}

NewsArticle

20/06/2025

AKSP mbajti tryezën shkencore “Inteligjenca artificiale në sigurinë publike dhe drejtësinë penale: Bashkëveprimi ndërinstitucional për siguri dhe etikë”

Vushtrri, 20 qershor - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt tryeza shkencore “Inteligjenca atrificiale në sigurinë publike dhe drejtësinë penale: Bashkëveprimi ndërinstitucional për siguri dhe etikë”, ku u diskutua për përparësit dhe sfidat institucionale të aplikimit të Inteligjencës Arificiale në sistemin e sigurisë publike dhe sistemin e drejtësisë, me pjesëmarrës nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga Institucionet e Sigurisë Publike duke përfshirë Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, dhe Doganën e Kosovës, pastaj përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, nga Programi i ICITAP në Kosovë, nga studentë dhe niveli i ndryshëm i stafit të AKSP-së (personel akademik, menaxhmenti dhe zyrtarë të tjerë).

Shpend Shabani, ushtures i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në fjalën hyrëse, fillimisht përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit në tryezën shkencore, duke theksuar se ky vullnet për të bashkëpunuar shpërfaqë gatishmërinë dhe angazhimin për avancimin e sigurisë së shtetit dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

“Zhvillimi i teknologjisë informative ka hapur mundësi të reja, por në të njëjtën kohë edhe sfidat. Tash nuk mund të mendojmë për një të ardhme të sigurtë të drejtë dhe efikase pa përfshirjen dhe analizën inteligjente në kuadër të punës sonë të përditshme. Prandaj kjo tryezë synon të shërbejë si platformë bashkëpunimi institucional ndërmjet Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, duke shkëmbyer kështu ide e përvoja për të ardhmen”, u shpreh Shabani.

Gjithashtu Shabani shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Akademisë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet relevante të sistemit të sigurisë publike. “Ne besojmë fuqishëm se vetëm përmes bashkëpunimit të tillë dhe vizionit tonë të përbashkët mund të ndërtojmë institucione efikase e të besueshme për qytetarët tanë. Në fund të ditës nuk janë teknologjitë ato që forcojnë të ardhmen tonë, por vullneti ynë për ta përdorur dijen për të mirën e përbashkët si dhe për t’i shërbyer sa më mirë shtetit dhe qytetarëve të saj”, tha drejtori Shabani.

Ardian Hajdaraj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, tha se teknologjia informative, përfshirë këtu edhe inteligjencën artificiale (IA), janë platforma të domosdoshme, por theksoi se krahas aplikimit të sistemit inteligjent, përballemi edhe me sfidave të mëdha. Hajdaraj shprehu besimin se në kuadër të thellimit të bashkëpunimit së shpejti do të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për trajnimin e prokurorëve dhe stafit tjetër në sistemin prokurorial.

Për të mirat, përpariësitë e teknologjisë informative, platformën e inteligjencës artificiale, foli edhe anëtari i Këshillit Gjygjësor të Kosovës, Artan Abazi, i cili vuri në pah se në këtë drejtim është i nevojshëm shkëmbimi i përvojave dhe praktikave ndërkombëtare për të qenë në hap me kohën nëse duam anëtarësime në institucionet ndërkombëtare.

Tryeza vazhdoi punimet,me sesionin e parë “Inteligjenca artificiale në sigurinë publike dhe drejtësinë penale”, ndërsa prof. dr. Dardan Vuniqi, anëtar i Këshillit Prokurorial, i cili foli për rolin e inteligjencës artificiale në të ardhmen e sistemit prokurorial.

Ermir Ahmetaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, foli për rolin e gjyqësorit në përdorimin e inteligjencës artificiale ndërmjet etikës, pavarësisë dhe efikasitetit në procesin gjyqësor.

