Divizioni i Kurrikulave dhe Testimeve

Divizioni i Kurrikulave dhe Testimit

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Kurrikulave dhe Testimit janë:

 

1.1. Përcaktimi i rezultateve mësimore në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse në akademi;

 

1.2. Zhvillimi i kurrikulave në akademi në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse, përfshirë hartimin, përditësimin, standardizimin dhe formatizimin e kurrikulave;

 

1.3. Përgatitja dhe sigurimi i katalogut të aktiviteteve mësimore dhe materialëve relevante për studentët dhe pjesëmarrësit në Akademi;

 

1.4. Mirëmbajtja, ruajtja dhe klasifikimi i kurrikulave dhe testimeve;

 

1.5. Përgatitja e testeve për trajnimet në akademi në bashkëpunim me stafin mësimdhënës dhe trajnues;

 

1.6. Sigurimi i përfundimit dhe implementimit të testeve për trajnimet në akademi në bashkëpunim me stafin mësimdhënës përkatës dhe ekspertët tjerë.

 

2. Udhëheqësi i Divizionit të Kurrikulave dhe Testimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore.

 

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Kurrikulave dhe Testimit është nëntë (9).

 

 


Shaban Bajrami

Udhëheqës i Divizionit të Korrikulave dhe Testimeve

Tel. + 381 (0) 28 590 070

 E-mail: shaban.bajrami@rks-gov.net

 Adresa: AKSP – Vushtrri