Terry Hake ekspert nga fusha kundër korrupsionit mbajti ligjëratë në Akademi
Të pranishëm në ligjëratë ishin Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, studentët e Fakultetit të Sigurisë si dhe zyrtarë nga Akademia.
Në hapje të kësaj ligjërate foli Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi i cili duke përshëndetur ekspertin nga Amarika Terry Hak tha se është nderë që sot në AKSP do te kemi mundësin të dëgjojmë përvojat të ndryshme nga puna disa vjeçare që ka bërë Terry Hak, në fushën e korrupsionit.
Gjithashtu Drejtori Smakiqi falënderoi organizatorët për mundësin e mbajtjes së kësaj ligjërate në Akademi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë si dhe ICITAP.
Në fund të kësaj ligjërate u publikua edhe dokumentari me temë korrupsioni, ku të pranishmit patën rastin dhe mundësin të parashtrojnë pyetje dhe komente lidhur me temën.