Lajmet
Lajmet
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
Vushtrri, 18 shtator 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i radhës i bordit ku u diskutua për rrjedhat e fundit në Akademi siç janë pranimi i studentëve për vitin akademik 2017/2018, akreditimi, raporti i gjashtë mujorit të fundit etj.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi i cili një herit është edhe kryesues i Bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhumi, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, ushtrues detyre i Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Tracy Whittington drejtoreshë për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Drejtori i Kolegjit Universitarë Policor (POLAMK) në Finlandë njëherit ekspertë afat shkurt i projektit të binjakëzimit Kimo Himberg, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it Drita Pereziç, Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski si dhe Këshilltarja e Lart e OSBE-së Shpresa Muharremi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, gjatë takimit duke diskutuar për çështjet që lidhen më trajnimet dhe arsim të lartë, ka raportuar edhe për punën gjashtë mujore të Akademisë.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij prezantimi si të arritura kryesore për këtë periudhë veçoi, miratimin e planit vjetor të punës së AKSP-së për vitin 2017, nënshkrimin e marrëveshjes se punës mes Akademisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe CEPOL-it, rishikimin e programit studimor, aplikimin për ri akreditim të programit studimor dhe atë institucional, hartimin e korrikulave për trajnimet profesionale për të gjitha agjencit e sigurisë publike dhe miratimin e tyre nga ana e bordit të AKSP-së, realizimin e tetëdhjetë e tetë trajnimeve me gjithsej 1426 zyrtar të ISP-ve , pjesëmarrjen e Akademisë në konferenca ndërkombëtare siç janë ajo e Këshillit të përgjithshëm INTERPA , ajo e Asociacionit Ndërkombëtarë të Drejtorëve dhe Trajnimit në Zbatimin e Ligjit (IADLEST) etj. Po ashtu drejtori Smakiqi si të arritur e ka paraqit edhe pranimin e Akademisë në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrëfikjes EFSCA, donacioni nga ICITAPI i cili është Pajisja e trajnimit të simulimit të armëve të zjarrit (FATS) etj.
Drejtori Smakiqi tha se njëra ndër të arriturat është edhe akreditimi i institucionit të Akademisë për periudhën pesë vjeçare.
Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi gjatë takimit të bordit ka raportuar për zhvillimin e konkursit për pranimin e studentëve në programin bachelor të studimeve për vitin akademik 2017 /18.
Duke cilësuar se procesi i pranimit të studentëve ka ecur mirë, dekani Gashi ka raportuar për numrin e studentëve të pranuar në secilin drejtim të Fakultetit të Sigurisë Publike, si janë drejtimi policor, doganor, menaxhimi emergjent si dhe korrektues dhe sprovues.
Kurse Tracy Whittington drejtoreshë për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, gjatë takimit shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin me Akademinë.
Drejtori i Kolegjit Universitarë Policor (POLAMK) në Finlandë njëherit ekspertë afat shkurt i projektit të binjakëzimit Kimo Himberg, tha se projekti i binjakëzimit është në rrugë të drejtë.
“Jam i lumtur që shoh zhvillimin e vazhdueshëm të Akademisë drejt arritjes së synimeve të saj”, tha Himberg.
Himberg falënderoi anëtarët e Bordit të Akademisë për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellët.
Tracy Whittington vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 18 shtator 2017- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi priti sot në takim drejtoreshën e sapoemëruar për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tracy Whittington e shoqëruar nga e Drita Pereziç Këshilltare e Lartë e menaxhmentit ekzekutiv të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga ICITAP, Drita Pereziç.
Gjatë vizitës Whittington u njoftua nga afër me historikun dhe zhvillimet në AKSP-së, të arriturat dhe sfidat e saj. Po ashtu gjatë qëndrimit në Akademi Whittington u njoftua edhe për kontributin dhe donacionet që Ambasada Amerikane i jap Akademisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të thellë për tërë kontributin, përkrahjen dhe ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për AKSP-në që nga themelimi i saj e deri më sot. Ndërsa Whittington u shpreh e kënaqur me zhvillimet e Akademisë. Ajo tha se AKSP edhe më tutje do ta ketë përkrahjen nga SHBA-të, përfshirë dhe INL-në.
Pas këtij takimi, delegacioni vizitoi pajisjen e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS) të dhuruar nga INL për AKSP-në në qershor të këtij viti.
.
Në Tiranë zhvillohet punëtoria për Përkrahjen e Akademisë për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programin profesional të agjencive të sigurisë publike
Tiranë, 14 shtator 2017 – Në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot filloi punëtoria e cila ka për qëllim përkrahjen e Akademisë për t'i zhvilluar trajnimet profesionale gjegjësisht Doracakun e Praktikes Profesionale për Sigurisë Publike.
Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE me mision në Kosovë Ake Roghe, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviç, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it Drita Perziç, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë të cilët janë edhe anëtarë të grupit punës për finalizimin e këtij drafti.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, në fjalimin e tij gjatë hapjes se punëtorisë, duke falënderuar të gjithë akterët të cilët janë të përfshirë në krijimin e moduleve sa me profesionale për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë, tha se Akademia do të vazhdojë të ofroje trajnime dhe arsim të lartë me standarde evropiane për të gjithë zbatuesit e ligjit. Smakiqi më këtë rast falënderoi OSBE-në për organizimin e kësaj punëtorie e cila është shumë e rëndësishme për Akademi.
Drejtori Smakiqi tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e punëve të saj siç janë akreditimi institucional i Akademisë për pesë vite, akreditimi tre vjeçar i programit studimor si dhe realizimi i trajnimeve të shumta për zyrtarët e sigurisë publike.
“Këtë vit kemi pasë disa çështje të rëndësishme akreditimin e institucionit të Akademisë për pesë vjet si dhe akreditimin tre vjeçar të programit studimor dhe tani jemi në përfundim të kompletimit të dokumenteve për të aplikuar për validimin e programeve profesionale“, u shpreh Smakiqi duke thënë se ky është një rrugëtim i përbashkët që të jemi sa më afër standardeve profesional që sot i kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, përgëzoi drejtorin Smakiqi për punën e bërë deri me tani, ndërkohë që ka vlerësuar se Akademia është një shembull për bashkëpunim dhe përkushtim në punë.
Roghe vlerësoj se Akademia është institucioni kryesor më i rëndësishëm në Kosovë nga ky dalin zyrtarë të cilët kujdes për sigurinë e çdo qytetari në vend.
“Gjithçka varet nga ajo se si trajnohen dhe arsimohen zyrtarët e sigurisë, kjo i takon Akademisë, Akademia është një pikë shumë e rëndësishme për këtë, institucioni i juaj është i jashtëzakonshëm sepse nëse ju dështoni, atëherë dështojnë të gjitha agjencitë e sigurisë publik, kështu që gjithçka varet nga trajnimi që ju ofroni', u shpreh Roghe duke vlerësuar se Akademia ka bërë dhe po vazhdon të bëjë një punë shumë të mirë.
“Ju po e bëni një punë të mirë dhe natyrisht ju duhet të vazhdoni ta bëni këtë punë të mirë“, tha Roghe.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic duke falënderuar OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahje, u shpreh i kënaqur që është pjesë e punëtorisë ku bëhet fjalë për zhvillimin e fushës së arsimit dhe edukimit të zyrtarëve të sigurisë publike. “Është mirë ta përkrahim njëri tjetrin dhe të japim përvojat tona në lidhje mbi planet, idetë dhe programet e reja lidhur me trajnimet. Sa i përket kësaj punëtorie policia është e gatshme të kontribuoi për këtë program dhe të bashkëpunojë edhe me tutje“, tha Jankovic
Po ashtu edhe Këshilltarja e lartë e ICITAP-it Drita Perezic vlerësoi se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për vendin.
Pereziç u shpreh se ICITAP do të vazhdoj ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen si institucion për trajnimin dhe arsimimin e zyrtarëve të sigurisë në vend.
“ICITAP e përkrah Akademinë dhe do të vazhdojë të përkrah edhe në të ardhmen më disa ndryshime tjera siç është inicimi i procesit për akreditimin ndërkombëtarë të Akademisë. Akademia të jetë e para në regjion që do të ketë akreditim ndërkombëtarë më standarde të larta“, tha Pereziç
Punëtoria për ta përkrahur AKSP-në për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programet e aftësimit profesional të agjencive të sigurisë publike e mbështetur nga OSBE-ja do të zgjasë tri ditë.
Në Akademi u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues
Vushtrri, 13 shtator 2 017 – Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e gjashtë më radhë, ku u vlerësua se ky projekt është duke u realizuar më sukses.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak, Ritva Vahakoski eksperte e projektit, Avni Gashi ekspert për Sigurimin e Cilësisë në Autoritetin Kombëtar të Koalifikimeve, Shpresa Muharremi përfaqësues e OSBE-së në Akademi, Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bashkim Arifi nga Dogana e Kosovës dhe Bahri Pajaziti nga Agjencia e Menagjimit të Emergjencave.
Drejtori I Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai foli për proceset e tanishme të cilat po kalon Akademia si procesi i pranimit të studentëve, përgatitja e doracakut të intershipit, përgatitjet që do të mbahen lidhur me aplikimin e Akademisë në Autoritetin Kombëtarë të Kualifikimeve, për validimin e programeve profesionale etj.
Smakiqi po ashtu foli edhe për takimin që kishte me ministrin e ri të Punëve të Brendshme ku njëherit tha se e ka informuar për rrjedhat që janë aktuale në Akademi, duke e shprehur vullnetin tij për bashkëpunimin në realizimin e proceseve të rëndësishme të cilat e presin AKSP.
Drejtori Smakiqi po ashtu ka përmendur edhe akreditimin e Akademisë duke falënderuar të gjithë akteret e përfshirë në këtë proces mjaftë të rëndësishëm për agjencionet e sigurisë si dhe vet AKSP-në. Gjithashtu ai përmendi edhe vlerësimet pozitive që kanë dhënë ekspertët e akreditimit, ku falë punës dhe angazhimit të përbashkët kanë rekomanduar akreditimin e programit bachelor tre vjeçar dhe institucionin e Akademisë për pesë vite.
Smakiqi foli edhe për vizitën e tij në Finlandë e cila ka të bëjë më vazhdimin e bashkëpunimit me Akademinë Policore të Finlandës. Ai po ashtu tha presum një finalizim për marrëveshje bashkëpunimi edhe me Akademinë policore nga Maqedonia.
“Me iniciativën e Akademisë ne po shpresojmë vitin e ardhshëm do ta kemi përveç këtyre marrëveshje bilaterale të kemi edhe marrëveshje multilaterale me katër agjensionet , ne kemi propozuar dhe jemi në pritje të përfundimit të draftit të përbashkët të kësaj marrëveshje që të formojmë një bërthamë të përbashkët të akademive policore më synim të bashkëpunimin sidomos në fushën e trajnimeve të arsimit të lartë si dhe të hulumtimit”, tha Smakiqi.
Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak gjatë raportimit për ecurinë e projektit të binjakëzimit tha se në përgatitjen e programit bachelor është shënuar një arritje e madhe ku sipas saj kjo është një shembull i bashkëpunimit mes ekspertëve të projektit dhe stafit të Akademisë.
“Akademia është dukë shkuar në drejtim të arritjes së qëllimit për të qenë një agjension i njohur për hulumtimet dhe studimet e sigurisë publike në fushën e sigurisë publike”, tha Haak duke thënë se edhe në këtë tre mujor është arritur progres.
“Puna është në proces dhe ende vazhdon, të gjitha proceset kanë arritur në fund dhe jemi në fazën finale”, tha Haak.
Ndërsa, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se Akademia është shembull i mirë për të gjitha institucionet tjera.
“Jam shumi i lumtur që dëgjoi disa herë mbi suksesin e arritur lidhur me akreditimin, dëshiroi t’ju përgëzojë të gjithëve për angazhim të përbashkët dhe me vjen mirë që ka rezultuar pozitivë”, tha Nievergelt duke thënë se çfarë do që ndodh për rreth kemi një institucion siç është Akademia i cili ka arritur nivelin e duhur për ti trajnuar njerëzit që punojnë në teren që ta kryejnë punë e tyre sa më mirë.
“Kemi një institucion të shkëlqyeshëm dhe si rezultat i kësaj do të kemi persona të trajnuar mirë”, u shpreh Nievergelt .
Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe ka përgëzuar Akademinë për suksesin e arritur njëherit ka vlerësuar se Akademia është duke ecur në realizimin e programeve më shpejtë se sa është planifikuar
“Ju bëni shumë punë të mirë, kemi kënaqësinë t’ju mbështesim juve”, tha Roghe. Roghe përmendi planifikimet që kanë për vitin a ardhshëm ku do të realizohen disa vizita studimore në akademitë policore në Suedi dhe Norvegji.
Ndërkaq, Ritva Vahakoski bëri prezantimin e raportit tre mujorit të projektit të binjakëzimit maj –korrik kur raportoi për ecurinë e komponentëve.
Kurse përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike vlerësuan se projekti i binjakëzimit duke thënë se është mjaftë i rëndësishëm për agjencionet e sigurisë. Po ashtu ata ofruan përkrahjen dhe bashkëpunim edhe me tutje.
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2017/2018
Vushtrri, 04 shtator 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik 2017/2018.
Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 05.09.2017 deri me datën 07.09.2017. Dorëzimi i ankesës bëhet tek zyret e shërbimeve studentore në Akademi.
Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.
KLIKO KETU
Drejtori Smakiqi vizitë zyrtare në Finlandë
Vushtrri, 25 gusht 2017 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi kanë vizituar Kolegjin Universitar të Policisë në Finlandë. Me ftesë të këtij kolegji delegacioni i Akademisë në krye me drejtorin Smakiqi gjatë qëndrimit tri ditorë kanë zhvilluar vizita studimore në Finlandë.
Drejtori Smakiqi është pritur nga Drejtori i KUPF (POLAMK) Kimmo Himberg nga Krista Haak lidere e projektit nga shteti anëtar dhe Vesa Muttilainen udhëheqës i komponentës së tretë të projekti të binjakëzimit për AKSP-në projekt ky i cili ka për qëllimi përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite janë diskuar tema të cilat kanë të bëjnë më përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë, tema boshte kanë qenë shkëmbimi i përvojave, prezantimi dhe njohja me fushën e arsimit (edukimin) si dhe aktivitetet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit në Kolegjin Universitar të Policisë së Finlandës.
Gjatë takimi u diskutua për të arriturat e projektit në fjalë si dhe për aktivitetet e mëtutjeshme që planifikohen të zhvillohen në AKSP, në aspektin e zhvillimit të strategjisë së re në kuadër të së cilës është i përfshirë Kimmo Himberg në cilësi të ekspertit afatshkurtër.
Delegacioni nga Akademia u takuan edhe me udhëheqësen e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në kuadër të Bordit Kombëtar të Policisë së Finlandës Satu Koivu, Tiina Koivuniemi mësimdhënëse dhe menaxhere e trajnimeve për “Menaxhmentin e Lartë”, “Udhëheqësve të së ardhmes”, Vesa Muttilainnen shef për hulumtim, me zyrtarë të tjerë si Pasi Kemppainen, Marjo Ritala dhe Marika Puputti nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në POLAMK, me drejtoreshën Paula Ihalainen si dhe me menaxheren në Universitetin e Tamperes e Teknologjisë (Edutech) Saila Leivo.
Gjatë vizitës, përmes prezantimeve të ndryshme, delegacioni i AKSP-së u njoftua me për së afërmi me proceset e ndryshme zhvillimore në POLAMK siç janë procesi i selektimit dhe rekrutimit të policëve, roli dhe rëndësia e pavarësisë së POLAMK, në këtë proces si institucion i vetëm i arsimit për policinë e Finlandës, arsimin e lartë dhe aktivitetet në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit, risitë dhe implementimi i tyre në sistemin arsimor posdiplomik në POLAMK për policinë e Finlandës , bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mundësitë e reja të institucioneve tona për bashkëpunim në të ardhmen.
Me këtë rast delegacioni nga AKSP-ja kanë vizituar edhe Universitetin e Tamperes të Teknologjisë me të cilin POLAMK kishte bashkëpunim të mirë ku u prezantua puna dhe bashkëpunimi në fushën e trajnimeve për menaxhmentin e lartë për udhëheqës potencial për policinë e Finlandës.
Vlen të theksohet se përvojat e shumta prej ekspertëve nga KUPF (POLAMK) kanë qenë dhe janë pjesë e kontributit në projektin e parë si dhe në projektin e dytë të binjakëzimit, përmes së cilëve ka përfituar dhe përfiton Akademia.
Delegacioni i AKSP-së pati rastin të takohet edhe me ekspertët e projektit të parë të binjakëzimit, ish liderin e projektit Antti HÈÂÂÂÂÂikiö dhe ish këshilltarin rezident Risto Honkonen.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi, ngushëllon familjen Rexhepi
Vushtrri, 22 gusht 2017 - E nderuara familja Rexhepi,
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ish ministrit të Punëve të Brendshme Dr. Bajram Rexhepi.
