}

NewsArticle

29/09/2025

Në Akademi Kampi i Punësueshmërisë i organizuar nga OJQ Toka ka përfunduar me sukses

Vushtrri, 29 shtator 2025 - Në Akademinë e Kosovës Për Siguri Publike në Vushtrri, tri ditë radhazi u zhvilluan aktivitete nga të rinjtë në kuadër të “Kampi i Punësueshmërisë”, organizuar nga OJQ “Toka”. Pjesmarrësit në “Kampin e Punësueshmërisë”, u angazhuan në aktivitete dinamike, mësuan si të shkruajnë një CV, një letër motivimi dhe fituan aftësi bazike të cilat do t’iu ndihmojnë në tregun e punës.

Gjatë këtyre tri ditëve pjesëmarrësit e kampit u takuan me ekspertë të fushave të ndryshme, ku njohën me praktikat përvojat e ndryshme.

Pjesëmarrësit në “Kampin e Punësueshmërisë’, përveç se fituan njohuri për sfidat profesionale për të ardhmen e tyre, ishte edhe një përvojë argëtuese, ku ata krijuan edhe ura miqësie mes vete.

Ky projekt implementohet nga OJQ "TOKA" dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.

Akademia (AKSP), si përherë, përveç aktiviteteve që rrjedhin nga fushëveprimtaria ligjore, edhe këtë radhë ishte e hapur dhe në përkrahje të komuniteteve në Republikën e Kosovës. 



  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi i zyrtarëve të sigurimit të gjykatave
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi i zyrtarëve të sigurimit të gjykatave

Vushtrri, 22 shtator 2025 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot ka filluar trajnimi për grupin e parë të zyrtarëve të sigurimit të gjykatave të Kosovës.

Trajnim po zhvillohet në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të arritur paraprakisht ndërmjet Drejtorit te Përgjithshëm të AKSP z. Shpend Shabani dhe Kryesuesit të KGJK-së z. Albert Zogaj, e cila ka për qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe ngritjen e standardeve të sigurisë në objektet gjyqësore të Republikës së Kosovës.

Trajnimi përqëndrohet në zhvillimin e aftësive praktike dhe njohurive profesionale të zyrtarëve të sigurimit, duke përfshirë menaxhimin e situatave emergjente, procedurat standarde të sigurisë, komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera të rendit dhe ligjit.

Ky program trajnimi shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë publike dhe garantimit të një mjedisi të sigurt për punonjësit e gjykatave, palët dhe qytetarët që marrin pjesë në proceset gjyqësore.

Është planifikuar që trajnimi të zhvillohet në mënyrë ciklike me 3-4 grupe me rreth 120 zyrtarë të Sigurimit të Gjykatave të Kosovës.



Lexo më shumë
Delegacion nga Iowa Law Enforcement, SHBA, vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Delegacion nga Iowa Law Enforcement, SHBA, vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 2 tetor 2025 - Delegacion nga Iowa Law Enforcement, SHBA vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u prit nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Shpend Shabani me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast drejtori Shabani, i uroi mirëseardhje delegacionit nga Iowa Law Enforcement, ndërsa theksoi se kjo vizitë është dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm dhe marrdhënieve të veçanta që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA-ja, ka qenë dhe mbetet aleati më i madh i Kosovës duke qëndruar përkrahë gjatë gjithë proceseve të shtetndërtimit. Përveç mbështetjes së përgjithshme nga SHBA-të, Kosova ka një partneritet të shkëlqyer dhe të veçantë me shtetin e Iowa-s, bashkëpunim ky që është shndërruar në shembull frymëzues për miqësi dhe aleancë mes dy vendeve”, tha drejtoi Shabani.  

Ndërkohë drejtori Shabani, kujtoi kontributin e jashtëzakonshëm të gjeneralit Timothy Orr, si një nga figurat kyqe i cili që ka udhëhequr përpara partneritetin mes Kosovës dhe Iowa-s.

Gjithashtu z. Shabani, theksoi se vizita e sotme është tejet e rëndësishme, për faktin se nga këtu së bashku do të shqyrtohen mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm në mes të institucioneve të sigurisë, por vazhdimin e partneritetin dhe lidhjen e veçantë mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s.

Gjatë takimit u prezantua në pika të shkurtëra misioni dhe vizioni i Akademisë, roli, përgjegjësitë, të arriturat dhe bashkëpunimet vendore, rajonale e ndërkombëtarë, duke nënvizuar kështu rolin kyç të akademisë në trajnimet bazike, profesionale dhe të avancuara të zyrtarëve të institucioneve zbatuese të ligjit.

Nga ana e tyre, Delegacion nga Iowa, shprehu admirim për punën e bërë në Akademi për më shumë se dy dekada, duke ngritur kështu efikasitetin në sigurinë publike. Në të njëjtën kohë ata mirëpritën idenë për fillimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë së Zbatimit të Ligjit të Iowa-s.

Ndër të tjera mes zyrtarëve të Akademisë, PK- së dhe delegacionit të Iowa-s, u zhvillua një diskutim i ndërsjellë për programet e trajnimit për Policët e Kosovës, proceset rekrutuese, sfidat  në realizimin e projekteve dhe programeve për rritjen e kapaciteteve të zbatuesvëve të ligjit në Kosovë, me theks të veçantë në Policinë e Kosovës.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës