Lajmet

Lajmet

Adrian Shtuni vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 09 gusht 2018 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi Adrian Shtuni, konsulent në organizatën Hedayah në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u taku me Drejtorin e Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, Dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari si dhe me Drejtorin i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më për së afërmi me zhvillimet në Akademi si dhe të diskutohet  rreth mundësisë së bashkëpunimit  në mes të dyja palëve.


Drejtori i  Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari duke u shprehur i lumtur rreth vizitës e njoftoi Shtunin për  rolin, veprimtari  si dhe për proceset nëpër të cilat po kalon Akademia.

Jashari po ashtu e njoftoi delegacionin edhe për trajnimet dhe aktivitet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot.
Gjithashtu drejtori  Jashari foli edhe për edukimin e kadetëve, për Projektin e Binjakëzimit si dhe pwr bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare që ka Akademia.

Ndërsa Adrian Shtuni, konsulent në organizatën Hedayah në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim rreth ofrimeve të trajnimeve  në theks të veçantë për trajnimin e zyrtarëve të sigurisë publike. 

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit për plotësimin e nevojave rreth trajnimeve në fushën e sigurisë

 

NJOFTIM LIDHUR ME KONFERENCËN

Vushtrri, 6 gusht 2018 – Më datën 28 qershor 2018, Akademia  e Kosovës për Siguri Publike, ka bërë ftesë për pjesëmarrje në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare me titull “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”, e cila do të mbahet në Akademi nga 7 - 8 nëntor 2018.


Në vazhdim të këtij njoftimi, Këshilli Organizator i Konferencës njofton të interesuarit për datat e reja të rëndësishme dhe informatat tjera të rëndësishme, siç janë: kushtet e pjesëmarrjes në konferencë, standardet dhe struktura e punimit (për botimet e Akademisë nga konferencat dhe aktivitetet tjera profesionale dhe hulumtuese) dhe për Bordin Shkencor. 


Datat e reja të rëndësishme:

Dorëzimi i abstrakteve deri më 30 gusht 2018 

Njoftimi i pranimit të abstrakteve 05 shtator 2018 

Dorëzimi i punimeve deri më 20 tetor 2018 

Njoftimi i pranimit të punimeve 1 nëntor 2018 

Datat e mbajtjes së e konferencës 7 - 8 nëntor 2018


Për më tepër informata klikoni këtu:

 

Informata  të përgjithshme 

Ftesa për konferencë

Standardet dhe struktura e punimit


Të interesuarit për të marrë pjesë në konferencë: akademikë, studentë, hulumtues dhe profesionistë tjerë, ftohen që të prezantojnë punimet e tyre në fushën e sigurisë publike. Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me mundësinë e përkthimit simultan në gjuhët e lartpërmendura.


Shtyhet afati i konkursit për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike


Vushtrri, 26 korrik  2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike shtyhet afati  për pranimin e studenteve në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin e parë akademik 2018/2019.


Konkursi shtyhet deri me datën 10.08.2018  në ora 16:00


Aplikimi bëhet  online  në adresën elektronike: http://smu.aksp-ks.net:8090/ 


Dokumentet duhet të dorëzohen në kopje fizike  të noterizuara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, në Objektin e ri Fakulteti i Sigurisë Publike Nr. i Zyrës  


 Për informata kliko këtu:


KONKURSI


MANUALI


LINKU PËR APLIKIM: http://smu.aksp-ks.net:8090/ 


U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018/2019

Vushtrri,  18 korrik 2018  – Në Akademinë  e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) , u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018/2019.

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë zyrtarët e Policisë së Kosovës,  Doganave të Kosovës, Agjencisë të Menaxhimit Emergjent, Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Aplikimi bëhet  online  në adresën elektronike: http://smu.aksp-ks.net:8090/

Dokumentet duhet të dorëzohen në kopje fizike  të noterizuara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, në Objektin e ri Fakulteti i Sigurisë Publike Nr. i Zyrës 111 .

 

KONKURSI

 

MANUALI

 

Linku për aplikim: http://smu.aksp-ks.net:8090/


 

 

Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës

Vushtrri, 13 korrik 2018   - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike mbajti sot takimin e radhës, ku  u diskutua lidhur  më  përcaktimin e nën kuotat  të institucioneve të sigurisë publike për  vendet e studimeve themelore bachelor në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018 /2019.

Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi njëherti edhe kryesues i bordit, u.d Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Naim Rexha,  u.d/Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Zëvendës  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës Rasim Selmanaj,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Rektori i Kolegjit Policor Universitar të Finlandës Kim Himmberg - në cilësinë e ekspertit të Projektit të Binjakëzimit, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

Gjatë këtij takim  anëtarët e bordit të Akademisë  propozuan dhe u përcaktuan për nën kuotat  për institucionet e sigurisë publike  për studime në FSP.


Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,  falënderoi anëtarët e bordit të Akademisë për gatishmërinë e tyre për përcaktimin e nën kuotave për secilin agjencion veç e veç.

Smakiqi tha se Akademia ka qenë dhe është e gatshme  gjithmonë të ofroj trajnime dhe arsim të lartë për secilin zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike.


Ndërsa, rektori i Kolegjit Policor Universitar të Finlandës Kim Himmberg, i cili njëherit është edhe ekspertë i projektit të binjakëzimit në Akademi  duke u shprehur i lumtur për  bashkëpunim, vlerësoi se Akademia ka arritur rezultate të mira deri me tani.  Himmberg duke folur për hapat e parë të hapjes së Fakultetit të Sigurisë Publike, tha se Akademia është shembull për të mirë se si duhet të implementohet dhe realizohen me kujdes dokumentet strategjike

“Më këtë përvojë që ka Akademia, strategjitë tjera do të arrijnë bazat konkrete të Akademisë e cila vazhdimisht punon që të bëhet sa më ë mirë. Jam i lumtur që kam shërbye këtu, Akademia e Kosovës është duke shkuar përpara më shpejtë se sa universiteti i Finlandës”, u shpreh Himmberg.
   
Ndryshe në vitin e ri akademik 2018/2019 për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike do të pranohen 27 studentë nga Policia e Kosovës, 21 studentë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës i Kosovës, 5 nga Dogana e Kosovës, nga Agjencioni i Menaxhimit Emergjent 11 dhe nga Inspektorati Policor i Kosovës 1.
 

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike

Vushtrri, 06 korrik 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt ceremonia e diplomimit të  gjeneratës së parë të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në programin e studimeve bachelor. 


Në ceremoni të pranishëm ishin ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike Ismail Smakiqi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, ud i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha, ud i Dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari, Laura Dobruna udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëz në Doganën e Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, ud e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, stafi akademik dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi duke i përgëzuar studentët për suksesin e tyre, tha se Akademia do të vazhdojë të jetë shembull i mirë për ofrimin e arsimit cilësorë në fushën e sigurisë.


Smakiqi tha se programi  studimor i krijuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe i  akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim është i mbështetur edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.


“Përkrahja e Bashkimit Evropian vazhdoi edhe në projektin e dytë të binjakëzimit, po ashtu u implementua nga ekspertët e Finlandës dhe Estonisë  dhe si rezultat i komponentës së dytë të këtij projekti në shtator të vitit 2017 ky program studimor u ri akreditua nga Agjencia e Kosovës se Akreditimit”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia si institucion dhe programi studimor bachelor në sigurinë publike në procesin e ri akreditimit u vlerësua  nga ekspert gjermanë me notën më të larta, kurse raportet e vetëvlerësimit u cilësuan si raporte me standarde për tu ndjekë si shembull.


Drejtori Smakiqi tha se programi studimor bachelor i sigurisë publike me 240 kredi, është bazuar në nevojat e institucioneve të sigurisë publike.

“Programi studimor i Akademisë  është koncept unik dhe i veçantë jo vetëm në Kosovë, por në rajon dhe me gjerë”, tha Smakiqi duke thënë se mobilitetit përmes programit të shkëmbimit me ERASMUS + dhe CEPOL, po ashtu ka qenë një veçori dalluese e studimit në Fakultetin e Sigurisë Publike ku siç tha ai studentët kanë përfituar nga shkëmbimi përmes ERASMUS + dhe CEPOL


Smakiqi gjatë ceremonisë ka përmendur edhe akreditimin ndërkombëtar të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – IADLEST.



Kurse ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi duke ofruar mbështetje për Akademinë para studentëve të sapo diplomuar tha se shteti nuk kërkon asgjë prej tyre për pos cilësi.


“Në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme kam kënaqësinë të konfirmojë përkushtimin dhe përkrahjen time për të vazhduar avancimin e mëtutjeshëm më qëllim që Fakulteti i Sigurisë Publike në Akademi të jenë lider në rajon dhe më gjerë për arsimin e lartë në fushën e sigurisë publike”, u shpreh Gashi duke thënë se sot çështja më jetike për shoqërinë tonë e shtetin demokratike të Republikës së Kosovës është vendosja e shteti të së drejtës nëpërmjet vendosjes dhe jetësimit të pranimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në jetën publike.


“Kjo duhet të jetë detyra e juaj nesër dhe përgjithmonë. Për të gjithë ju që po e mbyllni sot këtë kapitull dhe mëtoni të hidhni hapat e parë drejtë profesionit dhe tregut të punës nuk duhet ta harroni këtë detyrë”, u shpreh Gashi.


Gjithashtu ministri Gashi tha se qëndrojnë pranë asaj së gjithmonë të ofrohet një arsim cilësor, për një Akademi  dhe  për një Fakultet të Sigurisë Publike sa më cilësor.


Duke thënë se ishte kënaqësi që ka qenë profesor dhe dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike dhe duke  iu uruar studentëve sukses në punë e tyre ministri Gashi shprehi mbështetjen e tij  pa asnjë kusht tjetër,  përveç kërkesë për cilësi në këtë sfidë të madhe për ju e për shoqërinë tonë.


Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari tha se gjenerata e parë e sapo diplomuar është model për gjenerata tjera të cilat do të vijojnë studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike. 


“Të studioni në Fakultetin e Sigurisë Publike të nderuar studentë nuk ishte e lehtë, mase ishte edhe një sfidë në rrugëtimin tuaj për të arritur nivele të reja dhe më të larta të njohurive akademike, shkencore dhe ngritjen profesionale, sfidë të cilën ju me angazhim dhe punë e tejkaluat”, u shpreh Jashari duhet thënë së investimi në arsimin e fushës së sigurisë shpaguhet shumëfishë dhe reflekton pozitivisht në sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit.


 Ndërkaq ud i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha, duke i përgëzuar studentët  për arritjen iu uroi sukses në rrugëtimin e zhvillimit të karrierës së tyre.


“Ju uroi përzemërsisht diplomimin më kërkesën që mësimi të jetë një mision i barasvlershëm me jetën tonë, ju ftojë që me kompletimin e  këtij programi jashtëzakonisht të rëndësishëm të vazhdoni veç e veç dhe bashkërisht që të mësojmë edhe më tutje”, u shpreh Rexha.


Ndërsa në emër të studentëve foli Zijavere Keqmezi e cila u shpreh e lumtur që ishte pjesë e studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike për katër vite me radhë. Keqmezi falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike konkretisht drejtorin Smakiqi për përkrahjen  e vazhdueshme që ua ka dhënë.

Numri i studentëve të sapo diplomuar është 61, në fund të ceremonisë studentëve   iu shpërndan certifikata.




   








   

Në Akademi mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike

 Vushtrri, 05 korrik  2018 - Të premten  me datën 06 korrik  2018, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Në ceremoni marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme  Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dr. Marian Dema si dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë publike.

Ceremonia e diplomimit mbahet në ora 11:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike / Vushtrri.


Ftohen mediat që të marrin pjesë.
 

Në Akademi mbahet konferenca e II-të ndërkombëtare

Vushtrri, 28 qershor 2018- Akademia  e Kosovës për Siguri Publike, më 7 dhe 8 Nëntor 2018,  organizon konferencën shkencore ndërkombëtare me titull: “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”.

Ata  që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë, akademikë, studentë, hulumtues dhe profesionistë tjerë ftohen që të prezantojnë punimet e tyre në fushën e sigurisë publike. Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me mundësinë e përkthimit simultan në gjuhët e sipërcekura.

Për më tepër informata klikoni KËTU:


 

Akademinë sot e vizitoi një delegacion nga Garda Nacionale e Iowa-s

Vushtrri, 27 qershor 2018 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi sot priti në takim një delegacion nga Garda Nacionale e Iowa-s  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequra nga Gjeneral Majorit Orr, të cilët gjithashtu ishin të shoqëruara edhe nga zyrtarë të lartë të ICITAP.

 

Drejtori Smakiqi  pasi u ka dëshiruar mirëseardhje delegacionit nga Iova, ka thënë se është i kënaqur me vizitën e tyre, dhe  AKSP-ja ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së shtetit tonë mik, SHBA-së, ne sot vazhdojmë bashkëpunimin në  fusha të ndryshme, në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Akademi.

 

Më tej gjatë këtij takimi Drejtori  Smakiqi delegacionin i informoi me zhvillimet e fundit në Akademi si Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST), si dhe akreditimin e Akademisë  nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për programet profesionale si; Polic i ri, Inspektor i IPK-së, Zyrtarë Doganorë, Zyrtarë Korrektues dhe Zyrtarë sprovues.

 

Drejtori Smakiqi me këtë raste falënderoi  edhe ICITAP-in për bashkëpunimin e vazhdueshme,  ndihmën dhe përkrahjen që po bënë për Akademinë. Gjithashtu ai foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë të Akademisë me institucione tjera  vendore e ndërkombëtare si me  Asociacionin e Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC),  Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore ( INTERPA), Asociacionin Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit( IADLEST) si dhe Agjencinë e Bashkimit Evropian për Trajnim të Zbatimit të Ligjit (CEPOL).

 

Ndërsa Gjenerali Majorit Orr u shpreh i hapur për bashkëpunim me Akademinë në fushën e trajnimeve të avancuara për zbatuesit e ligjit qofshin ata me grada te larta menagjuese të institucioneve të sigurisë apo edhe më lartë.

 

Në funde ata vizituan edhe njërën nga klasat ku po mbahej trajnimi për kapiten e toger të Policisë së Kosovës si dhe objektet përcjellëse të Akademisë ku nga instruktorët u informuan për pjesën praktike ku zbatuesit e ligjit zhvillojnë trajnimet. 




 

U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

 Vushtrri, 25 qershor 2018 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, sot mbajti takimin e radhës  në të cilin morën  pjesë;  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekan i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari,  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, u.d Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Naim Rexha,  u.d/Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Këshilltarja e Lartë e OSBE-së Shpresa  Muharremi si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

 

Tema diskutimi me rëndësi në këtë takim ishin përcaktimi i kuotave për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2018/19 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi; diskutim rreth dokumentit për politikat e përbashkëta për realizimin e fushëveprimit të ligjit të AKSP-së për përmbushjen e standardeve të akreditimit si dhe  akreditimi i Akademisë  nga  IADLEST-it.


Pas aprovimit të rendit të ditës nga Bordi i Akademisë fjalën e mori Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi i cili foli  për punën si dhe procesin e Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST), si dhe akreditimin e Akademisë  nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për programet profesionale si; Polic i ri, Inspektor i IPK-së, Zyrtarë Doganorë, Zyrtarë Korrektues dhe Zyrtarë sprovues.


Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë arritshmërit e Akademisë si dhe përgëzuan Drejtorin Smakiqi për këtë sukses të Akademisë edhe në rrafshin ndërkombëtarë.

 

Një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë me seli qendrore të OSBE-së në Vjenë vizitoi Akademinë

Vushtrri, 18 qershor 2018 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë me seli qendrore të OSBE-së në Vjenë të Austrisë i udhëhequr nga Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, William Ekas Seter Sekretari i parë i delegacionit të Mbretërisë së Norvegjisë, Magnar Aaberg këshilltarë i delegacionit të Mbretërisë së Norvegjisë si dhe Stein - Ivar Lose Eide zëvendës shef i Ambasadës Norvegjeze ne Prishtinë.

 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, nënkolonel Driton Zabergja si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai i informoi  me zhvillimet e përgjithshme të  AKSP-së. Smakiqi tha se OSBE-ja në vazhdimësi ka qen partner i pandashëm i Akademisë duke ofruar përkrahje të pa rezervë  në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike si dhe përmes donacioneve të shumta të cilat kanë pasuruar Akademinë. 

 

Gjithashtu Smakiqi tha se Akademia gëzon edhe përkrahje të madhe nga Komisioni Evropian,  ICITAP  si dhe shumë institucione e  organizata tjera të cilat dëshirojnë që Kosovën ta bëjnë pjesë integrale të bashkësisë evropiane, gjegjësisht në rrjedhat bashkëkohore të ofrimit të shërbimeve për zbatues të ligjit.

 

Smakiqi tha se kjo ndihmë që i është bërë Akademisë dhe vazhdon ti bëhet gjatë këtyre viteve është si rezultat i suksesit të institucioneve të sigurisë të cilat gëzojnë një respekt, një besueshmëri në ofrimin e shërbimeve për një ambient të sigurt.

 

Gjatë këtij takimi Smakiqi delegacionin i informoi edhe përrrjedhën e Fakultetit të Sigurisë si dhe hapat e ardhshëm drejt hapjes sëstudimeve postdiplomike atë master, anëtarësimin e Akademisë në organizatatndërkombëtare CEPOL e AEPC,  Akreditimin  Ndërkombëtar  tëAkademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dheTrajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(International Association of Directors of Law Enforcement StandardsandTraining - IADLEST), si dhe bashkëpunimin me akademitë  tjera si  mevendet e Ballkanit dhe me gjerë.

 

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë  pranë Akademisë Nexhat Jashari foli për pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Fakultetin e Sigurisë  si dhe respektimin e të drejtave gjuhësore duke mundësuar  barazi dhe arsimim të lartë të gjithë pjesëmarrësve. Në fund ai falënderoi misionin e OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm që po japin për Akademinë.

Nënkolonel Driton Zabergja gjatë këtij takimi foli për përgatitjet  për fillimin e gjeneratës së re të Policisë së Kosovës.

 

 Ndërsa delegacioni gjatë këtij takimi ishin të interesuar, për  zhvillimin e trajnimeve, motivimin e të rinjeve për tu bërë pjesë e institucioneve të sigurisë- bashkëpunimin me komunitete si dhe  hapjen e programeve  master në Akademi.

Gjatë këtij takimi delegacioni vizitoi edhe njërën nga klasat ku po zhvillohej trajnimi, menagjimi për kapiten  i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, si dhe objektet përcjellëse të Akademisë ku nga instruktorët u informuan më gjerësisht  për pjesën  praktike të trajnimeve.

 

U përurua pllaka e akreditimit ndërkombëtarë të Akademisë nga IADLEST

Vushtrri, 07 qershor 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt ceremonia e përurimit të pllakës së akreditimit ndërkombëtar  të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme  Bejtush Gashi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës Shkëlqesia e tij Greg Delawie, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Kryesues i Bordit të AKSP Bajram Bujupi, Kimberley Riffe  Udhëheqëse e Programit të ICITAP-it për Kosovën, Drita Perezic Këshilltare e Lartë e ICITAP, Programi Ekzekutiv i Menaxhmentit të MPB-së, Shpresa Muharremi këshilltare Kombëtare Misioni i OSBE-së në Kosovë,. Ritva Vähäkoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Kolonele Taibe Canolli-Brajshori Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore, personeli udhëheqës i Akademisë, oficer të lartë të Policisë së Kosovës dhe mysafir tjerë.

Në fjalën e hapjes të ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, u shprehur i lumtur që Akademia sot po bënë përurimin e pllakatës të akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Drejtori Smakiqi tha se ky akreditim na vij pas akreditimit të Programeve Profesionale dhe akreditimit institucional të Akademisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ky akreditim ndërkombëtar vërteton punën e gjatë të Akademisë, Agjencive të Sigurisë Publike dhe partnerëve ndërkombëtar në fushën e trajnimeve të gjithë zbatueseve të ligjit në Kosovë.

“Ky është akreditimi i parë i një Akademie të Sigurisë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës i asociacionit IADLEST, i cili bënë akreditimi e gjitha akademive policore të SHBA-ve dhe ne ndihemi  të privilegjuar dhe krenar që jemi akredituar të parë në botë jashtë SHBA-ve. Akademia po ashtu është e para në regjion që ka një akreditim ndërkombëtarë dhe epitetin e një Qendre Ekselencë për trajnimin e zbatueseve të ligjit” ,  u shpreh Smakiqi duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.

Drejtori Smakiqi falënderoi  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadën Amerikane në Kosovë, ICITAP-in  për ndihmën e pakursyer që po japin Akademisë deri në arritjen e praktikave më të mira dhe futjen e Akademisë në “grupi elitar të përkushtuar për shkëlqesi në dhënien e trajnimit në drejtësinë penale gjithandej botës” ashtu siç thuhet në njoftimin e IADLEST, për akreditim ndërkombëtar të Akademisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi duke vlerësuar  lartë akreditimin e Akademisë nga IADLEST tha se ky akreditimi është shumë i rëndësishëm për vendin.
Ministri Gashi tha se  ndihma që po japin Shtete e Bashkuara të Amerikës në shtet ndërtimin e Kosovës është shumë e madhe dhe shumë e çmueshme.

“Unë si ministër dhe si ish Dekan i Fakultetit të  Sigurisë Publike, ndjej kënaqësi për këtë sukses të madh. Falënderoi partnerët ndërkombëtarë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, OSBE-në,  ICITAP për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në procesin e  shtet ndërtimit, zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”, u shpreh ministri Gashi.

Më këtë rast  ministri Gashi përgëzoi të gjitha ata që kontribuuan në këtë proces të akreditimit.

Ministri Gashi vlerësoi se marrja e certifikatës së akreditimit nga IADLEST në Boston të Shteteve të Amerikës në maj të këtij viti nga drejtori Smakiqi,  do të shërbej jo vetëm si rast për të festuar, por edhe për shumëfishin e ambicieve dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ecur më tej në rrugën e aftësimit të institucioneve të sigurisë publike.

Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, përgëzoj Akademinë për këto të arritura.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie vlerësoj se mbajtja e shumë trajnimeve, shumë aktiviteteve e së fundmi edhe akreditimi nga IADLEST ndriçon edhe më shumë reputacionin e Akademisë.

Më këtë rast ambasadori Delawie, përgëzoi Akademinë si dhe stafin e ICITAP-it Programimi për Kosovë për këtë arritje të shënuar për tu bërë Akademia e para që akreditohet nga IADLEST.

“Ky përkushtim i Qeverisë së Kosovës është thelbësore për ta mirëmbajtur besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj të gjitha institucioneve të sigurisë, prandaj keni kryer një punë shumë të mirë, Ministria e Punës së Brendshme, bordi, agjencitë e tjera që trajnohen këtu, do të duhej që të sigurohen që trajnimin që e marrin në akademi të jenë në përputhje me standardet dhe kjo nënkupton që gjatë gjithë kohës ta rishikojmë, verifikojmë dhe korrigjojnë ato standarde për t’i përmbushur të gjitha nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit që trajnohen dhe komuniteteve që do t’i shërbejnë“, tha ambasadori Delawie.

Në fund janë shpërndarë mirënjohje për gjitha ata që kontribuuan në këtë proces si dhe u bë përurimi i pllakës së Akreditimit ndërkombëtar  të AKSP-së e cila u akreditua nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).