKSP në AZ. Për më shumë informata rreth SGSP, ju lutem klikoni: https://apoz.edu.pl.
Në Kolegjin Universitar Policor të Norvegjisë (KUPN), në Oslo të Norvegjisë, gjatë vitit akademik 2021 - 2022 kanë qëndruar 2 profesorë të FSP-së së AKSP-së, dhe atë njëri në fund të prillit e tjetri në fund të majit 2022, si dhe 4 studentë të FSP të AKSP-së në fund të prillit 2022, që të gjithë në kohëzgjatje prej një jave. Përderisa në AKSP po ashtu për një javë, përkatësisht në javën e fundit të prillit 2022 ka qëndruar në AKSP një grup pre 3 (tre) mësimdhënësish të këtij Kolegji. Në total, me këtë institucion janë shkëmbyer gjithsej 9 veta të kategorive si më sipër, prej të cilëve 6 nga AKSP në KUPN dhe 3 të tjerë nga KUPN në AKSP. Për më shumë informata rreth KUPN, ju lutem klikoni: https://www.politihogskolen.no/en.
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Laurea të Finlandës, gjatë vitit akademik 2022 - 2023 për herë të parë në FSP të AKSP kanë qëndruar 2 studentë të këtij Universiteti në AKSP, si dhe 8 mësimdhënës të këtij Universiteti në AKSP, kurse kanë shkuar atje 2 mësimdhënës të FSP-së së AKSP-së. Gjatë po të njëjtit vit akademik, në këtë institucion në Finlandë kanë shkuar po ashtu edhe 5 pjesëtarë të stafit administrative, të ndarë në 2 grupe: njëherë 2 dhe pastaj edhe 3 të tjerë. Në total, me këtë institucion janë shkëmbyer gjithsej 17 veta të kategorive si më sipër, prej të cilëve 7 nga AKSP në Laurea dhe 10 të tjerë nga Laurea në AKSP. Për më shumë informata rreth UShA Laurea, ju lutem klikoni: https://www.laurea.fi/en.
Në Fakultetin e Sigurisë të Shkupit të Universitetit St. Kliment Ohridski të Manastirit të Maqedonisë së Veriut, gjatë vitit akademik 2023 - 2024 kanë qëndruar dy mësimdhënës të rregullt të Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) të AKSP-së, si dhe po ashtu dy mësimdhënës të rregullt të këtij Fakulteti nga Maqedonia e Veriut në AKSP, Kosovë. Në total, me këtë institucion janë shkëmbyer gjithsej 4 mësimdhënës, prej të cilëve 2 nga AKSP në këtë institucion dhe 2 të tjerë nga ky institucion në AKSP. Për më shumë informata rreth Fakultetit të Sigurisë të Shkupit të Universitetit St. Kliment Ohridski të Manastirit të Maqedonisë së Veriut, ju lutem klikoni: https://fb.uklo.edu.mk.
Përderisa po ashtu zyrtarë nga stafi akademik dhe administrativ i AKSP-së kanë marrë pjesë në gjithsej 20 aktivitete dhe ngjarje të organizuara nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, duke përfshirë 7 Ditët Informuese për vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, 2019 dhe 2023, në Seminarët e Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë (HERE) dhe në ngjarje të tjera. Për më tepër, zyrtarët nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë kanë vizituar 7 herë AKSP-në.
Çfarë është CEPOL?
Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimit të Ligjit (CEPOL) është agjenci e Bashkimit Evropian e dedikuar për zhvillimin, zbatimin dhe koordinimin e trajnimeve për zyrtarët e zbatimit të ligjit. CEPOL është pjesë integrale e arkitekturës së sigurisë së BE-së.
CEPOL bashkon një rrjet institutesh trajnimi për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shtetet Anëtare të BE-së dhe i mbështet ata në ofrimin e trajnimeve të vijës së parë mbi prioritetet e sigurisë, bashkëpunimin për zbatimin e ligjit dhe shkëmbimin e informacionit. CEPOL punon edhe me organet e BE-së, organizatat ndërkombëtare dhe vendet e treta për të siguruar që kërcënimet më serioze të sigurisë të trajtohen me një përgjigje kolektive.
CEPOL kontribuon për një Evropë më të sigurt duke lehtësuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Shteteve Anëtare të BE-së dhe, deri në një farë mase, nga vendet e treta, për çështjet që rrjedhin nga prioritetet e BE-së në fushën e sigurisë, në veçanti, ato që lidhen me krimin e rëndë dhe të organizuar që rrjedhin nga Platforma Multidisiplinare Evropiane Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT).
Portofoli aktual i CEPOL përfshin aktivitetet e trajnimit rezidencial, mësimin online, programet e shkëmbimit dhe aktivitetet e njohurive shkencore dhe hulumtuese. Selia e CEPOL ndodhet në Budapest, Hungari.
Për më shumë informacion rreth CEPOL, ju lutemi vizitoni: https://www.cepol.europa.eu.
Bashkëpunimi i Kosovës me CEPOL
Më 24 mars 2017 u nënshkrua Marrëveshja e Punës ndërmjet Agjencisë së Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimin e Ligjit (CEPOL) dhe Kosovës, përfaqësuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), zyrtarë të së cilës janë pjesë e Njësisë Kombëtare të CEPOL (CNU) për Kosovë. Që nga viti 2017 deri në vitin 2024 është arritur që në aktivitete të kësaj Agjencie të BE-së të marrin pjesë në total 221 zyrtarë nga Kosova, përkatësisht nga Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK), Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Agjencia e Forenzikës e Kosovës (AFK), Prokuroria dhe Gjyqësia, të shpërndarë nëpër vite dhe lloje të aktiviteteve si në tabelën më poshtë:

AKSP është shumë aktive në zbatimin dhe zhvillimin e disa programeve dhe projekteve të karakterit ndërkombëtar në vend apo jashtë. Në mënyrë që të përfitojë nga mundësitë e ofruara, AKSP është e kyçur aktivisht në aktivitete dhe ngjarje të ndryshme, të organizuara, bashkë-organizuara apo përkrahura nga mekanizmat, organizatat, projektet dhe programet e ndryshme ndërkombëtare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit:
- Programet ndërkombëtare të Shërbimit të Pyjeve të Departamentit të Bujqësisë së SHBA-ve: https://www.fs.usda.gov/about-agency/international-programs
- Shoqëria Gjermane e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (GIZ) Zyra në Kosovë: https://www.giz.de/en/worldwide/298.html
- Programi për Punë të Brendshme i Bashkimit Evropian në Kosovë (HAPE): https://hape-kosovo.eu
- Këshillat Amerikanë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KAIE) Kosovë & ‘Fullbright Specialist Programme’: https://kosova.americancouncils.org/
- Programi i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar Kundër Pastrimit të Parave (AML), implementuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), nga i cili përfitojnë edhe Policia e Kosovës (PK), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës (DK).
