Drejtorit Jashari nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi më Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës
Vushtrri, 21 shtator 2023 - Në vazhdën e bashkëpunimeve më institucionet e sigurisë publike në Kosovë, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi më Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe Shërbimin Sporvues të Kosovës (SHSK).
Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin ndërmjet institucioneve si dhe përkrahja e objektivave strategjike në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit në Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani.
Ndërsa më Shërbimin Sprovues marrëveshja u nënshkrua nga drejtori Jashari dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSK-së, Arsim Tahiri.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të dy palët ranë dakord të bashkëpunojnë përmes aktiviteteve të përbashkët për trajnimin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Më këtë rast zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm, Kastriot Jashari, tha se Akademia është e gatshme të lidh bashkëpunim më çdo institucion që merret më siguri më qëllim të avancimit të zbatuesve të ligjit.
Të gjitha palët nënshkruese të marrëveshjes vlerësuan se nënshkrimi i marrëveshjes hap shtigjet për bashkëpunim në fushën e trajnimeve që ka për qëllim avancimin e gjithë atyre që merren më sigurinë publike.
Në marrëveshje thuhet se institucionet do të kenë bashkëpunim të ndërsjellët në ngritjen e kapaciteve të zyrtarëve të institucioneve të sigurisë publike, AKSP në bashkëpunim të ngushtë me institucionet që ka nënshkruar marrëveshje përgatit planin e trinimeve bazuar në analizën e nevojave për trajnim sipas rregullores në fuqi të qeverisë për planifikimin e trajnimeve të cilat organizohen nga AKSP, Akademia do të ofroj trajnime profesionale, themelore, të avancuara dhe të specializuara të gjitha institucioneve të sigurisë publike më të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi etj.