Sigurimi i cilësisë në Akademi 


Sigurimi i cilësisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm për të gjitha proceset dhe aktivitetet në Akademi. Sistemi i zbatuar i cilësisë jep një pasqyrë të parimeve të menaxhimit të cilësisë në AKSP dhe tregon se si ato parime mund ta përbëjnë bazën për përmirësimin e performancës dhe përsosjes organizative. Përmirësimi i vazhdueshëm i arsimit  është parimi kryesor dhe pjesë e vizionit të  Akademisë. 

 

Për këtë janë krijuar pyetësor në cilësinë e mekanizmave matës dhe përmirësues në fushën e arsimit të lartë si dhe të trajnimeve të ndryshme qofshin ato profesionale, bazike, të avancuara, specializuara apo për instruktorë, gjithnjë duke e vendosur studentin/kadetin/pjesëmarrësin në qendër.



Divizioni për Sigurimin e Cilësisë –DSC


Divizioni për Sigurimin e Cilësisë është një divizioni i cili në veprim është i pavarur dhe funksionon nën Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisw sw Kosovws pwr Siguri Publike. 

 

Divizioni për Sigurimin e Cilësisë angazhohet në rritjen e cilësisë në AKSP duke zbatuar të gjitha politikat institucionale dhe instrumentet matës të cilësisë të aprovuar në doracakun e cilësisë i cili rishikohet në baza të rregullta periodike konform ndryshimeve dhe azhurnimeve të reja. 

 

DSC zbaton procedura të cilat përfshijnë proceset dhe sistemin e vlerësimit, po ashtu mbikëqyrë dhe ndihmon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të kontrollit të cilësisë përmes metodave - veprimeve të drejta dhe të përshtatshme si dhe përgatit raportin e vetëvlerësimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për proceset e akreditimit vendor dhe ndërkombëtar sipas legjislacionit në fuqi.

 

DSC harton raporte të cilat adresohen të drejtori i përgjithshëm i  AKSP,  dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike (në raste të arsimit të lartë) dhe të dikastereve tjera përbërëse në kuadër të AKSP, me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të Akademisë.