}

NewsArticle

03/12/2020

Rrahim Rexha, emërohet Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 02 dhjetor 2020- Rrahim Rexha, Drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme  emërohet  Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 10, paragrafi 2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin  dhe Funksionimin e  Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

Rrahim Rexha, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, obligohet ti kryej të gjitha detyrat dhe përgjegjësit sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

AKSP nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës (ABEK)
AKSP nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës (ABEK)

Vushtrri, 9 tetor 2020 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës (ABEK). Marrëveshjet të cilat u nënshkruan sot në hapësirat e AKSP-së në Vushtrri nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  nga Drejtori i BKK-së Fazli Gajraku dhe Koordinatorja e ABEK-ut Bukurije Halitit kanë për qëllim bashkëpunimin në mes të këtyre institucioneve për të përkrahur dhe realizuar interesat e përbashkëta në fushëveprimtarit përkatëse dhe për të thelluar marrëdhëniet nëpërmjet tyre në funksion të zhvillimit ndër-institucional.
 
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të AKSP-së dhe BKK-së, ndër të tjerash bashkëpunimi do të fokusohet në mbështetjen dhe përkrahjen reciproke në kuadër të: forcimit të marrëdhënieve institucionale, shfrytëzimit të resurseve të institucioneve me interes të përbashkët, hulumtimit/kërkimit, bashkëpunimit në organizimin e konferencave, seminareve, ekspozitave, panaireve, promovimeve të botimeve të rëndësishme të autorëve, përfshirjes në projekte të mundshme të përbashkëta, zbatimit të shërbimeve të specializuara për të drejtën e autorit, qasjes dhe ofrimit të shërbimeve të referencave për studentët, stafin akademik dhe stafin profesional të Akademisë, duke përfshirë këtu informacionin për koleksionet Bibliotekës (qasje në mbi 700 mijë tituj), mbi katalogun elektronik dhe manual, mënyrat e hulumtimit, etj.
 
Përderisa në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të AKSP-së dhe ABEK-ut, qëllimi i kësaj marrëveshje është anëtarësimi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës dhe shfrytëzimi i burimeve dhe materialeve elektronike të nevojshme për nevojat e Akademisë. Anëtarësimi i AKSP-së në ABEK ofron mundësinë e shfrytëzimit të burimeve elektronike të cilat sigurohen nga ABEK përmes EIFL (“Electronic Information for Libraries”, apo në përkthim “Informatat Elektronike për Bibliotekat”).
 
Gjatë diskutimeve të përbashkëta në takim, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtyre marrëveshjeve të arritura, shtoi po ashtu se për studentët, stafin akademik dhe profesional të AKSP-së tashmë po iu mundësohet dhe ofrohet një gamë e madhe e mundësive për të pasur qasje në shërbimet që i ofrojnë BKK dhe ABEK e që do të jen një mbështetje e madhe në ngritjen dhe zgjerimin e njohurive dhe kapaciteteve intelektuale të tyre. Ndërsa, ndër të tjerash, në diskutimin e përbashkët u theksua po ashtu se marrëveshjet e tilla janë më se të nevojshme, me ç’rast me rastin e konkretizimit të këtyre marrëveshjeve ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë dhe përkrahim njëra tjetrën dhe të i zgjerojmë kapacitetet tona institucionale dhe intelektuale (akademike dhe shkencore).
 
Në kuadër të agjendës u zhvillua një vizitë në hapësirat e Akademisë, ku delegacioni i BKK-së dhe ABEK-ut patën rastin të vizitojnë kampusin e Akademisë, u njoftuan më për së afërmi me punën, stafin dhe të arriturat e Akademisë si dhe vizioni për të ardhmen e saj.

Lexo më shumë
OSBE-ja falënderon ish drejtorin e AKSP-së Ismail Smakiqi
OSBE-ja falënderon ish drejtorin e AKSP-së Ismail Smakiqi

Vushtrri, 18 nëntor 2020 – Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, më misioni në Kosovë Jan Braathu, përmes një shkrese ka falënderuar ish Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi, për punën dhe kontributin e tij në Akademi.


Më këtë rast u  vlerësua lartë puna e tij duke thënë se  drejtori Smakiqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për nëntë vjet rresht sa ka udhëhequr Akademinë.

“Që nga emërimi juaj si Drejtor i Përgjithshëm në nëntor 2011, puna juaj e palodhshme për të avancuar Akademinë ka arritur shumë. Ju gjithmonë keni vendosur standarde të larta për programe bashkëkohore të trajnimit dhe arsimit për zbatimin e ligjit, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Dhe ju vazhdimisht e keni udhëhequr AKSP-në drejt qëllimit të saj strategjik për të siguruar se Kosova ka institucione të qëndrueshme dhe demokratike të sigurisë publike. Ne ishim veçanërisht krenarë kur përpjekjet tuaja rezultuan që Akademia të bëhet e para në regjion për të pranuar akreditimin ndërkombëtar nga IADLEST”,  thuhet në shkresën e ambasadorit të OSBE-së .

Tutje  në shkrese thuhet se OSBE  e përkrah vizionin e ish drejtorit Smakiqi për avancim të mëtutjeshëm të AKSP-së për t’u bërë qendër ekselence për sigurinë publike në Kosovë.

OSBE shpreh gatishmërinë që edhe në vitet në vijim do të vazhdojë të përkrahë Akademinë për të realizuar plotësisht këtë qëllim.

Ndryshe ish Drejtori i Përgjithshëm  i Akademisë për Siguri Publike Ismail Smakiqi ka udhëhequr Akademinë për nëntë vjet rresht.

Kliko këtu për ta gjetur shkresen

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës