Lajmet
Lajmet
KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 21 shtator 2016 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim një delegacion të KFOR-it gjerman i kryesuar nga komandanti i këtij kontingjenti Siegfried Zeyer.
Gjatë takimit, drejtori Smakiqi njoftoi delegacionin e KFOR-it për zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë që zhvillohet nga Fakultetit i Sigurisë Publike.
Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë, për strategjinë zhvillimore , për planin e veprimit të AKSP-së për vitin 2014 2018, për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, si dhe me institucione të ndryshme të Republikës Federale të Gjermanisë, siç është Universiteti Policor Gjerman në Münster, për mundësinë e bashkëpunimit me Universitetin e Brandenburgut të Shkencave të Aplikuara Policore, si dhe për projektet e financuara nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë përmes Misionit në Kosovë të OSBE-së, siç janë vizitat e ndërsjella të zyrtarëve nga Universiteti Policor Gjerman në Münster dhe AKSP-ja, donacioni i librave për Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Konferenca Ndërlidhja me rrjete, e mbajtur në Prishtinë në tetor 2015.
Në takim, Drejtori Smakiqi falënderoi Kolonelin Zeyer për donacionin e kontejnerëve për nevoja të trajnimit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.
Ndërkaq kolonel Siegfried Zeyer përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturit e Akademisë. Duke folur për angazhimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, Zeyer tha se është shumë e rëndësishme pikëpamja e sigurisë, duke u shprehur për reduktimin e angazhimit të KFOR për shkak të situatës së sigurisë në vend, e cila gjithmonë e më shumë po përmirësohet.
Zeyer tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë publike në Kosovë.
Koloneli Zeyer u zotua që përkrahja dhe bashkëpunimi për Akademinë do të vazhdoi edhe me tutje.
Në fund, delegacioni vizitoi hapësirat e AKSP-së dhe falënderoi nikoqirët për mirëpritje.
Publikohen rezultatet e afatit të dytë
Vushtrri, 19 shtator 2016 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), publikohen rezultatet e afatit të dytë të studentëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik 2016/2017.
Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 20.09.2016 deri 22.09.2016 nw ora 16:00.
Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë;
Lista: Lista e rezultateve
Afati i Ankesa: Ankesa
U mbajt takimi i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit
Vushtrri, 16 shtator 2016 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e mëtejme të arsimit në fushën e sigurisë publike. Gjatë takimit ekspertët ndërkombëtarë prezantuan punën që është bërë gjatë tre mujorit të dytë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e projektit të binjakëzimit.
Duke e vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në vend, Smakiqi tha se ky projekt do të përmbush të gjitha synimet e tyre. Drejtori Smakiqi u shpreh u kënaqur me ecurinë e projektit të binjakëzimit.
Kjo më bënë të ndihem i sigurt që projekti do të përfundojë me suksese. Akademia do të jetë e përkushtuar në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore, me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akterët tjerë që qëllimi i projektit të realizohet ashtu siç është e paraparë, u shpreh Smakiqi.
Drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë do të zhvilloi edhe me tutje programet bazike studimore, më qëllim që tu ofrohet shërbime më të mira qytetarëve të Kosovës në fushën e sigurisë.
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë këtij tre mujori është bërë një punë e frytshme.
Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mire më zyrtarët e Akademisë dhe ekspertët tjerë edhe në tre mujorin e dytë janë shënuar rezultate të mira në realizimin e projektit.
Edhe përkundër sfidave Haak tha se deri me tani janë realizuar të gjitha pikat që kanë qenë të parapara në planë.
Edhe ekspertët të cilët ishin të pranishëm në takim vlerësuan se projekti ka shënuar progres. Të pranishmit folën edhe për hapat dhe veprimet që duhet të ndërmerren në realizimin e projektit gjatë muajve të ardhshëm.
Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
Në takim të pranishëm ishin, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të projektit.
U mbajt takimi i rregullt i Bordit të Akademisë
Vushtrri, 07 shtator 2016- Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajti sot takimin e gjashtëmbëdhjetë, ku u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me funksionalizimin e Akademisë dhe Fakultetin e Sigurisë Publike.
Në këtë takim dekani i Fakultetit të Sigurisë Nazmi Iballi, paraqiti raportin mbi zhvillimin e konkursit të pranimit te studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet bachelor për vitin akademik 2016-2017.
Në këtë takim drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi prezantoi raportin gjashtë mujor të punës për vitin 2016, raport i cili u vlerësua larte nga te pranishmit.
Tutje në takimin e Bordit të AKSP-së nga ekspertet e projektit të binjakëzimit u bë prezantimi i aktivitetit, Mbështetja e mëtejme e Bordit të AKSP-së si mekanizëm koordinues për implementimin e trajnimeve profesionale për të gjitha Agjencionet e Sigurisë Publike, të projektit të binjakëzimit.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, anëtarët e bordit të Akademisë diskutuan rreth plotësim ndryshimit të vendimit nr. 3/15 i datës 13.06.2016 për themelimin e grupit punës për përcaktimin e statusit të studentëve në agjencionet përkatëse pas përfundimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi.
Në takim, përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna i cili njëherit është edhe kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, u/d i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i, dhe ekspert nga projekti i binjakëzimit.
Shtyhet afati për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri 06 shtator 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike shtyhet afati i dytë për pranimin e studenteve në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin e parë akademik 2016/2017.
Konkursi shtyhet deri me datën 14/09/2016 ora 16:00.
Studentet të cilët kanë aplikuar në afatin e parë nuk e kanë për obligim të sjellin dokumentacione tjera, perveç plotesimit të aplikacionit.
Për informata kliko këtu:
Aplikacioni: Aplikacioni
Manuali për provim pranues: Manuali
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik
Vushtrri, 29 gusht 2016 Në Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për afatin e dytë për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademikë 2016/2017.
Të drejtë aplikimi në këtë afat kanë zyrtarët e Doganës së Kosovës, Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës si dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: Konkursi
Aplikacioni: Aplikacioni
Manuali për provim pranues: Manuali
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 28 korrik 2016 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik 2016/2017.
Afati për parashtrimin e ankesave është nga data 29.07.2016 deri me datën 02.08.2016. Dorëzimi i ankesës bëhet tek zyret e shërbimeve studentore në Akademi
Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.
Kliko këtu;
Drejtori Smakiqi vizitoi KFOR-in gjerman në Prizren
Vushtrri, 07 korrik 2016 - Një delegacion i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, ka vizituar kotingjentin gjerman të KFOR-it në Prizren.
Në këtë takim drejtori Smakiqi me stafit e lartë të Akademisë, drejtori i Trajnimeve Kastriot Jashari, dhe udhëheqësi për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi u prit nga udhëheqësi i këtij kontingjentit, kolonel Siegfried Zeyer. Gjatë takimit të dya palët shkëmbyen informata lidhur me institucionet që i udhëheqin.
Drejtori Smakiqi e njoftoi Zeyer për rolin dhe veprimtarinë e AKSP-së, vizionin e Akademisë si dhe për zhvillimin e trajnimeve.
Po ashtu kontigjenti i KFOR-it gjerman u njoftua edhe për Projektin e Binjakëzimit që po zhvillohet në Akademi, marrëdhëniet me jashtë dhe zhvillime të tjera aktuale.
Koloneli Zeyer e njoftoi drejtorin Smakiqi me zhvillimet dhe aktivitetet e kontingjentit të KFOR-it gjerman, me theks të veçantë me fushëveprimet të cilat i kryen KFOR-i gjerman në Prizren dhe Kosovë.
Koloneli Zeyer ofroi mundësin e trajnimeve për zjarrfikës dhe emergjenca si dhe trajnime për agjencitë tjera të sigurisë publike, Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Delegacioni nga AKSP-ja vizitoi edhe hapësirat e këtij kontingjenti ku u këmbyen eksperienca infrastrukturore në fushat e ngjashme të institucioneve.
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2016/2017
Vushtrri, 1 korrik 2016 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademikë 2016/2017. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjencia për Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës si dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Për më shumë informata klikoni këtu:
Konkursi: Konkursi
Aplikacioni: Aplikacioni
Manuali për provim pranues: Manuali për provim pranues
Ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov vizitoi Akademia
Vushtrri, 29 qershor 2016 Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë, Goce Bačanov. Ndihmës ministri Bačanov u prit nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.
Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.
Gjithashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi dhe ndihmës ministri Bačanov shprehën nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqën gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes të dy institucioneve.
Në fund, ata vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.
Drejtori i Fakultetit të Sigurisë së Maqedonisë Goce Bacanov vizitoi Akademinë
Vushtrri, 29 qershor 2016 Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Drejtori i Fakultetit të Sigurisë së Maqedonisë Goce Bacanov.
Drejtori Bacanov u pritë nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.
Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.
Gjithashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi dhe Bacanov shprehen nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqen gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes dy institucioneve.
Në fund, të dy drejtorët vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.