}

NewsArticle

29/07/2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli, vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 29 korrik 2026 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mirëpriti në një vizitë zyrtare Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Enver Dugolli së bashku me Shefen e Kabinetit të MPB-së znj. Jeta Tela-Shema, të cilët u pritën  nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së z. Shpend Shabani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

 

Gjatë takimit, z. Shabani prezantoi zhvillimet kryesore të AKSP-së, të arriturat në fushën e trajnimit dhe arsimit të lartë, si dhe prioritetet strategjike dhe sfidat për zhvillimin e mëtejmë të institucionit. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale të AKSP-së, synimet dhe perspektivën e zhvillimit të saj si institucioni qendror për arsimin e lartë dhe trajnimin profesional në fushën e sigurisë publike.

 

Zëvendësministri Dugolli vlerësoi rezultatet e arritura dhe kontributin e AKSP-së në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve të sigurisë publike. Ai shprehu mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të AKSP-së, duke theksuar rëndësinë e saj si institucion kyç në përgatitjen profesionale të zyrtarëve të institucioneve të sigurisë publike.

 

Vizita u përmbyll me konfirmimin e përkushtimit për realizimin e objektivave strategjike të AKSP-së dhe vazhdimin e mbështetjes për avancimin e saj në zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë publike.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

AKSP dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës intensifikojnë bashkëpunimin në funksion të zhvillimit profesional dhe forcimit institucional
AKSP dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës intensifikojnë bashkëpunimin në funksion të zhvillimit profesional dhe forcimit institucional

 

Prishtinë, 24 korrik 2026 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), z. Shpend Shabani, i shoqëruar nga Dr. Vilard Bytyqi, U.d. Dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, zhvilluan një vizitë zyrtare në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), ku u pritën nga Kryesuesi i Këshillit, z. Arian Gashi, së bashku me Zëvendëskryesuesin, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi.

 

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe konstruktiv, me ç’rast u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet KPK-së dhe AKSP-së. Diskutimet u fokusuan në identifikimin e fushave me interes të përbashkët, avancimin e partneritetit institucional dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në funksion të ngritjes së kapaciteteve profesionale.

 

Përfaqësuesit e AKSP-së shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin me Këshillin Prokurorial të Kosovës përmes iniciativave të përbashkëta, të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e standardeve në fushën e sigurisë publike dhe drejtësisë.

 

Në përmbyllje të takimit, përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional përmes koordinimit të vazhdueshëm dhe realizimit të iniciativave të përbashkëta, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, fuqizimin e institucioneve dhe mbështetjen e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.



Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës