Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Bordit
Vushtrri, 17 dhjetor 2018- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i njëzet e gjashtë i Bordit të Akademisë dhe i fundit për këtë vit.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi njëherit edhe kryesues i bordit, Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drita Perezic nga ICITAP, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet përkatëse.
Fillimisht kryesuesi i Bordit të Akademisë Bajram Bujupi përshëndeti të pranishmit e më pas kërkoi nga ta që të miratojnë rendin e ditës për këtë takim.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para të pranishmëve paraqiti draft-planin e trajnimeve për vitin 2019, ku më pas pati diskutime dhe komente nga të pranishmit.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi kërkoi që në planin e trajnimeve për vitin 2019 të këtë më shume hapësirë për Shërbimin Korrektues në trajnimet menxhami i vijës së mesme dhe të lartë si dhe në trajnimet profesionale.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj kërkoi që trajnimet të cilat mbahen në Akademi nga Policia e Kosovës të jenë të një standardi të lartë që Policia e Kosovës të jetë në nivel të lartë profesional në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive konformë mandatit që ka.
Në fund Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi para të pranishmëve tha se vizioni i Akademisë është, që të bëhet një qendër e ekselencës në regjion dhe marrja e përgjegjësive shtesë në misionin e sajë.