Lajmet

Lajmet

Kadetët e Policisë së Kosovës rreshtohen para Drejtorit të Akademisë

Vushtrisë 01 shkurt 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi  sot mbajti një fjalim para kadetëve të gjeneratës së 54-të të Policisë së Kosovës.

Drejtori  Smakiqi tha se ndihet i lumtur që këtë mëngjes takoi kadetët  e Policisë së Kosovës i cili iu  dëshiroi  mirëseardhje në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në trajnimin e profesionit të policitë të cilin e kanë zgjedhë.

“Jam këtu sot, në fjalën time të parë para jush, të iu shprehi admirimin tim dhe të Akademisë, për vendimin tuaj që të përcaktoheni të bëni jetën e njerëzve në përkujdesje të sigurisë të vendit tuaj, në përkujdesje të sigurisë të gjithë qytetarëve të vendit tuaj pa dallim gjinie, race, nacionaliteti e feje gjithnjë duke pas në themele të trajnimit tuaj respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Smakiqi.

 Më tutje ai tha se është gjenerata e parë e kadetëve të Policisë së Kosovës  në trajnimin profesional të Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, të bazuar në Kornizën Kombëtarë të Kualifikimeve. Kjo po ashtu besoi të jetë  tha Smakiqi shtytësi kryesor që të jen gjenerata më e mirë e policëve të Kosovës e cila seriozisht do të freskoi radhët e këtij institucioni.

“Jam i sigurt se koha të cilën do të kaloni në Akademi në trajnimin e këtij programi të profesionit të policit, do të jetë përveç se njohuri të reja për profesionin të cilin ju e keni përzgjedhë, koha që do të kaloni do të jetë eksperienca më e rëndësishme në jetën tuaj, eksperienca bazike e cila hap dyert e karrierës tuaj në Policinë e Kosovës”, tha Smakiqi.

Drejtori Smakiqi tha se  pas tre viteve të përvojës tuaj në polici, do të keni mundësi të jeni studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike dhe më pas edhe studentë në master të fushave të sigurisë,  gjithnjë me pretendime për grada të larta në organizatën në të cilën ju do të ndërtoni  karrierën tuaj.

Duke iu dëshiruar suksese në trajnimin e këtij programi profesional, në fund drejtori Smakiqi  tha  se do të jet gjeneratë që do të kujtohet përveç numrit më të madhe të kadetëve, me shpresën dhe besimin  që do të jen gjenerata më e mirë dhe shpresa freskuese e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, nënkolonel Driton Zabërxha drejtor për TrajnimeMandatore në Policinë e Kosovës   para kadetëve  shpalosi plan programet si dhe modulet e trajnimit të cilat do tipërcjellin kadetët deri në përfundim të trajnimit.

 

Në Akademi përmbyllet Projekti i Binjakëzimit

Vushtrri, 22 janar 2019 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u  mbajt seminari përmbyllës i projektit të binjakëzimit  “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”,  qëllimi i  të cilit ishte fuqizimi i arsimit në fushën e sigurisë publike. 

 

Drejtori i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi tha se sot nuk po përmbyllet projektit, por  po përmbyllet një epokë  e krijimit  të Akademisë e cila është akredituar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare dhe e cila është e aftë të përmbush misionin e saj të aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me aprovimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.


“Duke përmbyll projektin e dytë të bnjakëzimit, Akademia hap një epokë të re. Akademia po hap epokën e vizionit të ri, e cila ndërlidhet me periudhën e ardhshme strategjike të Akademisë per vitin 2019 – 2022”, u shpreh Smakiqi duke thënë se rasti i zhvillimit të Akademisë  është historia e formimit, plotësimit të kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimeve të Agjencive të Sigurisë Publike të cilat merren me zbatimin e ligjit në Kosovë.


“Përmes projektit të parë të binjakëzimit  Akademia dhe agjencitë kanë krijuar programin studimor  katër vjeçar bachelor  në fushën e sigurisë publike, i cili është akredituar nga Agjencia e Kosovës se Akreditimit në vitin 2014, kurse në vitin 2017 ky program është ri akredituar deri në vitin 2022 dhe Akademia ka fituar akreditim institucional për pesë vite,  kurse projekti i dytë  të cilin po e përmbyllim i cili po ashtu ishte  projekt i Bashkimit Evropian nga IPA 2014 - Programi vjetor për Kosovën, Instrumenti për Ndihmë Para-anëtarësisë 2014-2020 i zbatuar po ashtu nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia”, tha Smakiqi. 

 

Ai vlerësoi së  viti 2018 për Akademinë ishte vit  i shkëlqyeshëm ku fitoi akreditim kombëtar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe akreditim ndërkombëtar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Duke falënderuar të gjitha ata akterët që punuan dhe kontribuan në realizimin e projektit të binjakëzimit, gjithashtu edhe  partnerët  ndërkombëtarë  OSBE dhe ICITAP-i drejtori Smakiqi  shpalosi vizionin e ardhshëm të Strategjisë Zhvillimore të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për periudhën 2019 – 2022.

 

Smakiqi tha se në vitin 2022 Akademia do të jetë faktor kyçë në krijimin e sigurisë në Republikën e Kosovës duke ofruar nivel të lartë të kompetencave për autoritetet e zbatimit të ligjit për të ju përgjigjur sfidave të ndryshueshme. Ndërsa siç tha drejtori Smakiqi në vitin 2022 Akademia do të jetë Qendra e Ekselencës për Siguri Publike në Kosovë.

 

“Përveç tjerash vende të rëndësishëm do të zënë objektivat strategjike, krijimi  i një programi studimor të Master dhe funksionalizimi i  Institutit për Hulumtimit në funksion të trajnimit dhe arsimit”, u shpreh Smakiqi.

 

Drejtori Smakiqi falënderoi 27 zyrtar dhe eksperti nga Agjencitë e Sigurisë Publike, 26 ekspert nga Finlanda dhe Estonia si dhe 43 drejtues, zyrtar të lart dhe zyrtar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, të cilëve iu nda mirënjohje nga Akademia për punën dhe përkushtimin e tyre.


Po ashtu drejtori Smakiqi tha se  gjatë zhvillimeve të projekteve të binjakëzimit të këtyre viteve  si dhe punës në përgjithësi në Akademi, personeli i Akademisë ka mësuar  shumë.

“Ne besojmë që kemi krijuar dhe kultivojmë kulturën tonë, kulturën e Akademisë, e cila përveç se bazohet në kodet e etikës dhe obligimet e sjelljes brenda kornizave ligjore, personeli i Akademisë çdo ditë punon në përmisimin e vetës së saj duke analizuar vendimet e marra, veprimet bazuar në këto vendime dhe asnjëherë pa qenë rob i frikës për gabimet e mundshme gjatë punës tonë”, tha Smakiqi

 

Ndërsa Krista Haak  udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se e ardhmja e edukimit në fushën e sigurisë publike është në duart e Akademisë. Haak tha se projekti i binjakëzimit ka qenë edukimi i së ardhmes. 

 

“Ne të gjithë e dimë se edukimi i mirë ofron të ardhme me të mirë për individë dhe për komunitet dhe kjo ka ndodhur si rezultat i projektit të binjakëzimit në periudhën e shtatë viteve të kaluara”, u shpreh Haak duke thënë se projekti i fundit ka pasur qëllim për të përforcuar ligjin  duke ofruar kualitet të lartë të edukimit për siguri publike, hulumtim dhe zhvillim në Kosovë.  Haak tha se  kualiteti i të gjitha korrikulave të sigurisë publike është arritur më një gjerësi të kërkuar nga aprovimi kombëtarë dhe ndërkombëtarë në të dy fushat në atë të programeve dhe atë institucionale. 

 

“Vizioni i Akademisë i krijuar në vitin 2014 në projektin e parë thotë se në vitin 2020 Akademia do të jetë e njohur nga bashkëpunëtorët kombëtare dhe ndërkombëtarë si një institucion i vijës së parë për të gjitha nivelet e edukimit në fushën e sigurisë publike. Në 2019 kjo vetë së ka filluar, jam e sigurt se rezultatet e projektit të dytë do ta mbështesin Akademinë për të arritur qëllimin ambicioz  që në 2020 Akademi të jetë si qendër ekselencës së edukimit në fushën e sigurisë publike në Kosovë”, tha Haak duke thënë se suksesi ishte i mundshme vetëm përmes një bashkëpunimi siç ishte bashkëpunimi mes Akademisë, agjencioneve dhe projektit. 

 

Kurse zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj fillimisht në emër të Qeverisë së Kosovës e  përgëzoj Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqin për punën e madhe që e ka bërë.  Hoxhaj vlerësoj lartë edhe realizimin e projektit të binjakëzimit. 

“Ky projekt është njëri ndër projektet me të mëdha të Akademisë i mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë”, u shpreh Hoxhaj. Ai vlerësoi se  Institucionet e Sigurisë; si Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, FSK-ja e Ushtria janë institucionet më të suksesshme që ka pasur  Kosova në këto njëzetë vitet e fundit.

 

“Kjo arritje qoftë në ngritjen profesionale, qoftë në zhvillimin profesional, në zhvillimin e kapaciteteve, në themelimin e institucioneve nuk do të ishite e mundur pa mbështetjen e mirëfilltë të shumë partnerëve ndërkombëtarë në këto 20 vitet e fundit. Unë jam këto që të ofroj mbështetje të pa rezervë të qeverisë për të forcuar edhe më tutje kapacitetet në fushën e trajnimeve, arsimit të lartë në zbatimin e politikave dhe në zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë publike, ju jeni krenaria jonë dhe ju ftojë që të vazhdoni më këtë punë që e keni bërë deri me tani”, u shpreh Hoxhaj.

 

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se çdo gjë është e barabartë më sigurinë, politika e jashtme, ekonomia, zhvillimi arsimi dhe mirëqenia e qytetarëve, prandaj ai tha se projekti në fjalë dhe puna që bënë Akademia do të duhej të shihej në një kontest shumë më të gjerë. Hoxhaj me teje ka thënë se Kosova është e interesuar të bëhet eksport i sigurisë vendore por edhe rajonale.

 

Ndërkohë që Hoxhaj i ftoj partneret evropian, amerikan, partnerët ndërkombëtarë që të mbështesin Akademinë edhe më tutje. “Viti 2019 mund të jetë vit historik për Kosovën dhe arritja e marrëveshjes më Serbin përmes një njohje të ndërsjellët dhe anëtarësimin në OKB,  por jo çdo kusht apo çfarëdo marrëveshje por vetëm një marrëveshje e dakorduar. Pas 10 vite të pavarësisë ne kemi nevojë të përmbyllim shtet ndërtim  që është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarëve të saj”, u shpreh Hoxhaj. 

 

Ndërsa Isa Xhemajli, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, tha se Akademia tashmë është e njohur për punën e saj shumë të mirë dhe fisnike. 

 

“Ju falënderoj juve për punën i cila për ditë e më shumë  përgatitë kuadro në fushën e sigurisë në vendin tonë, dhe kjo arrihet më  punën e juaj dhe përkrahjen e partnerëve  ndërkombëtarë”, u shpreh Xhemajli duke thënë se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për shtetin në fushën e sigurisë publike. 

 

“Nuk ka asnjë dyshim që ky institucion që funksionon  në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme tashmë është i njohur për punën e saj fisnike, për shkollimin e avancuar të punonjësve që prekin sferën e sigurisë”, tha Xhemajli i cili tha se tashmë jemi në rrugë të mirë qe në të ardhmen e afërt Akademi të ofroj shërbime dhe të pranoj persona për shkollim edhe për ata jashtë institucioneve të sigurisë të punësuar. 

 

“Kjo do të ndihmoj që shoqëria të këtë persona të cilët janë të gatshëm ti përgjigjen sfidave të sigurisë në Kosovë. Fakti që kemi binjakëzim më shtetet si Finlanda tregon përkushtimin tonë për një institucion arsimor që kultivon vlera të larta në fushën e arsimit”, u shpreh Xhemajli duke thënë që Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkrah tutje Akdeminë.

 


Liug Brusa udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë u shpreh i impresionuar për punën e bërë në Akademi, për numrin e trajnimeve që mbahet  dhe për numrin e studentëve që ndjekin mësimet në Akademi. “Investimi në Akademi ka qenë një hapë shumë i rëndësishëm duke sjellë eksperiencat më të mira nga Finlanda dhe Estonia”, u shpreh Brusa duke thënë se do të vazhdojmë të investojmë në fushat e ndryshme për edukim  në vitet e ardhshme.  

 

Edhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall uroj Akademinë për të arriturat e saj, ndërkohë që falënderojë Akademinë, Finlandën dhe Estonin për bashkëpunimin që projekti të përfundoi me sukses. “Policia, zyrtarët e sigurisë publike janë fytyra e Akademisë dhe kjo është shumë më rëndësi për Akademinë. Qeveria mund të jetë shumë krenare me Akademinë”, tha Stjernvall. 

 

Gjatë takimit të fundit të projektit të binjakëzimit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit edhe me tutje në fushën e sigurisë mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kolegjin Universitar Policor të Finlandës dhe Akademisë së Shkencave të Sigurisë në Estoni 


Në takimin përmbyllës të këtij projekti vlerësim pozitivë dhanë edhe ekspertët vendor dhe ndërkombëtarë të cilët ishin të përfshirë në realizimin e projektit në fjalë. Ndryshe në fund u ndanë mirënjohje për së cilin punëtorë që ka konribuan në realizmin e projektit të binjakëzimit


Në këtë takim morën pjesë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Isa Xhemajli zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Rektori  i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, Rektori i Universitetit të Mitrovicës Alush Musaj, Luigi Brusa udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Rafael Nievergelt nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Karl Åke Roghe Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri në misionin e OSBE-së në Kosovë, Ambasadorja e Finlandës Pia Stjernvall, Bejtush Gashi Dekan në Fakultetin e Sigurisë Publike, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Miradije Kelmendi Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Nehat Thaqi Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Taibe Canolli Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës, Shefki Abdullahu Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Agjencionin e Menaxhimit Emergjent, Valdete Krasniqi këshilltare në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Krisat Haak udhëheqëse e Projektit të Binjakëzimit nga Shtetet Anëtare, Ritva Vähäkoski këshilltare rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Kimmo Himberg Drejtor i Kolegjit Universitar Policor (POLAMK) të Finlandës, Marek Link u.d. Rektor i Akademisë së Estonisë të Shkencave të Sigurisë, Hannu Kiehelä Drejtor i Institutit të Trajnimit të Shërbimit të Burgjeve dhe Sprovues në Finlandë, Markku Rissanen ligjërues i lartë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara JAMK në Finlandë, etj.

Në Akademi filloi trajnimi bazik i kadetëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri,21 janar 2019 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sotfilloi trajnimi bazikë i gjeneratës së 54,  të Policisë së Kosovës.

 

Instruktorët e Policisë sëKosovës në Akademi ju dëshiruan mirëseardhje kadetëve të rinj  dhe i inkurajuan ata që të japin maksimuminnga vetja e tyre që e gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.

 

Kadetët e rinj do të trajnohensipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim tëligjit.

 

Trajnimi i cili do të zgjatë derinë shtator 2019  do ta vijojnë  431  kadet të Policisë së Kosovës.

Në Akademi mbahet takimi përfundimtar i Projekti të Binjakëzimit

Vushtrri, 21 janar 2019 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nesër me dt. 22 janar, duke filluar nga ora 10:00, mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit,  “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”.

Të pranishëm në përmbyllje të projektit të binjakëzimit do të jenë: Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër,  Ekrem Mustafa, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës,  Katri Raik, Ministre e Brendshme e Estonisë, Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë , Pia Stjernvall, Ambasadore e Finlandës, Ismail Smakiqi Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë, Krista Haak, Udhëheqëse Projekti nga Shteti Anëtar si dhe ekspert vendor e ndërkombëtarë.
   


Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.
 

Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Bordit

Vushtrri, 17 dhjetor 2018- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i njëzet e gjashtë i Bordit të Akademisë dhe i fundit për këtë vit.

Në këtë takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi  njëherit  edhe kryesues i bordit,  Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Bahri Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drita Perezic nga ICITAP, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

Fillimisht kryesuesi i Bordit të Akademisë Bajram Bujupi  përshëndeti të pranishmit e më pas kërkoi nga ta që të miratojnë rendin e ditës për këtë takim.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve paraqiti draft-planin e trajnimeve për vitin 2019, ku më pas pati diskutime dhe komente nga të pranishmit.

Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi kërkoi që në planin e trajnimeve për vitin 2019 të këtë më shume hapësirë për Shërbimin Korrektues në trajnimet menxhami i vijës së mesme dhe të lartë si dhe në trajnimet profesionale.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Rashit Qalaj kërkoi që  trajnimet të cilat mbahen në Akademi  nga Policia e Kosovës të jenë të një standardi të lartë që Policia e Kosovës të jetë në nivel të lartë profesional në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive konformë mandatit që ka.

Në fund Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi para të pranishmëve tha se vizioni i Akademisë është, që të bëhet një qendër e ekselencës në regjion dhe marrja e përgjegjësive shtesë në misionin e sajë.

Terry Hake ekspert nga fusha kundër korrupsionit mbajti ligjëratë në Akademi

Vushtrri, 12 dhjetor 2018- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, eksperti nga fusha e korrupsionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Terry Hake mbajti ligjëratë me temën “Korrupsioni në Gjykata”, të organizuar nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë në kuadër të javës kundër korrupsionit.

Të pranishëm në ligjëratë ishin Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, studentët e Fakultetit të Sigurisë  si dhe zyrtarë  nga Akademia.

Në hapje të kësaj ligjërate foli Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi i cili duke përshëndetur ekspertin nga Amarika Terry Hak tha se është nderë që sot në AKSP do te kemi mundësin të dëgjojmë përvojat të ndryshme nga puna disa vjeçare që ka bërë Terry Hak, në fushën e korrupsionit.

Gjithashtu Drejtori Smakiqi falënderoi organizatorët  për mundësin e mbajtjes së  kësaj ligjërate në Akademi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë si dhe  ICITAP.

Në fund të kësaj ligjërate u publikua edhe dokumentari me temë korrupsioni, ku të pranishmit patën rastin dhe mundësin të parashtrojnë pyetje dhe komente lidhur me temën.

Komiteti Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës

Vushtrri,  12 dhjetor  2018  –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot Komiteti  Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës ku dhanë vlerësim për realizimin e projektit për tre mujorin e fundit.
Ekspertët vlerësuan se projekti i cili ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike është duke u realizuar në përpikëri.

 Në takim të pranishëm ishin Drejtori  i  Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak,  Ritva Vahakoski i Kosovës, Shpresa  Muharremi nga OSBE-ja si dhe përfaqësuesit e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret për kontributin e dhënë në realizimin e projektit të binjakëzimit  u shpreh i lumtur që projekti deri me tani u realizua me sukses.

Ai tha se në Akademi është shënuar progres ku janë realizuar disa projekte të mëdha që janë më interes  për zbatuesit e ligjit.

Duke folur për ecurinë e projektit që nga fillimi e deri me tani drejtori Smakiqi theksoj se Akademia ka bërë  dhe do të bëjë përpjekë në përmisimin e arsimit në fushën sigurisë.  Më këtë rast Smakiqi  falënderoi të gjithë zyrtarët e agjencioneve të sigurisë publike  për bashkëpunimin e vazhdueshëm që e kanë  bërë deri me tani në realizimin e projektit  të binjakëzimit.

“Çdo gjë që është në favor të Akademisë dhe zbatuesve të ligji ne do ta përkrahim, në  Akademi janë shënuar një mori suksesesh, madje të gjitha këto bëjnë që Akademia synon që në të ardhmen e afër të jetë faktor kyç i sigurisë, të ketë rol kyç në arsim në fushën  siguri publike”, u shpreh Smakiqi.
   
Tutje Smakiqi  vlerësoi lartë realizimin e komponentës  së dytë  që ka të bëjë më kontributin për ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të programit bachelor në Akademi, ai po ashtu vlerësoi edhe kontributin për funksionalizimin e plotë të Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Akademi për të mirën e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike
   

Kurse , Krista Haak  udhëheqëse e projektit të binjakëzimit vlerësoi se projekti ka shënuar progres. Ajo me këtë rast tha  fal bashkëpunimit të ngushtë me Akademinë si dhe më përfaqësuesit e agjencioneve  është arritur që projektit të shkoj drejtë realizimit të tij më sukses.

“Brenda këtyre tri viteve janë shënuar rezultate të mira, e konsiderojë shumë të rëndësishëm kursin e E-learning, kjo është një mundësi e mirë për Akademinë”, u shpreh Haak.

Edhe, Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë falënderoi të gjitha ata që kontribuan në realizmin e projektit në fjalë.  Pasi që projekti i binjakëzimit është në përfundim,  Nievergelt theksoi se agjencionet dhe Akademia kanë arritur shumë.

“Ju falënderoi për rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe”, u shpreh Nievergelt duke thënë se disa projekte dhe gjëra të mira po përfundojnë, ndërsa projekte dhe gjëra të mira do të fillojnë. 

Shpresa Muharremi këshilltare e OSBE-së në Akademi, tha se OSBE është e lumtur që është pjesë e  sukseseve të arritura në Akademi që nga themelimi. Muharremi vlerësoj lartë punën që është bërë deri me tani në Akademi, në bashkëpunim me partnerët  strategjik siç janë Bashkimi Evropian dhe ICITAP. 

Tani më që projekti i binjakëzimit është në përfundim  vlerësim pozitivë dhanë edhe përfaqësuesit e Agjencioneve  të Sigurisë Publike.

Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.

Në fund u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit për mentorët dhe koordinatorët e mentorëve për trajnime profesionale të agjencive të sigurisë publike.

Një delegacion i femrave police nga Mbretëria e Bashkuar vizitoi Akademinë

Vushtrri, 07 dhjetor 2018 – Një delegacion i femrave police nga Mbretëria e Bashkuar të shoqëruar nga Shpresa Muharremi këshilltare në OSBE dhe Shpresa Mulliqi,  sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  ku u priten nga Kastriot Jashari Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore dhe menaxhmenti  i lartë i Akademisë. 
   
Kastriot Jashari Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore   e njoftoi delegacionin për zhvillimet dhe për proceset të rëndësishme të Akademisë, për  realizimin e trajnimeve etj.

Po ashtu delegacioni në fjalë u njoftua edhe  për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Akademia ka më vendet e rajonit dhe më gjerë, për bashkëpunimin mes Akademisë dhe OSBE-së në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e  sigurisë publike.

Gjithash Jashari foli  edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia, për anëtarësimin në organizata me rendësi siç janë INTERPA, CEPOL, Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST).


Ndërsa delegacioni duke u shprehur të kënaqur  për  vizitën  në Akademi  u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.

 

Në AKSP u mbajt sesioni informues nga zyra e Erasmus+ në Kosovë

Vushtrri, 5 dhjetor 2018 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt sesioni informues i zyrës së Erasmus+ në Kosovë. Në këtë sesion morën pjesë zyrtarë nga Erasmus+ në Kosovë, studentë të Fakultetit të Sigurisë Publikenë  si dhe zyrtarë të lartë nga Akademia.
 
 Gjatë takimit, Dekani I Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) në AKSP Bejtush Gashi I falënderoi zyrtarët e zyrës së Erasmus+ në Kosovë për kontributin e gjithmbarshëm të tyre në ngritjen e nivelit të studimeve në Fakultet përmes shkëmbimit të përvojave që kanë pasur studentët dhe mësimdhënësit e FSP-së si dhe stafi administrativ i AKSP-së. Dekani Gashi  u zotua për përkrahjen e mëtejme të aktiviteteve të shumta, të rëndësishme të Erasmus+ në veçanti për Fakultetin dhe në përgjithësi për Akademinë.

Kurse zyrtari nga AKSP-ja Skender Agaj  njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetet që janë zhvilluar AKSP me programin Erasmus+. Ai tha se deri më tani nga ky program, përkatësisht nga Mobiliteti Ndërkombëtar i Kredive, kanë përfituar gjithsej 48 pjesëtarë nga studentët, stafi akademik dhe ai administrativ me vizita nga një javë deri në pesë  muaj në institucione të ngjashme në Gjermani, Estoni dhe Poloni.
Ai theksoi edhe rëndësinë që ka pjesa e ndërtimit të kapaciteteteve të arsimit të lartë të Erasmus+ në planet e ardhshme strategjike të AKSP-së, duke mos harruar as pjesën e trajnimit profesional.
 
Për më tepër, zyrtarët nga zyra  e Erasmus+ në Kosovë i njoftuan të pranishmit për thirrjen më të re, për aplikim në të gjitha aktivitetet veç e veç të Erasmus+, siç janë: ndërtimi I kapaciteteve në arsimin e lartë, Jean Monnet për studime nga fusha e Bashkimit Evropian, mobiliteti ndërkombëtar i kredive etj., duke përfshirë edhe afatet dhe mënyrën e aplikimit.
 
Kurse dy studentët e Fakultetittë Sigurisë Publike të AKSP, Fluturë Hasani dhe Gentian Kurteshi, ndanë përvojat e tyre, përparësitë dhe sfidat gjatë qëndrimit të tyre prej  pesë muaj në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë në semestrindimëror të vitit akademik 2017 - 2018.
 
Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka filluar të marrë pjesë në aktivitetet e zyrës së Erasmus+ në Kosovë që nga themelimi i Fakultetit të Sigurisë Publike në tetor 2014.

Kurse  shkëmbimi i studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ nga AKSP jashtë vendit ka filluar që të reazlizohet që nga viti 2016.
 


Udhëheqës dhe kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë

Vushtrri, 03 dhjetor 2018 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacioni i përbërë nga udhëheqësit si dhe nga kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte thëllimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të pranishmit u njoftuan me fushëveprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot, zhvillimet e fundit, e po ashtu në theks të veçantë  hapja dhe funksionalizimi i Fakultetit të Sigurisë Publike.
Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
 
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi përgëzoj trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e tyre, ndërsa kadetëve ju dëshiroj punë të mbarë po sa të inkuadrohen në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm për vendin. 

Duke i inkurajuar për punën Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë dhe FSK-së pasi që siç tha ai ky bashkëpunim është i nevojshëm për vendin tonë.


Ndërkaq udhëheqësit dhe kadetët e  FSK-së u  interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi dhe shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së sidomos në arsimimin e  kadetëve në fushën e sigurisë. 

Në fund të vizitës, duke vizituar kampusin e Akademisë,  delegacioni shprehu përshtypjet më të mira si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike.
 

Në AKSP u mbajt webinar i CEPOL

Vushtrri, 30 nëntor 2018.- Sot në hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për herë të parë u mbajt një webinar i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Trajnime në Zbatim të Ligjit (CEPOL) për zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kosovës.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime në Zbatim të Ligjit (CEPOL) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krime (UNODC) kanë lansuar projektin për Krime Financiare në Ballkanin Perëndimor (WBFI), në kuadër të të cilit organizojnë kurse kombëtare dhe regjionale, pjesëmarrje në Programit e Shkëmbimit të CEPOL ndërmjet zyrtarëve të zbatimit të ligjit nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor si dhe aktivitete të tjera përkrahëse.

Si pjesë e këtij projekti ishte edhe trajnimi “Hetimet financiare që kanë të bëjnë me trafikimin e narkotikëve”, i cili u mbajt në Prishtinë nga 8 - 12 tetor 2018, në të cilin morën pjesë 29 zyrtarë të 7 institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit, siç janë: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare, Administrata Tatimore e Kosovës, Prokuroria, Gjyqësia dhe vet Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Qëllimi i këtij webinari ishte që t’ua rikujtojë dhe vlerësojë përmbajtjen e trajnimit si më lart, që të diskutojë për temat që u janë prezantuar në trajnim në kohë reale me të tre ekspertët që ua kanë mbajtur trajnimin dhe njëkohësisht që të shfrytëzohet kjo mundësi për të promovuar përdorimin e rrjetit elektronik (e-Net), përkatësisht të Sistemit të Menaxhimit të të Mësuarit, që do të mund të përdoret, p.sh., për të filluar një grup të diskutimeve në forum.
 
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në këtë mënyrë po përkrah dhe promovon të mësuarit elektronik në një prej platformave më të njohura dhe më të rëndësishme në fushën e zbatimit të ligjit në Evropë, siç është ajo e CEPOL.

Ky në fakt do të jetë edhe një ndër objektivat strategjikë të Akademisë për të ardhmen.
 
AKSP më 24 mars 2017 ka nënshkruar Marrëveshje Pune me CEPOL dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje ka arritur që të përfshijë zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kosovës në trajnime të ndryshme të CEPOL në Kosovë dhe jashtë vendit, në Programin e Shkëmbimit si dhe shumë prej tyre janë të kyçur dhe përdorin efektivisht Sistemin e Menaxhimit të të Mësuarit (LMS), duke marrë pjesë në webinarë, kurse online, duke përdorur librarinë elektronike etj.
 

Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay vizitoi Akademinë


Vushtrri,19 nëntor  2018 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)e vizitoi Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Adrian Shtuni konsulent në këtë organizatë,ku u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi memenaxhmentin e lartë  si dhe me zyrtarët policorë.

Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi mes Akademisë dhe ekspertëve të programit Hedahay në fushën e sigurisë konkretisht në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi e njoftoi delegacionin e organizatës për misionin dhe vizionin e Akademisë. Ai gjatë këtij takim përmendi të arriturat që jane realizuar ne Akademi, njëkohësisht foli edhe për sfida që e presin në të ardhmen sa i përket fushës së sigurisë publike.


Drejtori Smakiqi shfaqin nevojën për bashkëpunim me ekspertë dhe organizatat ndërkombëtare, konkretisht bashkëpunimin për trajnimet në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpijnë në terrorizëm, duke ofruar ndihmë në draftimin e kurrikulave dhe trajnimin e trajnerëve.

Gjithashtu u fol edhe për strategjinë e AKSP-së për vitin 2019/2022  që siç tha drejtori Smakiqi Akademia tashmë është një qendër e ekselencës në fushën e sigurisë e cila ka marr akreditim vendor dhe ndërkombëtar nga IADLEST.

 

Ndërkaq Jessalyn Brogan Walkermenaxhere e programit Hedahay në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen, shprehi gatishmërinë e saj për bashkëpunim me Akademinë dhe Policinë e Kosovë.  Ajo në theks të veçantë foli për bashkëpunimin dhe rolin e policimit në bashkësi siç tha ajo vija e parë e identifikimit, parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe nevojën për kuptim të fenomenit dhe mekanizmave për ta parandaluar atë përmes trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve të stafit ekzistues.


Ajo  theksoj se në kuadër të tyre kanë ofruar një hapësirë bukur relevante policimit në bashkësi, ku sipas saj, temat që ndërlidhen me ekstremizëm duhet të jenë pjesë e këtij moduli. 

 

“Nevoja për vazhdimësi është e theksuar sidomos tek mekanizmat trajnues me çka në mungesë të ekspertëve gjegjës, është kërkuar asistencë në hartimin e një kurrikule gjithë përfshirëse për të gjithë akterët dhe të gjitha nivelet, si dhe një trajnim për trajner për të siguruar një vazhdimësi në fushën e përballjes me fenomenet e kësaj natyre”, u shpreh Drejtori i Trajnimeve Kastriot Jashari.

 
Ardian Shtuni përfaqësues i organizatës Hedayah falënderoj Akademinë për bashkëpunimin  dhe siguroj se kërkesat e adresuara në fushat e kërkuara do ofrohen në kohë dhe së shpejti do ketë një produkt i cili do përmbush nevojat e palëve të interesit. 

 
 

Pas takimit u zhvillua edhe një vizitë e kampusit të AKSP.