Në Akademi filloi trajnimi bazik i kadetëve të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 21 janar 2019 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot filloi trajnimi bazikë i gjeneratës së 54, të Policisë së Kosovës.
Instruktorët e Policisë së Kosovës në Akademi ju dëshiruan mirëseardhje kadetëve të rinj dhe i inkurajuan ata që të japin maksimumin nga vetja e tyre që e gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.
Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Trajnimi i cili do të zgjatë deri në shtator 2019 do ta vijojnë 431 kadet të Policisë së Kosovës.