Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të PK-së

12.07.2012

Vushtrri, 11 korrik 2012 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, u taku sot me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës një ditë para diplomimit të tyre.  Drejtori Smakiqi gjatë fjalimit të tij tha se AKSP ka bërë gjithçka që ka mundur, në mënyrë që trajnimi themelor të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses të plotë.

Ai tha se ndjekja e mësimit në AKSP dhe trajnimet që zhvillohen i bën kadetët garantues të respektimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Drejtori Smakiqi i inkurajoj kadetët që ta kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, krenari dhe dinjitet. “Kjo është e vetmja mënyrë që shteti ynë të vazhdojë në plotësimin e standardeve ndërkombëtare si një shtet ligjor demokratik”, tha Smakiqi para kadetëve të Policisë së Kosovës.