Doktor Bajrami gjatë gjithë jetës i shërbeu atdheut dhe qytetarëve të saj. Doktor Bajrami para së gjithash në kujtesën e qytetarëve do të mbetet mjek i devotshëm dhe veprimtar i paepur i çështjes kombëtare.
Doktor Bajrami ishte kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës së lirë, duke vënë themelet e shtet ndërtimit, kurse në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme përveç tjerash kontribuoi në themelimin dhe zhvillimin e Institucioneve të Sigurisë Publike.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike përjetësisht do të jetë mirënjohëse ministrit Rexhepi i cili gjatë mandatit të tij vuri themelet e Akademisë moderne për trajnimin dhe arsimimin e lartë për zbatuesit e ligjit në Republikën e Kosovës.
E nderuara familja Rexhepi.
Në emër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe në emrin tim pranoni ngushëllimet më të sinqerta, për shkuarjen nga kjo jetë të Doktor Bajramit.
Me respekt
Ismail Smakiqi
Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Vazhdohet konkursi për pranimin e studentëve të Fakultetit të Sigurisë
Vushtrri, 16 gusht 2017 - Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2017/2018 i hapur me datën 02.08.2017 do të vazhdojë deri më datën 23.08.2017 në ora 16:00.
Ndërsa provimi pranues mbahet më datën 30.08.2017 duke filluar nga ora 10:00, kurse rezultatet publikohen me datën 04.09.2017.
Kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesa në Akademi nga data 05.09.2017 deri me datën 07.09.2017 ora 16:00.
Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion nga Policia e Republikës së Turqisë
Vushtrri, 15 gusht 2017 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),sot e vizitoi një delegacion nga nga Policia e Republikës së Turqisë të udhëhequr nga Barish Uyansoy Drejtor i Departamentit për trajnime dhe menaxhim.
Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga shefi I zyrës së TIKA-s në Prishtinë Hasan Burak si dhe zv/shefi i zyrës së TIKA-së znj. Fulya Aslan.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin për procese të rëndësishme të Akademisë, për hapjen e Fakultetit të Sigurisë, projektin e binjakëzimit IPA II- të financuar nga Bashkimi Evropian, bashkëpunimin ndërkombëtarë e në veçanti foli për bashkëpunimin me Policinë e Republikës së Turqisë ku kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në trajnimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Me këtë rast drejtori Smakiqi ka falënderuar delegacionin nga Turqia për ndihmën e pakursyer që po japin Akademisë në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të sigurisë, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, si dhe për gatishmërinë e tyre për t'i ofruar ndihmë Akademisë edhe në të ardhmen.
Delegacioni nga Policia e Republikës së Turqisë e inkurajuan drejtorin Smakiqi për të arriturat, po ashtu ata shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.
Në fund delegacioni së bashku me menaxhmentin e Akademisë vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.
Njoftim lidhur me konkursin e shpallur me datën 01/08/2017 për regjistrimin e studentëve në programin bachelor për vitin akademik 2017/2018
Vushtrri 07 gusht 2017 - Njoftim lidhur me konkursin e shpallur me datën 01/08/2017 për regjistrimin e studentëve në programin bachelor për vitin akademik 2017/2018
Për informata me të hollësishme mund të kontaktoni Zyrën e Shërbimeve Studentore në numrin e tel:028 590 070 ext 323 ose 326, çdo ditë prej orës 08:00 – 16:00.
Për informata shtesë kliko më poshtë
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2017/2018
Vushtrri, 01 gusht 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) , u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademikë 2017/2018.
Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë zyrtarët e Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës, Agjencionit të Menaxhimit Emergjent të Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës si dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Për më shumë informata klikoni këtu:
Ambasadori Delawie vizitoi Akademinë
Vushtrri, 24 korrik 2017 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi si dhe Drejtorët e Departamenteve të AKSP-së: Rrahim Rexha, Kastriot Jashari dhe Shpend Shabani.
Qëllimi i vizitës së Ambasadorit Delawie ishte që të njihet nga afër me historikun, zhvillimet, misionin, vizionin dhe strukturën e Akademisë.
Drejtori Smakiqi falënderoi Ambasadorin Delawie për vizitën dhe përkrahjen e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të institucioneve amerikane, në radhë të parë ICITAP-it, gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të Akademisë. Gjatë këtyre viteve, Akademia, gjegjësisht agjencitë e sigurisë publike, u përkrahën në fushën e trajnimeve dhe pajisjeve të ndryshme teknike.
Në fushën e trajnimeve, drejtori Smakiqi veçoi trajnimin dhjetëjavor “Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore”, i cili zhvillohet nga Qendra për Siguri Publike e Universitetit Northwestern. “Ky trajnim në Akademi është mbajtur pesë vite me radhë dhe ka pasur karakter regjional duke përfshirë oficerët policorë nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Ky trajnim po ashtu ka rritur reputacionin e Akademisë në përmasa regjionale dhe ndërkombëtare”, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi më tutje vazhdoi se në fushën e donacioneve, përkatësisht pajisjeve teknike dhe të tjera, gjatë këtyre viteve Akademia ka përfituar shumë, siç është pajisja e Trajnimit të Simulimit me Armë Zjarri (FATS) që shërben për trajnimin e zyrtarëve të sigurisë publike të Kosovës. “Kjo pajisje ju dhurua Akademisë nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shteteve të Bashkuara në muajin qershor të këtij viti dhe është e vetmja në Kosovë dhe në vendet e regjionit”, u shpreh Smakiqi.
Gjatë këtyre viteve Akademia është përkrahur me këshilltarë të lartë, zyrtarë të ICITAP-it, ekspertë të fushave të sigurisë publike, policore, legjislacionit dhe trajnimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, njoftoi Ambasadorin Delawie për të gjitha aktivitetet që zhvillohen në Akademi si dhe për synimet e saj në të ardhmen. Ajo që e veçon Akademinë, u shpreh Smakiqi, është niveli i lartë i profesionalizmit të personelit të Akademisë, puna ekipore dhe respektimi i vlerave të proklamuara të saj, siç janë ndershmëria, transparenca, llogaridhënia dhe etika profesionale.
Gjithashtu drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi ambasadorin Delawie edhe për procese të rëndësishme të Akademisë, siç janë hapja e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe ri-akreditimi i programit studimor të këtij fakulteti si dhe validimin e programeve profesionale bazike në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve.
Po ashtu ambasadori Delawie u informua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me akademitë policore evropiane dhe më gjerë si dhe për anëtarësimet në asociacione të ndryshme, e në veçanti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Punës me CEPOL-in si dhe për Projektin e Binjakëzimit të financuar nga BE-ja
Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie u shpreh i kënaqur me vizitën e tij në Akademi. “Kam kënaqësinë që për të tretën herë e vizitoj Akademinë tuaj, ju faleminderit për të gjitha që bëni për sigurinë publike në vendin tuaj”, tha Delawie. Ai përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të AKSP-së për bashkëpunimin ndërkombëtar, e në veçanti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Punës me CEPOL.
Në vazhdim duke vlerësuar Akademinë, ambasadori Delawie tha: “Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm në rajon, ndër të tjera, falë ofrimit të trajnimeve që bën Akademia e juaj”.
Gjatë vizitës, ambasadori Delawie u interesua edhe për progresin e arritur në akreditimin ndërkombëtar të Akademisë përmes IADLEST. Po ashtu Delawie shfaqi interesimin tij edhe rreth numrit të trajnimeve që zhvillohen në Akademi.
Këshilltarja e lartë e ICITAP-it Drita Perezic, e njoftoi ambasadorin për gatishmërinë e IADLEST për të akredituar Akademinë si institucion i trajnimit dhe arsimit të lartë. Akreditimi i Akademisë nga IADLEST do të shtonte reputacionin e Akademisë si institucion trajnues dhe arsimor për trajnimin e zbatuesve të ligjit si dhe mundësisë së përkrahjes së Akademisë nga ICITAP për krijimin e një programi studimor Master, i cili do të bazohet në kurrikulën e kursit të “Shkollës së stafit dhe komandës policore”.
Ambasadori Delawie i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm Smakiqi vizituan kampusin e AKSP-së, duke përfshirë demonstrimin e punës së FATS-it, donacion nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL).
Përveç ambasadorit Greg Delawie, pjesë e delegacionit në vizitë bërë Akademisë ishin edhe James Hope, Drejtor i Misionit të USAID në Kosovë, Kimberly Riffe, u.d. e Menaxherit të Programit të ICITAP-it si dhe Drita Perezic, këshilltare e lartë e ICITAP.