Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi profesional për zjarrfikës
Vushtrri, 8 shtator 2025 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, (AKSP), filloi Trajnimi Profesional për Zjarrfikës.
Trajnimin profesional do ta ndjekin 23 kadetë, të cilët gjatë tre muajve do të marrin njohuri teorike profesionale për reagime emergjente në ambientet e Akademisë, për të vazhduar me trajnimin profesional praktik në institucionet relevante të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave(AME).
Për përgatitjen profesionale teorike dhe praktike me kadetët e rinj do të angazhohen trajnerë profesional nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, si dhe akterë relevant.