Divizioni për Sigurimin e Cilësisë në Akademi

Divizioni për Sigurimin e Cilësisë në Akademi

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademi janë:

 

1.1. Zbatimi i procedurave të cilat përfshijnë proceset dhe sistemin e vlerësimit;

 

1.2. Mbikëqyrë dhe ndihmon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të kontrollit të cilësisë përmes metodave - veprimeve të drejta dhe të përshtatshme;

 

1.3. Rishikon efikasitetin e sistemit të cilësisë dhe ofron përkrahje profesionale lidhur me procedurat e vlerësimit dhe hartimin e llojeve të ndryshme të pyetësorëve në Akademi;

 

1.4. Ndërmarrjen e veprimeve për vlerësimin e sigurisë së cilësisë së programeve studimore dhe trajnuese me qëllim të arritjes së objektivave dhe kontrollin sistematik;

 

1.5. Bashkëpunimi me akterët relevant në akademi në të gjitha fazat e veprimit për implementimin e sistemit të sigurimit dhe kontrollit të cilësisë;

 

1.6. Koordinimi dhe realizimi i aktiviteteve në lidhje me vetëvlerësimin e institucionit;

 

1.7. Përcaktimi i pikëve të kredive të fituara nga pjesëmarrësit në bazë të kritereve të përcaktuara, varësisht nga institucioni në të cilin aplikohet;

 

1.8. Përgatit raportin e vetëvlerësimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për akreditim sipas legjislacionit në fuqi.

 

2. Udhëheqësi i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademi raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.

 

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Sigurimin e Cilësisë në Akademi është pesë (5).

 

 

Emin Uka

 Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë

Tel. + 383 (0) 28 590 070

E-mail: [email protected]

Address: KAPS – Vushtrri