Lajmet
Lajmet
Në Akademi përfundoi trajnimi “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”
Vushtrri, 11 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), gjashtëmbëdhjetë (16) zyrtarë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim nga Republika e Shqipërisë, sot përfunduan trajnimin “Programi për Aftësimin e Instruktorëve”. Trajnimi është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë për Siguri nga Shqipëria.
Në ceremoninë e diplomimit të tyre morën pjesë Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike së Akademisë së Sigurisë nga Shqipëria Arben Cara si dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, gjatë ceremonisë së certifikimit tha se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. “Nga trajnimet e tilla pjesëmarrësi përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë. Ne jemi munduar që për gjatë kësaj periudhe të mbajtjes së trajnimeve të jemi përputhje më nevojat tuaja që ju të mund t’i realizon gjatë punës suaj në Shqipëri”, u shpreh Jashari.
Zv/drejtori Jashari u zotua se Akademia do të vazhdojë bashkëpunimi edhe me tutje më Akademinë e Sigurisë në Shqipëri.
Ndërsa drejtori i Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike të Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë Arben Cara u shpreh i lumtur që mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të zyrtarëve për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtimi, të cilët përfunduan trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Cara shfaqi shpresë se bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike si trajnimet e tilla dhe shkëmbimi i përvojave të vazhdojë edhe më tutje.
Ndryshe këta janë instruktoret e parë në Republikën e Shqipërisë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Shpëtim të cilët u çertifikuan në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Qëllimi i trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre. Trajnimi ka zgjatur një muaj dhe ligjërues në këtë trajnim ishin instruktorët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Në Akademi përfundoi projekti për dygjuhësi për Policinë e Kosovës
Vushtrri, 10 mars 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot përfundoi projekti për dygjuhësi për Policinë e Kosovës, projekt ky i cili ka për qëllim avancimin e komunikimit ndërmjet zyrtarëve policor dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Projekti në fjalë është financuar nga Qeveria e Zvicrës.
Në përmbylljen e këtij projekti mori pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, ambasadori i ambasadës së Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, Komisioneri për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenovi, zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic si dhe përfaqësues të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj lartë realizimin e projektit për dy gjuhësi i realizuar nga OSBE dhe i financuar nga ambasada e Zvicrës.
Zv/drejtori Jashari tha se projektin për dygjuhësi do t’i kontribuoj në punën e tij secilit zyrtarë të Policisë së Kosovës. “Është nder të marr pjesë në këtë ceremoni për një çështje kaq të rëndësishme siç është përdorimi i dygjuhësisë, ky projekt është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Akademinë, por edhe për tërë Kosovën në përgjithësi”, u shpreh Jashari.
Më këtë rast zv/drejtori Jashari falënderoi misionin e OSBE-së për ndihmën e vazhdueshme që po i jep Akademisë. “Misioni i OSBE-së asnjëherë nuk është ndalur së përkrahuri Akademinë në shumë fusha e dimensione në përgjithësi, por edhe në aspektin e promovimit të përdorimit të dygjuhësisë gjatë zbatimit të mandatit të saj ligjor në veçanti duke dhuruar kështu donacione dhe duke realizuar trajnime të shumta në ketë fushë”, u shpreh Jashari.
Edhe zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic ka falënderuar misionin e OSBE-së në Kosovë për zbatimin e këtij projektit dhe për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Policisë së Kosovës. “Jam i nderuar që marr pjesë në ceremoni zyrtare të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë për dorëzimin e mjeteve dygjuhëshe për Policinë e Kosovës. Kjo vjen pas përfundimit të tetë seminareve të mbajtura në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, që prezantuan mjetet dygjuhëshe, këto mjete përfshijnë një manual dygjuhësh për kadetët e rinj dhe një platformë celulare shumëgjuhëshe për më shumë se 160 mbikëqyrës oficere trafiku dhe oficerë patrullimi nga çdo drejtori rajonale”, u shpreh Jankovic, duke thënë se këto mjete do të forcojnë komunikimin mes oficerëve dhe komuniteteve që u shërbejnë.
Komisioneri për Gjuhë në Qeverinë e Kosovës Slaviša Mladenovi, bëri prezantimin e mjeteve siç është doracaku dhe aplikacioni në dygjuhësi për Policinë e Kosovës. Po ashtu u prezantua edhe Kodi Penal dhe Ligji për Rendin Publik të cilat janë pjesë e platformës mobile. Komisioneri Mladenovi vlerësoj se këto mjete janë shumë të rëndësishme dhe mundësi e mirë për krijimin dhe forcimin e besimit ndërmjet policisë dhe komuniteteve.
Kurse, ambasadori i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly duke marrë shembull Zvicër në të cilin fliten disa gjuhë, ai tha se realizimi i këtij projekti krijon besueshmëri mes Policisë së Kosovës dhe komuniteteve. Tutje ambasadori Kolly tha se realizimi i projektit të dygjuhësisë i bënë komunitetet të ndjehen të barabarta.
Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport ka uruar zv/drejtorin e Akademisë Kastriot Jashari për pozitën e tij të re, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Davenport vlerësoj se investimi i Qeverisë së Zvicrës në këtë projekt është shumë i rëndësishëm për komunitete që jetojnë në Kosovë.
Ambasadori i OSBE-së Davenport tha se ky projekt do ta lehtësoj shumë punën e Policisë së Kosovës duke ngritur kështu nivelin e komunikimit më komunitetet.
Ndryshe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë ka realizuar tetë punëtori ku janë paraqitur mjete të komunikimit dygjuhësor me qëllim të avancimit të komunikimit ndërmjet të Policisë së Kosovës dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Riakreditohet Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)
Vushtrri, 3 mars 2022 – Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve me datë 22 shkurt 2022 mori vendim për riakreditimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike si institucioni i akredituar për Aftësim, Arsim Profesional me këto kualifikime: Zyrtar Doganor, Zyrtar Policor; Zyrtar Sprovues, Zyrtar Korrektues, Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe Zjarrfikës.
Në vendim thuhet se riakrerditohet Akademia e Kosovës për Siguri Publike për periudhën tre vjeçare përkatësisht nga data 27.07.2021 deri më datën 23.07.2024 me kualifikimet e aprovuara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.
Për më gjerësisht shih: VENDIMIN
Kastriot Jashari emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi
Vushtrri, 28 shkurt 2022 - Kastriot Jashari emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Këtë vendim e ka marrë ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës Xhelal Sveçla.
Ndryshe, Kastriot Jashari deri më tani ishte drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
KFOR-i dhuron një donacion Policisë së Kosovës
Vushtrri, 14 janar 2022 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot KFOR-i dhuroi një set pajisje për ndihmë të parë që do t’ju shërbej zyrtarëve të sigurisë publike gjatë trajnimeve në Akademi.
Ky donacion i cili është i dedikuar për Njësinë e Trajnimeve Taktika Mbrojtëse dhe Aftësive Fizike për Policinë e Kosovës ka vlerën rreth 15.000 euro.
Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, Zëvendësdrejtori i Policisë Dejan Jankoviq si dhe zyrtarë tjerë të sigurisë.
Dorëzimin e donacionit e bëri zëvendëskomandantin i KFOR-it Gen Luca Piperin
Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha e falënderoi KFOR-in për donacionin dhe për mbështetjen e vazhdueshme që iu bënë institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Më këtë rast drejtori Berisha falënderoi KFOR-in që është i përkushtuar për sigurinë e qytetarëve të Kosovës si dhe për ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë përmes trajnimeve, projekteve dhe donacioneve të shumta.
Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovc falënderoj KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të PK-së.
Jankovic vlerësoj se këto pajisje janë shumë të nevojshme për Policinë e Kosovës.
Zëvendëskomandanti i KFORI-it Gen Luca Piperin vlerësoj lartë punën që bëhet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërkohë që u shpreh i lumtur për dhurimin e këtij donacioni. Ai tha se KFOR-i edhe në të ardhmen do të vazhdoj bashkëpunim më institucionet e sigurisë në vend.
Në Akademi u mbajt takimi i bordit
Vushtrri, 28 dhjetor 2021 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i rregullt i bordit të Akademisë ku u diskutua rreth aktiviteteve dhe trajnimeve që janë zhvilluar gjatë këtij viti që po e lemë pas.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike Arton Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Ali Gashi, Zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës Metije Ademi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi si dhe zyrtarë tjerë nga institucionet e sigurisë publike.
Temë me rendësi në këtë takim ishte trajnimet e përfunduara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë vitit 2021, gjithashtu pikë e rendit të ditës ishte diskutimet rreth planit të trajnimeve që do të mbahen gjatë vitit 2022.
Gjatë këtij takim anëtaret e bordit vlerësuan se në Akademi gjatë vitit që po e lemë pas është bërë një punë shumë e madhe. Anëtarët e bordit vlerësuan se edhe për kundër virusit “COVID 19” në Akademi janë realizuar shumë trajnime dhe shumë aktivitete që lidhen më fushën e sigurisë publike, gjithmonë duke u respektuar masat mbrojtës kudër “COVID 19”.
Tutje pos tjerash gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe kërkesat e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, kërkesa këto që kanë të bëjnë me orarin e ligjëratave.
Po ashtu anëtarët e bordit të Akademisë u njoftuan edhe për themelimin e grupit punese për hartimin dhe kompletimin e dokumentacionit përkatës për hapjen e programin master “Siguria Publike” në Fakultetin e Sigurisë Publike që është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Në fund anëtarët e bordit falënderuan stafin e Akademisë për bashkëpunim gjatë gjithë kohës.
U përurua dhoma e webinarit dhe salla e ekspozitës së uniformave të institucioneve të sigurisë publike
Vushtrri, 23 dhjetor 2021 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u përurua dhoma e webinarëve dhe salla e ekspozitës së uniformave të institucioneve të sigurisë publike në Kosovë. E gjithë kjo është donacion nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha e falënderoj OSBE –në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Akademisë. Drejtori Berisha tha se çdo ditë po krijohen kushte edhe më të mira për kadetët, studentët dhe për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike që kryejnë trajnime në Akademi.
“ Siç jemi në dijeni virusi ‘Covid 19’ ka shkaktuar pasoja të mëdha në gjithë globin dhe për këtë ka lindur nevoja që komunikimi të zhvillohet në një tjetër dimensioni, andaj dhoma e webinarëve do t’í shërbej Akademisë për të mbajtur aktivitete, mësim, trajnime, seminare, punëtori edhe nga larg, të cilat do t’ju dedikohet të gjitha institucioneve të sigurisë publike për të cilat AKSP ofron trajnime dhe arsim të lartë”, u shpreh Berisha
Ai foli edhe rreth sallës së ekspozitës në të cilën janë të ekspozuara uniformat dhe simbolet e zyrtarëve të cilët kujdesën për siguri publike duke vlerësuar së kjo sallë ka një rëndësi të veçantë për Akademinë.
Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra i falënderoj të gjithë partnerët ndërkombëtarë që po japin kontribut në zhvillimin e institucioneve të sigurisë publike.
“Profesionalizmi nuk arrihet ndryshe përveç arsimimit dhe trajnimeve të duhura dhe në këtë aspekt nuk mjafton vetëm kurrikula të jetë në nivelin e duhur, por edhe pajisjet dhe premisat e Akademisë të jenë në nivelin e duhur. E dimë që është bërë punë shumë e madhe këtyre viteve, e dimë që këtë nuk do ta arrijmë pa ndihmën e partnerëve tanë andaj jemi shumë falënderues jo vetëm OSBE-së, por të gjithë akterëve tjerë që kanë kontribuar gjatë këtyre viteve”, u shpreh zv/ministri Dobra duke e inkurajuar Akademinë që të vazhdojë punën në mënyrë që zyrtarët e sigurisë publike të jenë në nivelin e duhur profesional.
Kurse udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport e përgezon Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për tw arriturat, ndërsa u shpreh i lumtur që OSBE ka pajisur me teknologji të nevojshme dhomën e webinarëve dhe sallën e ekspozitës së uniformave.
Davenport tha se Akademinë është një liderë jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion.
Më këtë rast Davenport ka uruar Akademinë për ri akreditimin e saj nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe për ri akreditimin nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën institucionale me çmimin e ekselencës.
Ambasadori Davenport tha se OSBE do të vazhdojë të përkrah institucionet e sigurisë publike edhe në të ardhmen.
Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra, Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Zëvendësdrejtor i Agjencisë së Menaxhimt Emergjent Shefki Avdullahu, zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës Metije Ademi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, Shpresa Muharremi këshilltare kombëtare e OSBE-së në AKSP si dhe zyrtarë tjerë nga institucionet e sigurisë publike.
Një delegacion nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin vizitoi Akademinë
Vushtrri, 16 dhjetor 2021 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Arton Berisha priti sot në takim një delegacion nga institucioni Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin të Republikës së Shqipërisë. Delegacioni ishte i kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshëm e këtij institucioni Holta Komino e cila ishte e shoqëruar nga drejtori i MZSH-së për Tiranë Shkëlqim Goxhaj dhe drejtori i trajnimeve dhe mbështetjes logjistike Arben Cara.
Qëllim i kësaj vizite nga delegacioni në fjalë ishte njohja me modelin e arsimit në fushën e sigurisë konkretisht në menaxhimin emergjent në kohë krizash, siç janë zjarrfikja, tërmetet etj.
Fillimisht delegacioni nga Shqipëria u njoftua për misionin dhe zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë këtij takimi, drejtori Berisha foli rreth trajnimeve profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë së Sigurisë Publike në Shqipëri, në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike.
Drejtori Berisha vlerësoj se shkëmbimi i përvojave mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë publike është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.
“Bashkëpunimet për zhvillimin e zyrtarëve të sigurisë publike është i mirëseardhur, ne si Akademi për trajnimin e zbatuesve të ligjit jemi të gatshëm që bashkëpunim në fushën e sigurisë publike të vazhdojë edhe më tutje”, u shpreh Berisha.
Ndërsa delegacioni nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në menaxhimin emergjent, konkretisht zjarrfikje dhe shpëtim.
Delegacioni në fjalë vlerësoi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një shembull i mirë për arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë. Njëkohësisht vlerësuan se shkëmbimi i përvojave më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është shumë i rëndësishëm.
Në takim më delegacionin nga Shqipëria morën pjesë Hasan Kodra Drejtor i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Agjencionin e Menaxhimit Emergjent, Nexhat Behrami Udhëheqës i Divizionit për Standarde Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në AME, Rrahim Rexha Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore në Akademi dhe Avni Istrefi Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë po ashtu në Akademi.
Ftesë për pjesëmarrje në konferencën e IV ndërkombëtare
Vushtrri, 09 dhjetor 2021 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencë shkencore ndërkombëtare me temën \"Teknologjia dhe siguria: Një luftë moderne kundër krimit\".
Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është që të bashkojë studiues të fushës së sigurisë publike të rajonit të Ballkanit dhe vendeve evropiane me qëllim të prezantimit të modeleve të institucioneve arsimore, trajnimet dhe përvojat në vendet e tyre.
Synimi kryesor i konferencës është të adresoj rolin dhe ndikimin e çështjeve të sigurisë kibernetike në shoqëri dhe rolin e zbatimit të ligjit në trajtimin e këtyre çështjeve.
Bazuar në thirrjen për aplikim në konferencë, jeni të ftuar; akademikë, studentë, hulumtues dhe profesionistë të tjerë të pavarur ose të punësuar në Agjencitë e Sigurisë Publike, institucione shtetërore, institucione arsimore apo hulumtuese nga Kosova, vendet e rajonit dhe vendet partnere ndërkombëtare, për të marrë pjesë në konferencë me punimiet, përkatësisht me hulumtimet e juaja shkencore.
Punimet dhe prezantimet nuk duhet të jenë botuar apo paraqitur diku tjetër më parë.
• Dorëzimi i abstraktit me 20 janar 2022, njoftimi rreth pranimit me 30 janar 2022
• Dorëzimi i punimeve, 15 shkurt 2022
• Njoftimi për pranimin e punimit, 25 shkurt 2022
• Data e konferencës 10-11 Mars 2022
Propozimi ose abstrakti duhet të përmbajë 250-300 fjalë, me 4-5 fjalë kyçe, duhet të dërgohet në e-mail: [email protected] , cc: [email protected]
Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, me mundësi përkthimi simultan në gjuhët e lartpërmendura.
Data e mbajtjes së konferencës më 10-11 mars 2022 Vushtrri
Për më tepër informata klikoni këtu: NJOFTIM
Akademia e Kosovës për Siguri Publike ri akreditohet nga IADLEST me Çmimin e Ekselencës
Vushtrri 05 nëntor 2021 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është ri akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën institucionale me çmimin më të lartë të ofruar ndonjëherë nga ky asociacion, Çmimin e Ekselencës.
AKSP pas fazës fillestare për ri akreditim, filloi procesin aplikues në pranverën e vitit 2020. Ngarkimi i dokumentacionit në platformën e ofruar nga IADLEST u përmbyll në fund të muajit mars 2021, me çfarë filluan përgatitjet për fazën inspektuese në terren nga ana e ekipit vlerësues të IADLEST. Vizita fakt-mbledhëse dhe inspektuese është bërë me datën 23 deri më 24 gusht 2021 në Akademi. Ekipi vlerësues i ekspertëve në përbërje të Mark Damitio, menaxher i akreditimit në IADLEST dhe Kelly Alzaharna, drejtoreshë Ekzekutive e Akademisë së Zbatimit të Ligjit në New Mexico të SHBA-ve, njëherësh kryesuese e Komitetit Akreditues në IALDEST, zhvilluan një mori takimesh në koordinim me Emin Ukën, Udhëheqës i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë menaxher i Akreditimit në AKSP, nën udhëheqjen dhe menaxhimin e Arton Berishës, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Takimet u zhvilluan me stafin menaxhues, udhëheqës e trajnues në AKSP, duke verifikuar përputhshmërinë e politikave, proceseve dhe zbatueshmërinë e standardeve në kuadër të AKSP-së. Pas fazës inspektuese e fakt-mbledhëse, pasoi faza e rekomandimeve dhe e raportit preliminar të cilat, bazuar në rekomandimet e ekipit vlerësues, i hapën rrugën Komitetit Akreditues të IADLEST të marrë vendim për ri akreditimin e AKSP-së me njohjen më të lartë të ofruar ndonjëherë nga ky Asociacion, me Çmimin e Ekselencës tejkaluar të priturat nga 80%, me një vlerësim prej 96.26% arritshmëri.
Kjo njohje e radhit AKSP-në të dytën në botë pas ShBA-së, që njëherësh është treguesi parësor i përmbushjes së misionit të Akademisë si një Qendër e Ekselencës në rajon e më gjerë.
“Në këtë aspekt, AKSP po i bashkohet një grupi elitar të përkushtuar për përsosmërinë në ofrimin e trajnimeve për sigurinë publike në mbarë botën. Politikat, procedurat, proceset, objektet dhe personeli i Akademisë pasqyrojnë faktin e të qenurit shembulli më i mirë i praktikave dhe standardeve në aspektin vendor dhe atë ndërkombëtar”, kështu thuhet në njoftimin e akreditim të IADLEST.
Ndryshe, mbetet që Akademia të sfidohet në përmirësimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe aplikimin e kësaj njohjeje për të gjithë ata që i qasen Akademisë së Kosovës për Siguri Publike duke zbatuar standarde dhe shembull për t’u ndjekur nga të tjerët.
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid vizitoi Akademinë
Vushtrri, 27 tetor 2021 – Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Helga Maria Schmid, vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha. Në pritje ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.
Sekretarja Schmid ishte e shoqëruar nga udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport si dhe nga zëvendës udhëheqës i misionit në fjalë Kilian Wahl.
Qëllimi i vizitës se sekretares Schmid ishte që të njihet më për se afërmi me misionin, trajnimet si dhe më zhvillimet e fundit në Akademi
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla duke falënderuar OSBE- në për përkrahjen e vazhdueshme që iu ofron institucioneve të sigurisë publike tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike që nga themelimi ka luajtur rol të rëndësishëm në edukimin dhe trajnimin e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë, duke nxjerr shumë gjenerata të Policisë së Kosovës, por edhe zyrtar të institucioneve tjera të sigurisë.
“Më gjithë të arriturat deri me tani vizioni ynë është që Akademia e Kosovës për Siguri Publike të avancohet edhe më shumë. Nga një institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve, të avancohet në një institucion edukativ që do të ofroj, përgatisë personel të specializuar dhe profesional në aspektin akademik kërkimor e shkencor në fushën e sigurisë publike”, tha ministri Sveçla.
Ministri Sveçla tha se për Qeverinë e Kosovës dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme prioritet është dhe do të mbetët lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë ai tha se MPB do t’i ofroj mbështetje të pa rezervë çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës.
Duke folur për punën e Policisë së Kosovës ministri Sveçla tha se falë bashkëpunimit, vetëm në gjashtë muajit e fundit është bërë një arritur e madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Tutje gjatë këtij takimi ministri Sveçla ka folur edhe rreth përfshirjes së minoriteteve në Policinë e Kosovës.
Ai tha se synimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është që inkuadrimi i komuniteteve pakicë në Policinë e Kosovës të rritet në vitet në vijim. “Është shumë më rëndësi që më mbështetjen e OSBE-së kemi filluar një iniciativë shumë të mirë që ka të bëjë më trajnimet parapërgatitore, me sesionet informuese për të rinjtë dhe të rejat e komunitetit jo shumicë më theks të veçantë komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian që dëshirojnë t'i bashkohen Policisë së Kosovës”, tha ministri Sveçla.
Më këtë rast ministri Sveçla shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim me OSBE-në dhe me institucionet e sigurisë publike edhe më tutje.
Ndërsa sekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Helga Maria Schmid u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin që OSBE-ja ka me institucionet e Kosovës, konkretisht me institucionet e sigurisë publike. “Jam e kënaqur për partneritetin dhe marrëdhëniet e mirë që OSBE-ja ka më Akademinë, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, më Policinë e Kosovës dhe me ministritë tjera”, tha Schmid ndërkohë që vlerësoj se edukim për zyrtarët e sigurisë publike është shumë më rëndësi.
Sekretarja Schmid foli për barazinë gjinore në institucionet e sigurisë publike si dhe rreth inkuadrimit të minoriteteve pakicë në Policinë e Kosovës.
Ajo vlerësoj lartë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’i dhënë hapësirë minoriteteve që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Schmid tha se OSBE do të vazhdojë të jap përkrahje në zhvillimin e sektorit të sigurisë publike në Kosovë.
Gjatë takimit foli edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi tha se Kosova ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm më OSBE-në nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Duke folur rreth bashkëpunimit ministri Krasniqi tha se OSBE e ka përkrah MAPL-në edhe në draftimin e ligjit për vetëqeverisje lokale.
Ndërsa, udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, tha se OSBE është duke mbajtur komponentat më komunitetet jo shumicë që ata të njoftohen se si të inkuadrohen në Policinë e Kosovës. “Ripërsërisë përkushtimin tonë për të vazhduar dhe punuar për avancimin e kapaciteteve dhe shkathtësive të agjencive të zbatuesve të ligjit”, tha Davenport.
Kurse, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti falënderoj OSBE-në për mbështetjen që i bënë Policisë së Kosovës, “Rrugëtim i themelimit të Policisë së Kosovës nuk ka qenë i lehtë, duke marrë për bazë kohën dhe rrethanat në të cilat gjendet vendin ynë në atë kohë, por me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë e në veçanti me kontributin e OSBE-së kemi arritur të ndërtojmë një institucion policor mjaftë kredibil dhe profesional, ndërtimin e një policie shumë etnik, demokratike”, tha Mehmeti duke thënë se Policia e Kosovës është duke kryer detyrën e saj më shumë sukses.
Edhe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha falënderoj OSBE-në për mbështetjen që po i bënë Akademisë. “Të flasësh për kontributin e kësaj organizate jo vetëm për AKSP-në, por edhe për institucionet e zbatimit të ligjit në veçanti dhe për kontributin e përgjithshëm të saj në Kosovën e pas vitit 1999 është me të vërtetë sa privilegj aq edhe përgjegjësi”, u shpreh Berisha duke thënë se pa misionin e OSBE-së AKSP nuk do të ishte kjo që është sot.
Drejtori Berisha përmendi të gjitha fushat në ndërtimin e së cilave ka dhënë përkrahje OSBE-ja. Po ashtu Berisha foli edhe për donacionet e shumta që ka dhënë OSBE-ja pa të cilat siç tha ai Akademia nuk do të ishte kaq profesionale dhe e njohur edhe nga ndërkombëtaret.
Në takim morën pjesë edhe zyrtarë tjerë nga asgjencionet e sigurisë publike.
Në Akademi u mbajt punëtoria analizimi i nevojave të trajnimit në fushën e sigurisë publike
Vushtrri, 19 tetor 2021.- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt punëtoria e parë në nivel të përfituesve, qëllimi i së cilës ishte mbledhja dhe analizimi i të dhënave për nevojat e trajnimeve në fushën e sigurisë publike në Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër krimit dhe terrorizmit (CEPOL WB PaCT).
Gjatë mbajtjes se punëtorisë të pranishmit vlerësuan se projekti në fjalë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të fushës së sigurisë publike.
Florentin-Dumitru Dicu, zyrtar i lartë i projektit duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj se realizimi i projektit në fjalë është shumë i rëndësishëm për zbatuesit e ligjit. Ai tha se që nga java tjetër pesë zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova do të përfitojnë nga pjesëmarrja në një trajnim në selinë e CEPOL-it në Budapest. Dicu foli edhe rreth tri projekteve tjera të CEPOL-it në rajonet e tjera, si dhe komponentët e projektit WB PaCT.
Kurse eksperti afatshkurtër i projektit, Peter Davidson, theksoi bashkëpunimin që Kosova ka pasur deri më tani me CEPOL-in, përfshirë programin e shkëmbimit, dhe shpjegoi në detaje qasjen shkencore në kryerjen e kurseve të trajnimit, përfshirë trajnimin e trajnerëve. Për më tepër, ai përmendi se qasja e CEPOL është të mbulojë të gjitha fushat e trajnimit bazuar në nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në rëndësi, zona, nivel dhe numra.
Albert Avdiu nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu përshëndeti pjesëmarrësit, duke theksuar mbështetjen që i jepet projektit nga kjo ministri
Avni Istrefi nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), CAPASPOC e Projektit të WB PaCT për Kosovën, tha se kjo punëtori do të përdoret gjerësisht në dobi të institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës, duke theksuar rrjetin e madh që AKSP tashmë ka me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit.
Ndërsa Kadri Arifi nga Policia e Kosovës (PK), ANASPOC e Projektit të WB PaCT për Kosovën u përqendrua në rëndësinë e këtij projekti që do të ketë për ngritjen e kapaciteteve dhe nevojave operacionale të Policisë së Kosovës, si institucioni kryesor dhe i rëndësishëm i vendit për luftimin e krimit dhe terrorizmit.
Kjo punëtori është pjesë e projektit Partneriteti i Ballkanit Perëndimor kundër Krimit dhe Terrorizmit (CEPOL WB PaCT), një projekt në mesin e 4 projekteve në total që Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimit të Ligjit (CEPOL) po zbaton aktualisht brenda dimensionit të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe CT INFLOËW, TOPCOP dhe EUROMED Police. Projekti zbatohet së bashku me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit (EUROPOL), financuar nga Bashkimi Evropian, dhe, përveç Kosovës, implementohet edhe në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi.
Kosova ka marrë pjesë aktive në projekt që nga fillimi i tij dhe tashmë ka krijuar Pikën e Vetme të Kontaktit (SPOC), një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Pikën e Vetme të Kontaktit për Ndërtimin e Kapaciteteve (CAPASPOC), një përfaqësues nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Pikën e Vetme të Kontaktit Analitik (ANASPOC), një përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Në këtë punëtori morën pjesë zyrtarë nga CEPOL, Ministria e Punëve të Brendshme, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Njësia e Inteligjencës Financiare.
Ndryshe, Projekti WB PaCT arrin shumën totale prej 3,000,000 € dhe zbatohet për 3 vjet, nga 19 tetori 2020 deri më 18 tetor 2023. Projekti do të zbatohet përmes metodave të menaxhimit indirekt sipas Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit, objektivat e përgjithshme të të cilit janë për të lehtësuar ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve në Ballkanin Perëndimor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, përpjekjet dhe luftën kundër ekstremizmit të vendosur me forcë përgjatë kufirit brenda rajonit dhe me BE-në.