Lajmet
Lajmet
Një delegacion nga Universitetit Policor Gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 11 korrik 2017 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacion nga Universitetit Policor Gjerman i kryesuar nga zëvendës presidenti i këtij universiteti Matthias Zeiser, udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Lars Wagner si dhe nga drejtori i Departamentit të Kriminalistikës Thomas Schulte. Qëllimi i vizitës ishte në kuadër të bashkëpunimit që Akademia ka me Universitetin Policor Gjerman sa i përket hapjes së programit master. Në këtë takim morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës Agron Rukiqi si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë
Delegacioni gjerman gjatë kësaj vizite shprehen interesimin e tyre rreth Fakultetit të Sigurisë Publike konkretisht rreth mundësisë se krijimit të studimeve master si dhe rreth trajnimeve që zhvillohen në Akademi.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes Fakultetit të Sigurisë Publike në fushat akademike, për shkëmbimin e përvojave mes këtyre dy institucioneve.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi. duke iu dëshiruar mirëseardhje delegacionit, vlerësoj se kjo vizitë do të kontribuoj në forcimin e lidhjeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Universitetit Policor Gjerman dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë takimit Smakiqi i ka informuar delegacionin për aktivitetet që zhvillohen në Akademi, si dhe për ecurinë e Projektit të Binjakëzimit.
Tutje Smakiqi para delegacionit ka folur edhe rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia më akademitë policore evropiane si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes së punës më CEPOL-in.
Ndërsa Matthias Zeiser zëvendës President i Universitetit Policor Gjerman duke falënderuar të pranishmit ai shprehu qëndrimin e bashkëpunimit me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike duke ofruar përkrahjen e pa rezervë në ndarjen e eksperiencave në programin e studimeve master. Gjithashtu ai theksoi se ndihet i lumtur për këtë bashkëpunim që do ta kenë me AKSP-në në të ardhmen.
Para të pranishmëve Zeiser bëri edhe një prezantim rreth funksionimit të Universitetit Policor Gjerman si dhe rreth zhvillimit të politikave brenda këtij institucioni arsimor.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë publike Bejtush Gashi informoi delegacionin me programin e studimeve bachelor në Akademi si dhe mënyrën e studimeve. Gjithashtu ai foli edhe për sfidat të cilat do ta presin në të ardhmen FSP.
Drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës Agron Rukiqi tha se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Gjermanisë, ndërkohë që shfaqi shpresën që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.
“Për neve është shembull i mirë që si model të merret një universitet policor gjerman i cili plotëson standardet evropiane për të cilët ne po mendojmë që në të ardhmen të jem pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Rukiqi.
Në Akademi mbahet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Vushtrri, 08 korrik 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara e organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës dhe Organizata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara e mbështetur nga Akademia, OSBE-ja, KFOR-i dhe Karabinierët.
Miniolimpiada është ngjarje sportive, rekreative dhe shoqëruese e të rinjve të Kosovës me aftësi të kufizuara, të cilët garojnë në lojna të ndryshme sportive; hendboll, basketboll, futboll, tërheqje e litarit, mundje krahësh, qitje, pingpong, pikado, si dhe disiplina tjera sportive. Pjesëmarrësit qëndrojnë dy ditë në Akademi, me ç’ rast shoqërohen, vallëzojnë të shoqëruar nga familjarët e tyre si dhe vullnetar të Akademisë, OSBE-së, KFOR-it, Karabinierët, e tjerë. Për herë të parë Miniolimpiada është organizuar në vitin 2003, kurse nga viti 2005 nikoqir i këtij aktiviteti është Akademia e Kosovës për Siguri Publike. Miniolimpiada gjatë këtyre viteve është organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës dhe Organizata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, është mbështetur nga OSBE, KFOR-i, Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës, Karabinierët, Ambasadat e vendeve të ndryshme misionet në Kosovë dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike. Këtë vit miniolimpiada kryesisht është mbështet nga buxheti i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Në hapjen e miniolimpiadës morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Ambasadori i OSBE-së Jan Braathu, Komandanti i KFOR-it Gjeneral Majori Giovanni Fungo, Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, Ambasadori i Italisë Piero Cristoforo Sardi, Kryetarja e Komitetit Paralimpik Njomza Emini, Përfaqësuesit e OPFAKKOS-it, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE-së Ake Roghe, Këshilltarja e OSBE-së në Akademi Shpresa Muharremi, Drejtori i Trajnimeve Mandatare i Policisë së Kosovës Driton Zabërgja, Udhëheqësit e UNHCR-së, UNICEF-it si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet vendore e ndërkombëtare.
Fjalën hyrëse në Ceremoninë e hapjes të Miniolimpiadës e mbajti Znj. Njomza Emini, kryetare e Komitetit Paraolimpik, e cila vlerësoj lartë mbajtjen e garave për personat me nevoja të veçanta. Ajo tha se nga viti në viti është duke u shënuar progres në njohjen ndërkombëtare të Komitetit Paraolimpik, me shpresën që vitin e ardhshëm të pranohemi në Komitetin Ndërkombëtar Paraolimpik dhe garues nga Kosova të marrin pjesë në gara ndërkombëtare sportive të rinjve me aftësi të kufizuara.
