Në Akademi përfundoi trajnimi “Vetëdijesimi me materie të rrezikshme”

18.05.2023

Vushtrri, 17 maj 2023-  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) një numër i madh i zyrtarëve të agjencioneve të sigurisë publike në Kosovë sot përfunduan trajnimin Hazmat “Vetëdijesimi me materie të rrezikshme”.  

 

Realizmi i këtij trajnimi kishte për qëllimi aftësimin e zyrtarëve të sigurisë publike, se si të mbrojnë  jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin, në rast se ndodh ndonjë incident  me materie të rrezikshme. 

 

Në ceremoninë e përfundimit të këtij trajnimi morën pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, zëvendëskomandanti i Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilir Shyti si dhe zyrtarë tjerë të agjencioneve të sigurisë publike në vend. 

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari, vlerësoi se në kuadër të shumë trajnimeve dhe aktiviteteve që mbahen në Akademi, trajnimi “Vetëdijesimi me materie të rrezikshme”,  është shumë i rëndësishme për gjithë zyrtarët e sigurisë publike në vend. 

 

Jashari pasi falënderoi instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët  ligjëruan në këtë trajnim, tha se Akademia do të vazhdojë të kryeje misionin e vet duke ofruar trajnime dhe arsim të lartë për gjithë zbatuesit e ligjit në Kosovë. 

 

Gjatë ceremonisë drejtori Jashari foli edhe për trajnimet tjera që janë duke u mbajtur aktualisht në Akademi si  trajnimi bazik i kadetëve të Policisë së Kosovës, kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës etj.

 

Pjesëmarrësit në këtë trajnim kanë fituar njohuri për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse, për zbulimin e prezencës së materieve të rrezikshme dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme. 

 

Zëvendëskomandanti i Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilir Shyti, tha se ky trajnim ka pasur për qëllim aftësimin e pjesëtarëve për operacione kundër materive të rrezikshme. Shyti tha se gjatë këtij trajnimi janë realizuar teknikat dhe procedurat të ndryshme të reagimit në situata me materie të rrezikshme.

 

Në këtë trajnimi kanë marrë pjesë zyrtarë të Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës, Agjencionit të Menaxhimit Emergjent dhe zyrtarë nga Dogana e Kosovës. 

 

Në fund gjatë ceremonisë së çertifikimit të pjesëmarrësve në këtë trajnim, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, ndau mirënjohje për instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët ligjëruan në këtë trajnim.