Një delegacion nga qyteti i Norwalk të Iowa -së vizitoi Akademinë
Vushtrri, 08 maj 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti në takim një delegacioni nga qyteti i Norwalk të Iowa së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kryesuar nga shefi i policisë së Norwalk Greg Staples, Jaki Lingingston anëtare e Këshillit të Qytetit Norwalk dhe Ryan Coburn shefi i zjarrfikëseve. Po ashtu delegacioni u shoqërua edhe nga nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë Besim Muzaqi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai i informoi delegacionin me zhvillimet e përgjithshme të Akademisë.
Smakiqi tha se Akademia ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së saj, Akademia sot vazhdon bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në Akademi.
Më tej gjatë këtij takimi Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me zhvillimet e fundit në Akademi si dhe për akreditimin Ndërkombëtar të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( IADLEST) etj.
Drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin edhe për projektet e financuara nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë siç janë donacionet e shumta, organizimi i trajnimeve etj.
Smakiqi e falënderoi SHBA-në për përkrahjen që po i jep Akademisë në realizimin e misionit të saj, ndërkohë që u shpreh i gatshëm që bashkëpunim me qytetin e Norwalkut të Iowa- së të vazhdoj më tutje.
Ndërsa delegacioni i qytetit të Norwalkut të Iowa-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), u interesuan rreth procesit të trajnimeve qe mbahen në Akademi, nderkohë që u shprehen të hapur për bashkëpunim me Akademinë në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i dhuroi drejtorit Smakiqi një çek më vlerë 1200 dollar për ta pajisur sallën e fitnesit më mjete sportive.