Akademia e Kosovës për Siguri Publike reagon ndaj lajmit të publikuar më dt.22 mars 2019 në portalin “REPORTERI” me titull, “Në Akademinë Policore: Shkuan për tu bërë policë, u kapen duke konsumuar narkotik”

23.03.2019

Vushtrri, 23 mars 2019 -Akademia e Kosovës për Siguri Publike reagon ndaj lajmit të publikuar më dt.22 mars 2019 në portalin  “REPORTERI” me titull, “Në Akademinë Policore: Shkuan për tu bërë policë, u kapen duke konsumuar narkotik”.


Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike janë duke u trajnuar 420 kadet të Policisë së Kosovës, 17 pjesëtarë të Inspektoratit Policorë, 120 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues dhe më shume se 250 student  të cilën ndjekin studimet bachelor  nga të gjitha agjencitë e sigurisë publike në vend.


Mbrëmë, më datën 22/03/2019, në orën 21:25, Portali “REPORTERI” ka publikuar një lajmë të pa vërtetë, kinse në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike “dy student serb janë kapur duke konsumuar narkotik”.


Lajmi i publikuar nuk është i vërtet. Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike të gjithë pjesëmarrësit e trajnimeve janë në mbikëqyrje 24 orë nga kujdestarët e agjencive përkatëse si dhe në përkujdesje të personelit përgjegjës të AKSP-së në përputhje me rregulloret e brendshme të AKSP-së.


Akademia dhe Agjencitë e Sigurisë Publike do të vazhdojnë trajnimet e kadetëve dhe arsimimin e studentëve dhe të gjithë vijueseve të këtyre agjencive në përputhje me akreditimet dhe standardet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të Akademisë.


Në disa raste televizionet publike të Kosovës kanë raportuar për jetën e kadetëve në Akademi, për çka Akademia i falënderon përzemërsisht dhe publiku është i njoftuar me mbarëvajtjen e trajnimeve në Akademi.

Vlerat e proklamuara në Strategjia Zhvillimore e AKSP-së janë të shenjta: Ndershmëria,  Transparenca, Përgjegjësia, Etika profesionale, Diversiteti dhe mbi këto vlera i ftojmë të gjitha portalet dhe mjetet e informimit të vërtetohen në zotimet tona.