Emini ka falënderuar të gjitha institucionet; OSBE-në, Akademinë, KFOR-in, karabinierët dhe agjencitë tjera të cilët ishin prezent në përkrahje për mbajtjen dhe pjesëmarrjen në miniolimpiades. “Miniolimpiada e personave me aftësi të kufizuar e cila mbahet në Akademi tashmë është aktivitet tradicional” – tha Znj. Emini dhe të gjithë ne do të vazhdojmë këtë traditë edhe në vitet në vijim.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke iu uruar mirëseardhje pjesëmarrësve në Akademi, theksoi se miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara është një ngjarje mjaft me rëndësi duke fituar kështu edhe statusin e një aktiviteti tradicional.
“Miniolimpiada është aktiviteti më i rëndësishëm që e zhvillon Akademia me Komunitete. Kjo miniolimpiad është e trembëdhjeta me radhë dhe tani më ka fituar statutin e aktivitetit tradicional. Ju çdo verë vini në Akademi që të zhvilloni gara sportive dhe këtu ne njoftoheni mes veti, rinjihemi, shoqërohemi, garojmë, argëtohemi, këndojmë. Akademia ditët më të bukura i kalon në ditët kur mbahet miniolimpiada”, u shpreh Smakiqi
Drejtori Smakiqi falënderoi të gjitha institucionet që e përkrahin mbajtjen e këtij aktiviteti.
“Falënderoi për përkrahjen OSBE-në dhe KFOR-in, ambasador Jan Braathu dhe gjeneral majorin Giovanni Fungo, për përkrahjen e vazhdueshme, përkushtimin dhe dedikimin tuaj për qytetarët e Kosovës të cilët kanë nevojë për përkrahjen dhe kujdesin tonë; faleminderit ambasador i Francës, Austrisë dhe Italisë për përkrahjen tuaj, faleminderit drejtor i UNICEF-it dhe UNHCR-it, që sot jeni në Akademi në përkrahje të pjesëmarrëseve në këtë miniolimpiad”, tha drejtori Smakiqi.
Kurse ambasadori i OSBE-së në Kosovë Jan Braath tha se lojërat miniolimpike janë një ngjarje shumë e rëndësishme ku kanë mundësi të marrin pjesë shumë persona që të tregojnë aftësitë e tyre në lojëra të ndryshme.
“Ky rast ju ofron të gjithë pjesëmarrësve mundësi për të shfaqur aftësitë e tyre në disiplina të ndryshme sportive dhe ju inkurajojmë që përsëri të përkrahim frymën e ekipit dhe të sfidoni veten tuaj në bërjen e këtyre lojërave sa ma argëtuese”, u shpreh ambasadori Braath, duke thënë se në këtë vit marrin pjesë edhe garues të rinj nga Graqanica dhe nga pjesa veriore e Mitrovicës.
“Jam shumë i kënaqur që jam me ju sot në lojërat miniolimpike 2017 të cilat ne në OSBE i konsiderojmë ngjarje të jashtëzakonshme dhe mundësi të shkëlqyeshme për të sjellë kaq shumë njerëz që të angazhohen në aktivitete sportive dhe të njihen me punën e oficerëve të zbatimit të ligjit”, u shpreh Braath.
Më këtë rast ambasadori Braath falënderoi Komitet Paraolimpik të Kosovës dhe Organizatën Kosovare të Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara (OPPFAKKOS) për organizimin e kësaj ngjarje. Po ashtu Braath falënderoi edhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për gatishmërinë e saj të vazhdueshme për ta mbështetur miniolimpiaden.
Gjatë këtij aktiviteti OSBE i dhuroi Komitetit Paraolimpik të Kosovës dhe OPFAKKOS-it 20 karroca me rrota, për fëmijët më nevojat të veçanta të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç si dhe për të rriturit.
“OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj për institucionet e Kosovës”, tha Braath
Ndryshe miniolimpiada do të zgjatë dy ditë radhazi ku do të zhvillohen këto gara hendboll, basketboll, pikado, futboll, shah, pingpong, vrapim me karrocë, shenjëtari etj.
Në këtë miniolimpiad janë duke marrë pjesë persona me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova.
Një delegacion i Akademisë vizitoi CEPOL-in
Vushtrri, 28 qershor 2017 - Një delegacion nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, i udhëhequr nga Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Pikë Kombëtare Kontakti e Kosovës për CEPOL, dhe i përbërë edhe nga Skender Agaj, Menaxher për Kosovë i e-Net të CEPOL, më 26 dhe 27 qershor 2017 zhvilluan një vizitë në selinë qendrore të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimin e Ligjit (CEPOL) në Budapest të Hungarisë.
Ata u takuan me Zëvendës Drejtorin e CEPOL, Detlef Schröder, si dhe me shumë zyrtarë të tjerë të kësaj Agjencie.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Punës ndërmjet CEPOL dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, është parë shumë e rëndësishme që të zhvillohet një vizitë e tillë, në mënyrë që zyrtarët e AKSP-së që merren drejtpërdrejt me CEPOL të kenë njohuri nga dora e parë lidhur me aspekte të ndryshme ku zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kosovës mund të përfitojnë nga CEPOL, si p.sh. programi i shkëmbimit, përdorimi i rrjetit elektronik (e-Net), mundësia e intensifikimit të hulumtimit shkencor, dhe tema të tjera të interesit dypalësh. Të dyja palët u shprehën të gatshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet AKSP dhe CEPOL, me qëllim të përfitimit sa më të madh të zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Kosovë.
Vizita u zhvillua përmes Projektit IPA 2013 të Ballkanit Perëndimor “Lufta kundër krimit të organizuar: bashkëpunimi ndërkombëtar në drejtësinë penale”, ku delegacioni u shoqërua nga Eksperti Italian Rezident në Shqipëri dhe Kosovë i këtij Projekti, Nënkolonel Giuseppe Colasanto, si dhe zyrtarja e këtij Projekti në Kosovë, Alketa Spahiu.
Gjatë qëndrimit në Budapest, delegacioni pati rastin që të vizitojë edhe zyrtarë të lartë të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit (ITC), Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Kolegjit Ndërkombëtar të Hetimeve Financiare (ICOFI) dhe të Akademisë Policore të Evropës Qendrore (CEPA), me të cilët u diskutua për mundësitë e mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, përkatësisht AKSP-së dhe këtyre institucioneve.
Për më tepër, delegacioni nga AKSP pati rastin që të vizitojë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest të Hungarisë, me ç’rast zhvilloi një bisedë shumë miqësore me Ambasadoren Luljeta Vuniqi dhe diplomatë të tjerë të kësaj Ambasade.
Në Akademi u mbajt "Konferenca e mesme planifikues për menaxhimin e krizave"
Vushtrri, 28 qershor 2017- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt “Konferenca e mesme planifikuese për menaxhimin e krizave”, e organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, qëllimi i se cilës ishte planifikimi i ushtrimit në tavolinë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke përshendetur pjesëmarrësit e kësaj konference, falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasaden Amerikane dhe ICITAP-in për mbështetjen e vazhdueshme që po ja bëhet instiucioneve të Kosovës.
Smakiqi vlerësoi se takimet e tilla si kjo konferencë janë mjaftë të rëndësishme dhe të vlefshme për vendin tonë. Drejtori Smakiqi tha se Akademia çdo herë është e gatshme të ofroj kushte për secilin pjesëtarë të sigurisë publike, si dhe për çdo lloj aktiviteti që është në të mirën e vendit.
Kurse komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjeneral major Timoty Orr, gjatë vizitës së tij në Akademi për të marrë pjesë në konferencë, foli rreth rolit të fuqishëm që kanë emergjencat në SHBA. Gjeneral Orr tha se qëllimi i konferencës është që praktikat e SHBA-ve t’i ndajnë me emergjencat në Kosovë. Më këtë rast gjeneral Orr shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha duke përfshirë edhe atë të emergjencave përmes trajnimeve dhe ushtrimeve.
Ndërkaq drejtori i Departamenti të Gatishmërisë Emergjente në Agjencin e Menagjimit Emergjent Hajriz Sejdiu, tha se konferenca ka për qëllim planifikimin e ushtrimit në tavolinë.
“Ushtrimi në tavolinë është i dizajnuar dhe i bazuar në diskutime më qëllim të testimit të politikave, planeve dhe procedurave që dalin nga dy dokumente bazike siç janë; sistemi i integruar i menaxhimit të emergjencave dhe plani i reagimit kombëtarë”, u shpreh Sejdiu duke thënë se ushtrimi ka për qëllim testimin e kapaciteteve vendimmarrëse, koordinimin dhe reagimin për menaxhimin e krizave.
Po ashtu Sejdiu tha se do të testohen edhe kapacitetet e komunikimit dhe menaxhimit të informacionit.
“Përveç Agjencisë së Menaxhimit Emergjentë në këtë konferencë janë të përfshira të gjitha institucionet lokale dhe qëndrore të Republikës së Kosovës, organizata joqeveritare dhe sektori privat. Planifikimin dhe zbatimin e ushtrimit e kanë mbështetur Ambasada Amerikane në Kosovë, Garda e Aioves, Ushtria Amerikane dhe Agjencioni Federal i Menaxhimit të Emergjencave”, u shpreh Sejdiu.
