}

NewsArticle

13/06/2025

Vizitë zyrtare e delegacionit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Akademinë Policore të Malit të Zi

Danillovgrad, 13 qershor 2025 - Gjatë datave 12 dhe 13 qershor 2025, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërinstitucional të nënshkruar në prill 2025, delegacioni katër anëtarësh i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i udhëhequr nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm, z.Shpend Shabani, zhvilloi një vizitë zyrtare pune në Akademinë Policore të Malit të Zi (APMZ) në Danillovgrad, me ftesë të drejtorit të kësaj akademie.

Delegacioni i Kosovës është mirëpritur nga drejtori i Akademisë Policore të Malit të Zi (APMZ), z.Nenad Vojinoviq me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit z. Shabani dhe z.Vojinoviq, shprehën vullnetin dhe u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe akademik ndërmjet dy institucioneve, në funksion të avancimit të arsimit dhe trajnimit në fushën e sigurisë publike. Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë shkëmbimin e përvojave, lehtësimin e programeve trajnimi të përbashkëta, si dhe organizimin e iniciativave në interes të sigurisë publike.

Në përputhje me marrëveshje e nënshkruar në prill të këtij viti, AKSP-ja dorëzoi pranë APMZ-së programin Bachelor në Siguri Publike (180 ECTS), së bashku me materialin mbështetës dhe programin profesional. Në këtë kuadër, z. Vojinović shprehu mirënjohjen më të thellë për këtë kontribut, duke vlerësuar shumë lartë se mbështetja e ofruar nga AKSP-ja është e rëndësishme dhe vjen në kohën e duhur, teksa APMZ është duke e strukturuar në mënyrë intensive sistemin e arsimit të lartë, me përkrahje nga qeveria gjermane.

 

Gjithashtu, gjatë vizitës, delegacioni i AKSP-së zhvilloi një sërë vizitash në ambientet e brendshme të Akademisë Policore të Malit të Zi duke përfshirë klasa dedikuar për trajnimin profesional, hapësirat simulimi për situata operative dhe hapësirat e tjera të trajnimit.

 

Kjo vizitë konfirmon angazhimin e dy institucioneve për avancimin e arsimit dhe trajnimit profesional në fushën e sigurisë publike dhe i jep një dimension të ri bashkëpunimit institucional, me vizion drejt zhvillimit të kapaciteteve të qëndrueshme dhe të cilësisë së lartë akademike, duke kontribuar në shumë dimensione në sigurinë publike e të dyja vedeve, në rajon dhe me gjërë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia e Kosovës për Siguri Publike pranon ‘Çmimin e Ekselencës’ nga IADLEST, SHBA, deri në vitin 2028
Akademia e Kosovës për Siguri Publike pranon ‘Çmimin e Ekselencës’ nga IADLEST, SHBA, deri në vitin 2028

Charlotte, Karolina e Veriut, 4 qershor 2025 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka pranuar Çmimin e Ekselencës "Award of Excellence" nga IADLEST – Shoqata Ndërkombëtare e Drejtuesve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit me seli në SHBA, si pjesë e procesit të suksesshëm të riakreditimit të vitit 2024.

 

Kjo ngjarje e rëndësishme është duke u zhvilluar në kuadër të Konferencës vjetore të IADLEST, që po mbahet nga data 1 deri më 4 qershor 2025 në Charlotte, Karolina e Veriut. Marrja e këtij çmimi konfirmon përkushtimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për të ruajtur standarde të larta institucionale në trajnimet për sigurinë publike dhe zhvillimin profesional të zbatuesve të ligjit.

 

Çmimi i Ekselencës i është dhënë Akademisë (AKSP) deri në vitin 2028, duke njohur dhe konfirmuar përmbushjen me sukses të kritereve ndërkombëtare të cilësisë në procesin e riakreditimit nga IADLEST në vitin 2024. Ky është një dëshmi e fortë e profesionalizmit dhe përkushtimit të vazhdueshëm të Akademisë për përmirësimin e standardeve në arsimimin dhe trajnimin e zyrtarëve të sigurisë publike në Kosovë.

 

Në emwr tw Akademisw sw Kosovës për Siguri Publike, Çmimin e Ekselencës e pranuan përfaqësuesit nga Menaxhmenti i Lartë, Kastriot Jashari, Drejtor i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore dhe Rrahim Rexha, Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

 

Konferenca e IADLEST-it këtë vit trajton temat më të rëndësishme për udhëheqësit dhe menaxherët e trajnimeve në fushën e sigurisë dhe ligjzbatimit, duke përfshirë: dizajnin e kurrikulës, përfshirjen e inteligjencës artificiale në procesin mësimor, teknikat e mësimdhënies për gjeneratën e re, platforma trajnimi me realitet virtual, standardet e testimit, dhe matjen e efektivitetit të trajnimeve.

 

Pjesëmarrja e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në këtë konferencë të nivelit të lartë dhe pranimi i çmimit të ekselencës janë një hap i madh drejt avancimit të mëtejshëm të cilësisë dhe njohjes ndërkombëtare të sistemit të trajnimit për sigurinë publike në Republiken e Kosovës.

 

Lexo më shumë
Delegacioni i zyrtarëve të lartë nga Komuna Växjö e Suedisë vizitoi AKSP-në
Delegacioni i zyrtarëve të lartë nga Komuna Växjö e Suedisë vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 13 maj 2025 - Sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi delegacioni i përfaqësuar nga niveli i lartë i udhëheqjes së Komunës Växjö, i udhëhequr nga Maja Bebeljak,si dhe ish-kryetari i kësa komune,Bo Frank shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i Komunës së Vushtrrisë, udhëhequr nga Melihate Basholli, kryesuese e Kuvendit Komunal në Vushtrri.

Ky është delegacioni i dytë nga Komuna Växjö e Suedisë që viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, derisa vetëm pak javë më parë një tjetër delegacion, po nga kjo komunë ishte në vizitë në akademi.

Edhe kjo vizitë sikur edhe vizita parapkrake vjen si rezultat i bashkëpunimit të komunës suedeze me Komunën e Vushtrrisë, në të cilën edhe gjendet Akademia dhe të cilat ndajnë tradicionalisht përvojat në fusha të ndryshme. Delegacionet nga të dyja komunat u mirëpritën nga udhëheqës të lartë të akademisë, të cilët i njoftuan mysafirët për organizimin, rolin, përgjegjësitë dhe të arriturat e Akademisë, duke përfshirë historikun e saj dhe planet për të ardhmen.

Vizita e përfaqësuesve të lartë të komunës suedeze kishte në fokus ndarjen e përvojave e praktikave në kuadër të funksionalizimit të Akademisë si i vetmi institucion publik trajnues dhe arsimor në Kosovë për përgaditjen profesionale të zbatuesve të ligjit.

Për më tepër, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë dhe gatishmërinë për një iniciativë të bashkëpunimit të AKSP-së me institucionet përkatëse të trajnimit të sigurisë publike të Komunës Växjö dhe në përgjithësi të Suedisë.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës