Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi vizitoi QKSPEZH-in

27.10.2011Vushtrri, 27 tetor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizitoi Ministri i Punëve te Brendshme, Bajram Rexhepi.
Ministri Rexhepi u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë takimit ministri Rexhepi dhe Kryeshefi Smakiqi  theksuan se “trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike është i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sigurisë së përgjithshme”.
Kryeshefi Smakiqi foli edhe për proceset e fundit të zhvillimit dhe avancimit të cilat po kalon  Qendra,  si dhe për miratimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).