Ligjëruese në këtë konferencë e cila u mbajt tri ditë radhazi, ishin trajnerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
U mbajti takimi i radhës i Bordit të Akademisë
Vushtrri , 19 qershor 2017 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti sot takimin e nëntëmbëdhjetë të tij.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi i cili një herët është edhe kryesues i Bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhumi, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, përfaqësuesi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës Burim Buleshkaj, përfaqësuesi nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Miran Demiraj, Udhëheqësi i Programit të ICITAP-it për Kosovë Zonja Kimberley Riffe, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Programi i Menaxhimit të Lartë dhe Menaxhimit Ekzekutiv – Znj. Drita Perezic, Këshilltarja Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Znj. Ritva Vähäkoski si dhe Këshilltarja e lart e OSBE-së Zonja Shpresa Muharremi.
Në rendë dite të takimit të Bordit të Akademisë ishte përcaktimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2017-2018, në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi. Pas diskutimeve dhe harmonizimit të nevojave të agjencive për vende të studentëve në vitin akademik 2017/2018, Bordi mori vendim për ndarjen e 65 vendeve për student si vijon: Policia e Kosovës 26 studentë; Dogana e Kosovës 5 studentë; Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave 11 studentë; Shërbimi Korrektues i Kosovës 20 studentë; Shërbimi Sprovues i Kosovës 1 studentë, dhe Inspektorati Policor i Kosovës 2 studentë.
Në këtë takim u diskutua edhe çështja e përcaktimit të standardeve minimale për pranimin dhe regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike. Anëtarët e bordit diskutuan rreth ndryshimit të politikave për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike nga agjencitë e tyre duke propozuar modalitetet e mundshme rreth përcaktimit të standardeve minimale për pranimin dhe regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.
Ndërlidhja e procesit të përfundimit të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike me interesat e Agjencive si dhe investimin të cilin e bënë Institucioni në këtë proces kishte me qenë mirë të jetë si standard minimal “Rikthimi i Investimeve”
Pas diskutimeve dhe propozimeve bordi vendosi që pranimi i studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2017/18 ta përcjell kontrata shtesë e studentit me Agjencionin përkatës për kthimin e investimeve ku i njëjti obligohet të qëndrojë 6 vite në Agjencionin përkatës pas përfundimit të studimeve.
Po ashtu gjatë këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi i njoftoi anëtarët e Bordit për disa aktivitete mjaft të suksesshme të Akademisë të muajve të fundit;
Më datën 2 Qershor 2017 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është anëtarësuar në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes. Me ftesë të këtij Asociacioni, Akademia ka marr pjesë në konferencës vjetore të këtij Asociacioni të mbajtur në Berlin.
Në konferencën kanë marrë pjesë përfaqësues të 20 vendeve evropiane të cilat njëzëri votuan për anëtarësimin e Akademisë në këtë Asociacion.
Nga ky vit po ashtu Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është anëtare e CEPOL-it Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime dhe Zbatim të Ligjit (CEPOL), duke nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit gjegjësisht marrëveshje pune me këtë organizatë. Siç dihet CEPOL është organizatë e trajnimit të policive të Bashkimit Evropian, së fundmi edhe e organizatave tjera të zbatimit të ligjit.
Akademia ka marr pjesë në Konferenca Vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me këtë rast ka marr përkrahje në fushën e krijimit të skenarëve të trajnimeve të ndryshme bazuar në analizën e nevojave për trajnime si dhe gatishmëria e IADLEST, të Akreditoi Akademinë si Institucion i Trajnimit dhe Arsimit të Lartë. Akreditimi i Akademisë nga IADLEST, do të shtonte reputacionin e Akademisë ( të akredituar nga Institucionet e pavarura të Kosovës) si institucion trajnues dhe arsimor për zbatuesit e ligjit.
Kurse sa i përket procesit të akreditimit institucional dhe të programit studimor bachelor “Siguria Publike” në AKSP, Drejtorin Smakiqi i njoftoi anëtarët e Bordit për vizitën e Ekipit të Ekspertëve Vlerësues të caktuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditimi (AKK), të cilët qëndruan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me qëllim të mbledhjes së informacioneve në teren për Ri-akreditimin e Programit Studimor Bacheror të Sigurisë Publike dhe Akreditimin Institucional të Akademisë.
Më datën 30.05.2017 Akademia ka pranuar Draft Raport Vlerësimi me pyetjet dhe rekomandimet specifike në të cilat tan më është përgjigjur Akademia. Drejtori Smakiqi citon një paragraf të këtij Draft Raporti i cili ka të bëjë me vlerësimin e lartë të Akademisë, gjegjësisht dokumentacionin dhe RVV e ofruar për vlerësim, ku thuhet: “Në këtë kontekst, autorët falënderojnë stafin e AKSP-së, dhe në veçanti Drejtorin e Përgjithshëm të saj, z. Ismail Smakiqi, për përgatitjen dhe prezantimin e plotë të RVV-së dhe shtojcave të tij, të cilët tejkaluan shumë RVV-të e tjera të deritanishme në Kosovë dhe me të vërtetë mund të japin model për shumicën dërrmuese të institucioneve të tjera të arsimit terciar”.
Ambasada Amerikane ndihmon Akademinë
Vushtrri, 16 qershor 2017 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë vazhdon ta përkrah Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) duke organizuar trajnime dhe duke dhuruar pajisje për trajnimet e pjesëtarëve të sigurisë në vend.
Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) të Departamentit të Shteteve të Bashkuara sot ka dhënë donacion Akademisë pajisjen e Trajnimit të Simulimit të Armëve të Zjarrit (FATS) për nevoja të trajnimit të zyrtarëve të sigurisë publike të Kosovës.
Donacioni u dhurua nga Leon Lowder, drejtor i INL në Kosovë, në praninë e drejtorit të programit ICITAP në Kosovë, Bill Bochter dhe të drejtoreshës së këtij programi Kimberley Riffe. Ky donacion u pranua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi.
Drejtori Smakiqi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po ia bënë Kosovës, konkretisht Ambasadën Amerikane që po përkrah në vazhdimësi Akademinë.
Smakiqi tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për pjesëtarët e sigurisë publike dhe për Akademinë.
U mbajt takimi i pestë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit
Vushtrri, 14 qershor 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i pestë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, që ka për qellim “Përkrahjen e mëtejme të arsimit në fushën e sigurisë në Kosovë”, ku gjatë takimit u vlerësua se në këtë tre mujor të gjitha rezultatet e detyrueshme janë përmbushë me sukses.
Në këtë takim përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, të pranishëm ishin edhe Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, Ron Krasniqi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak, Ritva Vahakoski eksperte të projektit të komponentës së tretë Vesa Muttilainen, Irmeli Maunonen-Eskelinen, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, Vjollca Kaqiku nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Tefta Bytyqi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Bashkim Arifi nga Dogana e Kosovës dhe Muhamet Pllana nga Agjencia e Menagjimit të Emergjencave.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Smakiqi përshëndeti të pranishmit në takim duke u shprehur i lumtur për realizimin e projektit me sukses.
Duke shpalosur të arriturat e Akademisë të muajve të fundit, Drejtori Smakiqi njoftoj Komitetin Drejtues për pranimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes, më datën dy qershor 2017.
Po ashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi foli edhe për vizitën e ekspertëve vlerësues në Akademi që kanë të bëjnë më ri akreditimin e programit studimor dhe akreditimit institucional.
Drejtori Smakiqi tha se Projekti i Binjakëzimit deri me tani ka ecur hapave të sigurt edhe është duke u realizuar me sukses.
Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit Krista Haak vlerësoj se, edhe pse deri në përfundim të projekti ka edhe një vit e gjysmë, të gjitha rezultatet e detyrueshme të planifikuara deri me tani janë realizuar.
Haak tha se komponentës së parë që ka të bëjë me kontributin për një strukturë të qëndrueshme të trajnimeve profesionale për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike po i afrohet fundit. Ajo tha se të gjitha korrikulat janë aprovuara nga Bordi i AKSP-së dhe të gatshme për aplikim në AKK për validim.
“Aktiviteti i fundit ka të bëjë më akreditimin institucional dhe validimin e kualifikimeve, validimin e këtyre korrikulave të reja. Ka filluar shumë suksesshme në prill më një seminar, nga ku kemi marr një numër të madh të informacioneve dhe tani jemi duke i modifikuar ato informacione dhe do të vazhdojmë deri në nëntor të këtij viti ku edhe do ti vijë fundi komponentës së parë” , u shpreh Haak duke thënë se është bërë shumë punë dhe rezultati ka qenë shumë i mirë ndërkohë që shfaqi shpresën se edhe vendimi do te jetë pozitiv.
Haak po ashtu foli edhe rreth aktivitet E-learning duke thënë se janë realizuar shumë kurse.
Ajo po ashtu vlerësoj se edhe komponenta e tretë është duke arritur progres të mirë.
Haak tha se deri me tani e gjithë puna është kryer në përputhshmëri me planin dhe vlerësoj se të gjitha rezultatet janë arritur deri me tani. “Puna vazhdon në mënyrë shumë të mirë më bashkëpunim të ngushtë më Akademinë”, u shpreh Haak.
Ndërkaq Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke ofruar përkrahje për Akademinë tha se Akademia është shembull i mirë për të gjitha institucionet tjera .
“Mua me vjen mirë që dëgjoj fjalë të mira për Akademinë mund të them se kjo është ajo çka mund të mësojmë nga AKSP-ja dhe kjo do të thotë integrim evropian, që do të thotë ecim përpara duke qenë pro aktiv. Patjetër që BE-ja gjithmonë do të jetë aty, mirëpo ne marrim mësim pozitiv dhe marrim shembull nga Akademia dhe gjithë kjo do ti ndihmojë shteti në rrugën drejtë integrimit evropian”, tha Rafael duke shtuar se gjithë ky pro aktivitet që Akademia e ka treguar deri me tani do të vazhdojnë për të mirën e projektit dhe AKSP-së dhe e gjithë vendit.
“ Jam shumë i kënaqur që akreditim është duke shkuar shumë mirë dhe vlerësimi është pranuar mirë dhe komponentët e projektit janë duke shkuar shumë mirë”, tha Rafael.
Edhe drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe tha se Akademia është një shembull i mirë që mund të merret nga institucionet tjera.
“Unë e përshëndes drejtorin Smakiqi për anëtarësimet që ka bërë Akademia në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes dhe asociacione tjera të ndryshme ndërkombëtare. Roghe tha se OSBE do të vazhdojë ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen.
“Ne jemi vërtetë të përkushtuar ndaj Akademisë sepse AKSP është një institucion shumë profesional’, u shpreh Roghe.
Kurse Ron Krasniqi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përgëzojë Akademinë për punën e deritanishme.
“Shihet që edhe ky projekt sikurse ai i pari si duket do të jetë i suksesshëm dhe i dobishëm për AKSP-në. MPB do ta vazhdojmë ta mbështesim edhe me tutje AKSP-në”, tha Krasniqi.
Edhe përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike shprehen qëndrimet e tyre rreth projektit të binjakëzimit. Ata duke ofruar përkrahje u shprehen të lumtur që projekti po ecën ashtu siç është e paraparë.
Gjatë këtij takimi të Komitetit Drejtues të Projektit znj. Ritva Vahakoski prezantoi raportin e tre mujorit për secilën pikë veç e veç , raport i cili u vlerësua i suksesshëm nga të pranishmit.
Pjesëmarrësit e konferencës rajonale për trajnimet e specializuara të policisë vizituan Akademinë
Vushtrri , 13 qershor 2017 –Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoj një delegacion i zyrtarëve policor nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia, të cilët janë pjesëmarrës në konferencën rajonale për trajnime të specializuara të policisë, qëllimi i secilës është ngritja e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe shkëmbimi i përvojave më të mira të menaxhimit të trajnimeve të specializuara policore nga vendet pjesëmarrëse.
Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi i cili e njoftoj për veprimtarinë e Akademisë që nga themelimi e deri më sot.
Drejtori Smakiqi foli edhe për zhvillimet e fundit në Akademi që ka të bëjë me procesin e ri-akreditimit si dhe për ofrimin e trajnimeve që bën Akademia për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.
Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që Akademia ka më institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.
“Akademia ka bashkëpunim me Malin e Zi, me Shqipërinë e shumë shpejtë pritet të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi edhe me Maqedoninë dhe vende të tjera”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia do të vazhdojë që të jetë institucion kryesor për trajnimin dhe aftësimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
“Falënderoi partnerin e përhershëm të Akademisë, ICITAP-in i cili na përkrah vazhdimisht që ne të ndërtojmë institucione sa më të besueshme për qytetarët”, tha Smakiqi.
Po ashtu Smakiqi ka veçuar edhe hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, si dhe mundësinë e hapjes së programit master në një të ardhme shumë të afërt.
Ndërkaq Dave Harvey nga asociacioni IADLEST duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen e bërë, tha se Akademia është shembull për të mirë për punën që e bënë si dhe për ofrimin e trajnimeve shumë profesionale.
“Puna që bëhet këtu është shumë impresionuse dhe duhet të ju marrim shembull juve për atë se sa jeni fokusuar në lidership, ju përgëzoj”, tha Harvey.
Ndryshe konferenca e organizuar nga Policia e Kosovës dhe e mbështetur nga ICITAP-i do të zgjasë tri ditë.
Akademia anëtarësohet në asociacionin e kolegjeve evropiane të shërbimit të zjarrfikjes
Vushtrri,5 maj 2017 - Në Akademinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Berlinit (BFRA), në Berlin, nga 31 maj deri më 2 qershor 2017, u mbajt Konferenca dhe takimi vjetor i Asociacionit të Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes (EFSCA European Fire and Service Colleges Association).
EFSCA është asociacion i trajnimit evropian në fushën e shërbimeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit me qëllim të shkëmbimeve të përvojave ndërkombëtare në fushën e kërkimit (hulumtimeve), arsimit të lartë dhe trajnimit.
Në konferencën kanë marrë pjesë përfaqësues të 20 vendeve evropiane nga Austria, Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Ukraina.
Temat boshte e konferencës së këtij viti ishte Teknologjitë e reja për trajnimin e vullnetarëve të zjarrfikjes, me theks të veçantë zhvillimi, avancimi dhe përdorimi i teknologjive të reja për trajnimet e zjarrfikësve dhe metodat e trajnimeve bazuara në përdorimin e tokologjisë. Ndër të tjera u ligjëruan dhe u elaboruan temat në fushat e përdorimit të dronëve, trajnimet përmes simulimeve virtuale, mësimet e kombinuara (mësimet në klasë dhe në distancë, -learning), si dhe në fushën e Mbrojtjes Civile të BE-së.
Ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje e bënë z. Wilfrid Gräfling Drejtori i BFRA, njëri ndër Shefat të BFRA-së z. Harald Herweg dhe President i EFSCA z. Wim Beckmann nga Holanda.
Për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe për zbatuesit e ligjit në Republikën e Kosovës në kuadër të përkrahjes arsimore në fushën e Menaxhimit të Emergjencave me theks të veçantë të zjarrfikjes dhe shpëtimit, konferenca ishte e rëndësisë së veçantë pasi që pas parashtrimit të aplikimit për anëtarësim në këtë asociacion, njëzëri të gjithë 20 përfaqësues, pjesëmarrës dhe anëtarë të EFSCA-së votuan për anëtarësim të AKSP-së.
Gjatë konferencës përfaqësues të AKSP-së Drejtori i Përgjithshëm z. Ismail Smakiqi dhe z. Avni Istrefi Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, patën rastin të zhvillojnë takime të shumta bilaterale e në veçanti vlen të theksohet se takimet me personalitete që kanë qenë pjesë e misioneve të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë si z. Martin Thomsen Kolonel/Udhëheqës i Kolegjit Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Danimarkës, si dhe z. Peter Wagner Doktor i Shkencave Teknike.
Smakiqi vizit zyrtare në SHBA
Vushtrri, 02 qerrshor 2017 Në Nashville, Tennessee, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë ditëve 21 24 maj 2017 zhvilloj punimet e saja Konferenca Vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, Drejtori për Trajnime të Specializuara dhe të Avancuara të Policisë së Kosovës Akrem Racaj, të shoqëruar nga Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Programi i Menaxhimit të Lartë dhe Menaxhimit Ekzekutiv Znj. Drita Perezic.
Përveç anëtarëve të IADLEST nga SHBA, në konferencë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të IADLEST nga vende të ndryshme nga të gjitha kontinentet. Nga regjioni i Ballkanit, përveç Kosovës ka marrë pjesë Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.
Drejtori Smakiqi dhe Nënkolonel Racaj të shoqëruar nga Znj. Perezic, gjatë punimeve të konferencës janë takuar me zyrtar të lartë të ICITAP-it z. Gary Bullard dhe IADLEST z.Brian Grisham si dhe zyrtar tjerë të ICITAP-it të cilët shërbejnë në misione të vendeve të ndryshme dhe të cilët dikur kanë shërbye në Akademi dhe Kosovë siç janë Stiv Benet, Darell Hart, David Snodgrse.
Gjatë këtyre takimeve u bisedua për përkrahjen e Akademisë në dy pika të rëndësishme;
- Përkrahje e Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike në fushën e krijimit të skenarëve të trajnimeve të ndryshme bazuar në analizën e nevojave për trajnime;
- Gatishmëria e IADLEST, të Akreditoi Akademinë si Institucion i Trajnimit dhe Arsimit të Lartë. Akreditimi i Akademisë nga IADLEST, do të shtonte reputacionin e Akademisë ( të akredituar nga Institucionet e pavarura të Kosovës) si institucion trajnues dhe arsimor për zbatuesit e ligjit.
Një tjetër aktivitet i rëndësishëm ishte edhe takimi me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës për Siguri Publike të Universitetit Northwestern z. David Bradford. Qendra për Siguri Publike e Universitetit Northwestern, është e njohur për mbajtjen e pesë kurseve dhjet javor Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës, e cila mbahet për stafet e larta të Policive të regjionit, kurse këtë vit është mbajtur vetëm për personelin e larta të Policisë së Kosovës dhe Agjencive të Sigurisë Publike.
Gjatë takimit u vazhdua interesimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, i shprehur në Akademi gjatë qëndrimit të z. Bradford në ligjërata me ndjekësit e kursit si dhe ditën e diplomimit të kursistëve të SHSPK, me kërkesë të Akademisë dhe e përkrahur nga ICITAP-i, për krijimin e një Programi të Mastrit i cili do të bazohet në programin gjegjësisht kurikulen e kursit të Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës. Bradford u shpreh i gatshëm të përkrah krijimin e këtij Programi të Masterit kurse ICITAP-i po ashtu ka shpreh gatishmërinë të përkrah bashkëpunimin e Akademisë dhe Qendrën për Siguri Publike të
Në Akademi u mbajt konferenca e parë shkencore Sfidat e sigurisë në Kosovë
Vushtrri, 29 maj 2017 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e parë shkencore me temën Sfidat e sigurisë në Kosovë, ku qëllimi i saj ishte që përfaqësuesit e organizatave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Kosovë të debatojnë si dhe të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme rreth çështjes së sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Në këtë konferencë ku u debatua për temat që kanë të bëjnë për çështje të sigurisë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, prof.dr.Ass. Bejtush Gashi, dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, Drita Pereziç përfaqësuese nga ICTAP-i, Xhon Fisher profesor dr në Universitetin e Valles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorisë së Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj, përfaqësuesit e Agjencioneve të Sigurisë Publike, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare profesor dhe studentë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në hapjen e kësaj konference tha se sfida e sigurisë është preokupimi kryesor i një vendi.
Preokupimi i njerëzimit për sigurinë nuk është preokupim i sotëm, është padyshim i vjetër po sa veprimet elementare ekzistencialiste të njerëzimit, gjegjësisht preokupimi për siguri, pikërisht për shkak të vjetërsisë, pothuaj se është ndjesi e instinktit. Andaj sfida e sigurisë sot në botë është pothuajse preokupim ekzistencialistë, sidomos sot kur bota po përballet me preokupime të cilat shpesh duken se e sjellin globin buzë greminës, u shpreh Smakiqi.
Smakiqi tha se kujdesi ndaj ambientit; zhvillimi ekonomik dhe balancimet sociale ose respektimi i diversiteteve, duhet të jenë fokuset e njerëzimit në aksione për mirëqenie globale.
Sfidat e sigurisë të cilat sot frekuentojnë në regjione të ndryshme janë të njëjta dhe ato janë; ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar, trafikimet e ndryshme, shpëlarja e parave etj, u shpreh Smakiqi duke thënë se edhe Kosova si pjesë e globit është vend i sfidave të sigurisë të ngjashme me botën e sidomos me regjionin.
Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, duke falënderuar pjesëmarrësit në këtë konferencë, tha se organizimi i saj është i rëndësishëm për Kosovën. Gashi tha se gjatë konferencës do të debatohet për problemet më të cilat po ballafaqohen institucionet konkretisht zbatuesit e ligjit në procesin e ndërtimit të shtetit.
Kosova ka mundësinë historike të ndërtojë një shtet modern dhe shembull në rajonin tonë, ku shtetasi i saj pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare ta ndjejnë vetën të barabartë, ku familjet të jenë të garantuara që të ndërtojnë të ardhmen e tyre sipas kontributeve të barabarta ku shpresa për të ardhmen të bëhet më e madhe se frika nga e kaluara. Vuajtjet e shumta të popullit tonë sigurish se do të jenë një shtysë për të punuar edhe më teje për të siguruara të ardhmen e një Kosovë shumë etnike, tha Gashi.
Gashi tha se siguria është element kyç në sistemin shtetëror, siguria siç tha ai është një nga shtyllat kryesore prej të cilës varet mirëqenia e përgjithshëm e shtetit të ri.
Kosova ka potencial institucional dhe intelektual të cilët mund të ofrojnë zgjidhje për situatat e krizave, ndërsa përmes zhvillimit të bashkëpunimit dhe integrimit ajo do të rrit kapacitetet e veta, u shpreh Gashi.
Përfaqësuesja e ICITAP-it, Drita Pereziç duke folur për mbështetjen që ICITAP ua bënë institucioneve të Sigurisë Publike në Kosovës, përgëzoj Akademinë për organizimin e kësaj konference, njëherë ka premtuar mbështetje edhe më tutje.
Kurse profesor. Dr Xhon Fisher gjatë fjalimit të tij duke falënderuar Akademinë për mikpritje tha se Amerika ka një miqësi shumë të mirë me Kosovën dhe kjo miqësi do të vazhdojë edhe me tutje. Ai duke folur rreth çështjes së sigurisë tha se organizimi i konferencës është një hap i vogël, por siç tha ia e ka një kuptim të madh për çështjen e sigurisë.
Kosova është një shtet i ri dhe shtetet e reja gjithmonë kanë çështjen e sigurisë dhe kjo është shumë mirë që po diskutohet këtu. Kosova është e rrethuar më gjashtë vendet dhe siguria e saj është shumë e rëndësishme për vendet e regjionit, jo vetëm për vend ndodhjen e saj, po ka një rëndësi të veçantë për popullatën shqiptare, tha Fisher.
Profesor. Dr. Jonuz Abdullai në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen në këtë konferencë.
jam i lumtur që jam këtu sot që së bashku më juve të ndaj përvojat e mija. Erdhi koha që së bashku të kontribuojmë në ndërtimin e institucioneve shtetërore e në veçanti duke i shtuar vëmendje çështjes së sigurisë, tha Prof.Dr. Abdullai.
Edhe përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë vlerësuan se Kosova si shtet i ri nuk mund të jetë pa sfida rreth çështjes se sigurisë. Ata vlerësuan së organizimi i konferencës me temën Sfidat e sigurisë në Kosovë, është një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për vendin.
Gjatë konferencës u diskutuan temat si Kërcënimet Hibride Sfidë Globale e Kohërave Moderne,nga prof.Dr. Bejtush Gashi dhe Mr.Sc.Ejup Maqedonci, Kriza politike në Maqedoni dhe ndikimi i saj në sigurinë dhe stabilitetin në rajon, prof. dr. Jonuz Abdullai Uejl dhe Hasan Asani, prof. dr. John R. Ficher dhe Muhaedin Bela A Policy Analysis Frameëork to Study the Impacts of the Migrant Problem in the Balkans, the European Union, and the United States etj.
Ftesë për pjesëmarrje në konferencën shkencore Sfidat e Sigurisë në Kosovë
Vushtrri, 26 maj 2017 - Ju njoftojmë se në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me datën 29 maj 2017 në ora 10:00, mbahet konferenca e parë shkencore me temën Sfidat e Sigurisë në Kosovë
Në këtë konferencë do të marrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së sigurisë.
Të interesuarit agjendën mund ta gjejnë këtu: Agjenda