Përvojat dhe praktikat e aplikuara në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë sa i përket inteligjencës artificiale në sesionin e parë u paraqitën edhe nga përfaqësues nga Policia e Kosovës, si Major Avdi Berisha me temën “Transformimi i inteligjencës kriminale në epokën digjitale: Inteligjenca artificiale në shërbim të sigurisë publike, qeverisjes së të dhënave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në Kosovë”, si dhe nga Shërbimi Korrektuesi Kosovës, Nebih Halili, me temën “Inteligjenca artificiale në institucionet korrektuese: Përparësitë dhe rreziqet”. Si përmbledhje e sesionit të parë u potencua se gjatë aplikimit të inteligjencës artificiale sfidë është ndjeshmëria mbi të drejtat e njeriut, etikën, sigurinë dhe përgjegjësitë.

Në kuadër të sesionit të dytë të tryezës shkencore, prezentuesit nga Fakulteti i Sigurisë Publike të AKSP-së prezentuan para pjesëmarrësve tema nga pikëpamje të ndryshme, duke filluar me temën “Ndërveprimi i sigurisë publike dhe drejtësisë penale në epokën e inteligjencës artificiale” e prezantuar nga prof. dr. Vilard Bytyqi, duke vazhduar me prezentimin e Dekanit, prof. dr. Ferid Azemi mbi temën “Manipulimi i fëmijëve nga rrjetet sociale dhe adresimi i këtij fenomeni përmes përdorimit të inteligjencës artificiale”. Më pastaj ma.sc. Florentina Shala Braha trajtoi temën ”E ardhmja e sigurisë publike në kohën e inteligjencës artificiale”. Dr. sc. Anita Zenuni foli mbi “Qëndrimet e individëve ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale në punën e tyre”, si dhe prof. dr. Halil Asllani foli për “Ndikimin e inteligjencës artificiale në shkrimin akademik, mundësitë dhe sfidat”.

Nga të gjithë pjesëmarrësit në tryezë u potencua se sfida më e madhe në aplikimin e inteligjencës artificiale në sistemin e sigurisë dhe drejtësisë mbetet mungesa e legjislacionit adekuat, ndërsa u theksua se për tejkalimin e sfidave të qeverisjes me inteligjencën artificiale u kërkua bashkëpunim dhe ndërveprim institucional i brendshëm, por edhe ndërkombëtar.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Delegacioni i zyrtarëve të lartë nga Komuna Växjö e Suedisë vizitoi AKSP-në
Delegacioni i zyrtarëve të lartë nga Komuna Växjö e Suedisë vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 13 maj 2025 - Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi delegacioni i përfaqësuar nga niveli i lartë i udhëheqjes së Komunës Växjö, i udhëhequr nga Maja Bebeljak,si dhe ish-kryetari i kësa komune,Bo Frank shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Komunës së Vushtrrisë, udhëhequr nga Melihate Basholli, kryesuese e Kuvendit Komunal në Vushtrri.

Ky është delegacioni i dytë nga Komuna Växjö e Suedisë që viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, derisa vetëm pak javë më parë një tjetër delegacion, po nga kjo komunë ishte në vizitë në akademi.

Edhe kjo vizitë sikur edhe vizita parapkrake vjen si rezultat i bashkëpunimit të komunës suedeze me Komunën e Vushtrrisë, në të cilën edhe gjendet Akademia dhe të cilat ndajnë tradicionalisht përvojat në fusha të ndryshme. Delegacionet nga të dyja komunat u mirëpritën nga udhëheqës të lartë të akademisë, të cilët i njoftuan mysafirët për organizimin, rolin, përgjegjësitë dhe të arriturat e Akademisë, duke përfshirë historikun e saj dhe planet për të ardhmen.

Vizita e përfaqësuesve të lartë të komunës suedeze kishte në fokus ndarjen e përvojave e praktikave në kuadër të funksionalizimit të Akademisë si i vetmi institucion publik trajnues dhe arsimor në Kosovë për përgaditjen profesionale të zbatuesve të ligjit.

Për më tepër, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë dhe gatishmërinë për një iniciativë të bashkëpunimit të AKSP-së me institucionet përkatëse të trajnimit të sigurisë publike të Komunës Växjö dhe në përgjithësi të Suedisë.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës